Lajme
Isen Shabani në takim falënderues me aktivin politik të AKI – Dega Vrapçisht
Në një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese u zhvillua takimi falënderues i kryetarit Isen Shabani me aktivistët dhe strukturat e AKI – Dega Vrapçisht.
Ky takim u organizua si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, angazhimin dhe punën e palodhshme të aktivistëve gjatë gjithë fushatës zgjedhore, e cila u kurorëzua me fitoren e madhe të 11 janarit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e unitetit dhe bashkëpunimit, ndërsa u përcoll mesazhi se tani fillon një fazë e re – puna konkrete në shërbim të qytetarëve dhe realizimi i premtimeve të dhëna. 🤝🏻
