Connect with us

Lajme

Në VLEN po “VLON” – Resmi Ejupi me kritika të ashpra pas humbjes zgjedhore në Gostivar

Published

on

Ejupi, ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekologjisë gjatë qeverisjes së Izet Mexhitit, ka reaguar publikisht pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe pa doreza ndaj humbësve brenda kampit politik.

“Procesi zgjedhor përfundoi. Dikush humbi, dikush iu gëzua fitores. Çmenduri është që disa i gëzon humbja, sepse vazhdojnë të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë dhe humbjen e kanë kuptuar si fitore”, shkruan Ejupi.

Ai thekson se humbja ishte e thellë dhe e pakontestueshme, madje sipas tij, disa kandidatë humbën edhe në shtëpitë e veta, duke mos u votuar as nga rrethi i afërt familjar.

“Burrë është ai që humbjen e pranon si punë normale dhe ua hap rrugën atyre që nuk e mbajn peng partinë, por duan ta zhvillojnë. Për fat të keq, s’është vetëm faji i tyre, por edhe i atyre që i mbajn dhe i favorizojnë, duke ua ditur kapacitetin politik”, thekson Ejupi.

Reagimin e tij ai e mbyll me mesazhin: “Foli koha, zgjidheni rrugën!”, duke e shoqëruar postimin me një fotografi ikonike me mbishkrimin provokues: “Loser”.

Deklarata e Ejupit po shihet si shenjë e përçarjeve dhe pakënaqësive serioze brenda VLEN-it dhe partisë së Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike, ku pas humbjes zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht, tensionet duket se po dalin hapur në publik.

Siç nënkuptohet nga reagimi, Ejupi etiketon figurat kryesore në Gostivar, Bashkim Hasanin dhe Saranda Imerin, të cilët në zgjedhjet e fundit lokale nuk arritën të bindin për votë as fqinjët në lagjet e tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *