Connect with us

Lajme

Takimi i liderëve, Bilall Kasami lider i VLEN?

Published

on

Bilall Kasami pritet të përfaqësojë koalicionin VLEN në takimin e liderëve të paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, duke nxitur diskutime nëse ai po pozicionohet si lider i këtij koalicioni. Kasami e ka konfirmuar pjesëmarrjen për Alsat, ndërsa në takim do të shoqërohet nga koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku.

Nga VLEN-i, për momentin, nuk ka konfirmim nëse do të paraqiten kërkesa të veçanta apo tema konkrete që do të hapen gjatë takimit. Kryeministri Mickoski ka deklaruar më herët se takimi i liderëve është i nevojshëm për shkak të çështjeve të rëndësishme politike, përfshirë shfuqizimin e qeverisë teknike dhe miratimin e ligjeve reformuese.

Megjithatë, ftesa zyrtare e dërguar liderëve nuk përmban pika të qarta të rendit të ditës, duke u kufizuar në diskutime të përgjithshme për gjendjen politike dhe ekonomike në vend, si dhe tema të tjera aktuale.

Takimi është refuzuar nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka deklaruar se nuk pranon të marrë pjesë në një tryezë të tillë dhe kundërshton shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike. Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet takimit të liderëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *