Connect with us

Lajme

MPB me detaje të reja për tragjedinë me dy viktima: Viktimat janë nga Vidusha e Gostivarit

Published

on

Mbreme në ora 15:50, në SPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, në të cilin një automjet pasagjerësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë, rajoni i Gostivarit, njofton TS.

Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti pasagjerësh do të mbahet në Stacionin Policor Gostivar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, ndërsa trupat e të ndjerëve do të dërgohen për obduksion.

Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./TS

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *