Lajme
Limani prezanton pesë masa sociale, 100 euro për çdo fëmijë të porsalindur në Gostivar
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa të reja konkrete sociale, të cilat do të zbatohen menjëherë pas marrjes së mandatit.
Limani rikujtoi një vendim të rëndësishëm që u zbatua me sukses vitin e kaluar – ndarjen e 100 eurove për çdo familje me fëmijë të porsalindur.
Sipas Limanit, kjo masë dëshmoi se kur ka vullnet politik, ka edhe zbatim konkret në terren. Ai theksoi se mbështetja për familjet e reja do të vazhdojë edhe sivjet, duke e konsideruar atë si një politikë humane dhe të drejtë.
“Familja është themeli i shoqërisë dhe mbështetja për lindjet e reja determinon të ardhmen e Gostivarit,” u shpreh Limani.

