Connect with us

Lajme

VLEN drejt partisë: Proces politik apo rikonfigurim i planifikuar?

Published

on

Nga Zudi Xhelili

Në shndërrimin e VLEN-it në parti politike ka prapavijë, interesa personale dhe grupore?

Ky fenomen po shoqërohet me dilema dhe interpretime të ndryshme mbi motivet dhe pasojat e këtij procesi. Në këtë kontekst, është e arsyeshme të shtrohet pyetja nëse kemi të bëjmë me një proces të natyrshëm politik apo me një rikonfigurim të planifikuar mbi baza të interesave personale dhe grupore.

Bashkimi, zgjerimi apo përqendrimi i subjekteve më të vogla politike në një strukturë më të madhe rrallëherë ndodh në mënyrë spontane. Në praktikën politike, procese të tilla zakonisht janë rezultat i kalkulimeve afatshkurtra dhe afatgjata, ku balanca e pushtetit dhe pozicionimi i aktorëve luajnë rol vendimtar.

Nga zhvillimet e deritanishme, vërehen disa sinjale politike që meritojnë vëmendje: pozicionimi i përfaqësuesve të caktuar brenda koalicionit, qëndrimet e individëve të cilët kanë ndryshuar kamp politik duke ruajtur pozita ekzekutive, si dhe aktivizimi i figurave politike nga parti me ndikim të zvogëluar. Të gjitha këto elemente krijojnë perceptimin e një orientimi të përbashkët drejt një qendre të caktuar politike brenda VLEN-it.

Po ashtu, marrëdhëniet ndërpersonale dhe institucionale mes aktorëve të ndryshëm politikë, interpretohen nga opinioni si pjesë e një mozaiku më të gjerë politik. Në këtë prizëm, shfaqen supozime se procesi i bashkimit mund të prodhojë një strukturë të re politike apo një lidership të Imponuar.

Rasti i largimit të Arben Taravarit shihet nga një pjesë e publikut si reagim preventiv ndaj këtij zhvillimi, ndërsa aktualisht vërehen shqetësime të ngjashme edhe në radhët e Lëvizjes Besa dhe kryetarit të saj, Bilall Kasami.

Vendimmarrja aktualisht mbetet në duart e strukturave drejtuese të VLEN-it, ndërkohë që qëndrimi i anëtarësisë pritet të artikulohet në fazat e ardhshme.
Bashkimi politik është një proces legjitim dhe potencialisht i dobishëm, por vlera e tij matet nga transparenca, jo nga prapaskena të caktuara!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *