Lajme
Isen Shabani: Punimet për ujësjellësin e ri në Vrapçisht po zhvillohen me ritëm të lartë
Ish kryetari dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka reaguar lidhur me ecurinë e punimeve për ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në fshatin Vrapçisht.
“Punimet për ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në fshatin Vrapçisht po zhvillohen me ritëm të lartë. Projekti përfshin burim të ri, rrjet modern dhe ndërtimin e rezervuarit me kapacitet 500 m³, i cili aktualisht është në proces realizimi.
Ky investim i rëndësishëm do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësi më të lartë të ujit për banorët, si zgjidhje afatgjatë për nevojat e fshatit”, përfundon Shabani.
