Connect with us

Politika

Arben Taravari: E kuptoj z.Ahmetin nuk është mësuar të jetë në opozitë, por do të mësohet

Published

on

Arben Taravari tha se Ali Ahmeti nuk është mësuar në opozitë por do të mësohet pasi siç thotë, është burrë i mençur dhe i urtë por i duhet pak kohë dhe shtoi se brenda katër viteve në BDI do të ketë reforma dhe do të bëhet një parti opozitare ashtu siç i ngjanë, përcjell TV21.

“Unë e kuptoj zotëri Ahmetin, nuk është mësuar të jetë në opozitë por dal ngadalë do të mësohet se unë mendoj se është burrë i mençur, burrë i urtë kështu që i duhet pak kohë. Në psikologji ekziston periudhë emocionesh dhe afekti, besoj se do të stabilizohet dhe do ta merr ashtu si duhet punën e opozitës. Për çdo parti është e mirë që të jetë një periudhë në opozitë, është e shëndetshme. Besoj se këto katër vite, në BDI do të ndodhin reforma të mirëfillta dhe një gjeneratë e re e politikanëve të BDI-së do ta bëjnë një BDI tamam opozitare dhe ashtu si i ngjanë”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Fetai: Super lajm për Kumanovën – 118 milionë denarë për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri

Published

on

By

Zv.kryeministri, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.

Super lajm për Kuman vën – 118 milionë denarë për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri
Jam krenar të njoftoj se për Kumanovën, e lënë në harresë për dy dekada, më në fund po realizohen projekte që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve.
Sot, Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.
Ky është vetëm një nga projektet e shumta në programin tonë vjetor, ndër të cilat janë edhe:
Ndërtimi i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë, Tetovë.
Ndërtimi i një objekti të ri shkollor në fshatin Banjicë, Çashkë.
Rikonstruksioni i shkollës fillore “Mirko Mileski”, Kërçovë.
Rikonstruksioni i shkollës “Lirija”, fshati Zhitozhë, Dollnen.
Rikonstruksioni i shkollës “Nuri Mazari”, fshati Dellogozhdë, Strugë.
Rikonstruksioni i shkollës fillore “Fan Noli”, fshati Trebosh, Zhelinë.
Pas vendimit historik për investimin prej 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar Nënë Tereza, Qeveria e ndryshimit po tregon çdo ditë se është e përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme në arsim dhe në çdo sektor tjetër, me qeverisje të ndershme, transparente dhe të orientuar drejt mirëqenies së qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Uzairi nga Kërçova: ASH në Kërçovë unike dhe e gatshme për sfidat e radhës

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, Gadaf Uzairi gjatë ditës së sotme ka vizituar Kërçovën ku ka takuar strukturat e kësaj partie. Uzairi në postimin e tij shkruan se ASH në Kërçovë është si gjithmonë unike dhe e gatshme për sfidat e radhës, shkruan Top24

Nrdyshe dy ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një lajm ku një anëtarë i degës së ASH-së, krahu i Taravarit ishte tërhequr nga strukturat e kësaj partie.

Continue Reading

Lajme ditore

Taravari: Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim! Ka ndryshuar shumë që kur ka shkuar me BDI-në

Published

on

By

Vazhdojnë “përplasjet” nga distanca mes dy ish bashkëpartiakëve, Ilire Dautit dhe Arben Taravarit. Ky i fundit ka komentuar shkrimin e fundit të Dautit, duke e cilësuar të njëjtin si “tallje me mbiemrin e tij”.

“Sot Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim…Ka ndryshuar shumë që kur ka shkuar me BDI-në.Kurse unë vazhdoj mbetem gjithnjë ai i pari, Krenarisht i njëjti Arben Taravari!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme