Connect with us

Lajme

Diellza Uzeiri nga Tetova zë vendin e parë në garat ndërkombëtare të piajnistëve të rinj

Published

on

Në garat ndërkombëtare të pijanisteve të rinj që janë mbajtur në qytetin e Vranjes në Serbi, Deillza Uzeiri nga Tetova ka zënë vendin e parë.

Garat janë zhvilluar në një konkurrencë të fortë me shumë garues nga disa shtete në shkollën e muzikës “Stevan Mokranjac”, ku Uzeiri është vlerësuar me 98 pikë me çka edhe është renditur e para në këto gara.

Ndryshe, Deillza ndejk mësimiet për muzikë, gjegjësisht piano në shkollën e muzikës “Todor Skallovski” në qytetin e Tetovës në klasën e Anastasia Vollçevska Obadikj.

Continue Reading

Lajme

BDI: Azir Aliu duhet të japë dorëheqje menjëherë për mashtrimet në Spitalin Klinik të Tetovës

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik të kryer nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili ka manipuluar me vendimet për punësime në Spitalin Klinik të Tetovës, duke mashtruar 155 punonjës dhe gjithë opinionin publik.

Dje kemi dëshmuar një absurditet skandaloz: Azir Aliu e demanton Azir Aliun! Fillimisht njoftoi për punësime, pastaj i mohoi ato, duke dëshmuar se i gjithë procesi ishte një gënjeshtër politike për të fituar pikë elektorale mbi kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve të shëndetësisë.
Nuk mund të relativizojmë gënjeshtrën dhe mashtrimin. Duhet ta hedhim poshtë këtë teori të rrezikshme të manipulimit politik, ku një ministër hapur deklaron se çështja është kryer, madje akuzon të tjerët në atë kohë për gënjeshtarë, për të thënë sot se asgjë nuk është kryer, por “pas prolongimit do të kryhet”. Kjo nuk është politikë e përgjegjshme, kjo është tallje me qytetarët.
Ky duhej të ishte një akt i paprecedent, por fatkeqësisht po bëhet i përditshëm për funkionarët shqiptarë të cilët pa legjitimitet po rrijnë në qeveri, gjë që tregon për mungesë përgjegjësie, mungesë transparence dhe përbuzje ndaj qytetarëve dhe gjithë Maqedonisë së Veriut. Ministri Aliu ka humbur çdo kredibilitet dhe nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Azir Aliut!
Shëndetësia nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që mashtrojnë hapur dhe luajnë me fatin e qytetarëve dhe të punonjësve shëndetësorë.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhitin po a braktisin bashkëpunëtorët më të afërt dhe themeluesit e saj, çfarë po ndodhë me LD-në?

Published

on

By

Lëvizja Demokratike e udhëhequr nga Izet Mexhiti po përballet me një valë të re pakënaqësish dhe largimesh në radhët e saj, vetëm pak ditë pas përvjetorit të dytë të themelimit, shkruan Flaka

Edhe një nga figurat themeluese të partisë, Naim Salihu – anëtar i Këshillit Themelues dhe i Kryesisë Qendrore – njoftoi publikisht dorëheqjen nga Lëvizja Demokratike dhe rikthimin në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Në një deklaratë të ashpër, Salihu akuzoi drejtimin aktual se, pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE, nuk ka sjellë avancim të pozitës së shqiptarëve, por “degradim të plotë” dhe “fshirje të arritjeve të 20 viteve”.

“Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj faqeje të errët të historisë. Kthehemi aty ku duhet të jemi, në radhët e BDI-së, për të ndalur përdhosjen e arritjeve tona,” deklaroi Salihu, duke shtuar se vendimi i tij është “i menduar thellë dhe i ndershëm ndaj vetes dhe kombit”.

Largimi i tij vjen në një atmosferë të tensionuar brenda LD-së, ku zërat kritikë po shtohen edhe nga figura të tjera të njohura. Bashkim Saiti, anëtar nga Kumanova, shprehu hapur pakënaqësinë për mungesën e strukturave funksionale, pavarësisht dy viteve nga themelimi:

“Dy vjet nuk janë pak – e hala pa struktura, pa organe që punojnë, pa drejtim të kjartë ku po shkojmë. Rinia ka prit me durim, por pritja e gjatë kthehet në zhgënjim. O veprojmë sot burrnisht, o e mbyllim me faqe të bardhë,” tha Saiti.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Muhamet Ameti, një tjetër themelues i Lëvizjes, i cili përvjetorin e dytë e quajti “përvjetorin e fundit pa organe, pa llogaridhënie dhe vetëm me fjalë por pa vepra”. Mesazhin e tij e mbështeti publikisht edhe Fejzulla Kovaçi, kushëri i vetë liderit Mexhiti, i cili shkroi: “Shumë e vërtetë, po kur mundin që e dham mos ju qoftë hallall.”

Këto reagime, që vijnë jo vetëm nga baza por edhe nga rreth i afërt i drejtimit të partisë, po e thellojnë perceptimin e një krize të brendshme serioze në Lëvizjen Demokratike, me pasoja të mundshme në skenën politike shqiptare në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme edhe pas 13 vitesh

Published

on

By

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një mesazh përkujtimor ka shprehur respektet e përjetshme për figurën e gjigandit të politikës shqiptare, duke theksuar se ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur mendimesh dhe mësimesh për brezat e ardhshëm.

“Arben Xhaferi ishte një vizionar dhe mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve. Nga ai kemi shumë për të mësuar e kuptuar,” – ka theksuar Taravari.

Arben Xhaferi, një nga figurat më të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, mbetet simbol i përkushtimit, vizionit dhe guximit politik.

Continue Reading

TOP Lajme