Connect with us

Politika

Taravari: JA VLEN sepse meritokracija do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN përmes një postimi në facebook ka nënvizuar se Qeveria e ardhshme do të bazohet në drejtësi dhe meritokraci.

“JA VLEN sepse Meritokracija do të jetë njëra nga Kriteret bazë pas Fitores!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Lajme

Petar Bogojeski e quan Bujar Osmanin shovinist dhe e akuzon për destabilizim të NATO-s

Published

on

By

Kryetari i partisë Koncepti Maqedonas dhe drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet (ERASMUS), Petar Bogojeski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një video të ish ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke e quajtur atë pjesë të një “bande kriminale” që, sipas tij, mbulon krimin me shovinizëm etnik shqiptar.

Postimi i plotë i Bogojeskit:

“BANDA KRIMINALE, e cila e mbulon krimin e vet me shovinizëm etnik shqiptar, nuk ndalet me propagandën e zezë kundër proceseve të demokratizimit, modernizimit dhe evropianizimit të Maqedonisë, të promovuara nga Koncepti Maqedonas!

Dy nënkryetarë të BDI-së po punojnë me ngulm për destabilizimin e NATO-s, bëjnë thirrje për një ‘pjesë të dytë të vitit 2001’, për vrasje të civilëve dhe fëmijëve… dhe po i shërbejnë interesave ruse në Ballkan!

Diplomacia evropiane dhe ajo e NATO-s do të sensibilizohen për këtë çështje të rëndësishme, e cila përbën një pengesë për zgjerimin e BE-së në Ballkan!

Shovinizmat etnike janë pengesa kryesore, stacioni ku vazhdimisht ndalemi për shkak të këmbënguljes së shovinistëve të kriminalizuar dhe antievropianë si Bujar Osmani!

Më mirë le të përgjigjet se ku është shoku i tij, Artan Grubi, sesa të merret me mua dhe luftën tonë legjitime për Kauzën!”, ka përfunduar postimin e tij Bogojeski.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti: Dy drejtorë maqedonas dhe politikë e përbuzjes së gjuhës shqipe

Published

on

By

Në vitin 2024, gjatë kontrollit të fundit, gjendja ndryshoi rrënjësisht. Në krye të Fondit janë emëruar dy drejtorë maqedonas, dhe për ironi, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të raportuar para Inspektoratit për progresin në zbatimin e gjuhës shqipe. Heshtja e tyre është alarmuese. Kështu Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti i është përgjigjur akuzave të VLEN-it, se gjatë kohës sa ishte drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, nuk e ka respektuar përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe.

Reagimi i plotë i Faton Ahmetit:

Shpifja e radhës nga VRED-i, por faktet nuk zhduken me propagandë!

Fondi për Sigurim Shëndetësor, gjatë kohës sa kam udhëhequr, ka qenë një nga institucionet më shembullore për zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Këtë nuk e themi vetëm ne – këtë e ka konstatuar edhe vetë Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë kontrollit të vitit 2022, ku u evidentuan përparime të dukshme dhe u dhanë rekomandime për avancimin e mëtejshëm të implementimit.

Por çfarë ndodhi pas ardhjes në pushtet të VRED-it?
Në vitin 2024, gjatë kontrollit të fundit, gjendja ndryshoi rrënjësisht. Në krye të Fondit janë emëruar dy drejtorë maqedonas, dhe për ironi, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të raportuar para Inspektoratit për progresin në zbatimin e gjuhës shqipe. Heshtja e tyre është alarmuese. Mosveprimi i tyre është fyes. Dhe fakti që nuk japin llogari, është dëshmi e një degradimi të qëllimshëm.

Kjo nuk është neglizhencë – është politikë!

Politikë e përbuzjes së gjuhës shqipe. Politikë e përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet. Politikë e fasadës dhe e mashtrimit.

Për VRED-in, përdorimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk janë vlera, por vetëm fjalë boshe për fushata. Por për ne, gjuha shqipe është shtetformuese dhe zbatimi i saj është e drejtë dhe obligim ligjor, jo opsion!

Continue Reading

Lajme

ASH: Draft-ligji i kontestuar, VLEN manipulon, heshtja e zëvendëskryeministrave shqiptarë ngre dyshime

Published

on

By

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët:

Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent dhe pa përfshirje të gjerë institucionale apo shoqërore, Aleanca për Shqiptarët ngre shqetësime serioze për mënyrën dhe përmbajtjen me të cilën po procedohet ky ligj i rëndësishëm.

Në këtë kontekst, ngremë publikisht disa pyetje themelore për dy zëvendëskryeministrat shqiptarë, z. Izet Mexhiti dhe z. Arben Fetai, të cilët janë përfshirë në strukturat qeveritare që po e procedojnë këtë draft: A jeni konsultuar realisht për përmbajtjen e këtij ligji? A e keni parë ndonjëherë versionin që po procedohet në emër të qeverisë ku bëni pjesë? Dhe më e rëndësishmja: A jeni të vetëdijshëm se ky dokument, në formën e publikuar në media, rrezikon të shkojë në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë në shtet?

Sipas përmbajtjes së publikuar nga televizioni Alsat-M, ky draft përmban së paku dy mangësi thelbësore, të cilat e deformojnë vetë qëllimin e ligjit: Deklarimi vullnetar i përkatësisë etnike, një formulim që hap rrugë për keqpërdorime dhe manipulime të rënda të sistemit të përfaqësimit. Ky mekanizëm, siç dëshmojnë praktikat e mëparshme, është përdorur për të cenuar përfaqësimin real të komuniteteve.

Po ashtu, zhvlerësimi institucional përmes vonesës në miratimin e akteve nënligjore, të parashikuara të miratohen brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit. Një zbrazëti e tillë juridike dhe funksionale lë institucionet pa udhëzime për zbatim, pikërisht në një periudhë kur punësimet selektive dhe kontratat afatshkurtra po përdoren për përfitime politike dhe diskriminim etnik.

Në kushtet aktuale, kur administrata publike po keqpërdoret për interesa afatshkurtra politike dhe elektorale, çdo zbrazëti ligjore është e papranueshme dhe thellon pabarazitë ekzistuese, duke minuar kohezionin ndëretnik dhe besimin qytetar në institucionet shtetërore.

Aleanca për Shqiptarët kërkon rishqyrtim të menjëhershëm të draft-ligjit në tërësi, përfshirje të ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komuniteteve në procesin e riformulimit, si dhe dërgimin e draftit në Komisionin e Venecias vetëm pas dakordësisë së brendshme politike dhe institucionale.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje publike përfaqësuesve të VLEN-it që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëdije politike, duke mos pranuar pa rezerva çdo dokument të diktuar nga partnerët qeverisës – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe figurat me linjë retrograde si Stojance Angelov, Maksim Dimitrievski dhe Ivan Stoilkovic.

Rikujtojmë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj dhe as koncesion politik – ai është një detyrim kushtetues, një themel i bashkëjetesës demokratike dhe funksionimit të barabartë institucional. Ky parim nuk mund të realizohet përmes marrëveshjeve të mbyllura dhe interesave të ngushta, por përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës dhe të ndërtuar mbi vlera të qarta demokratike dhe ligjore, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme