Connect with us

Politika

VLEN numëron dështimet e BDI-së: Jo BDI-së, Po Evropës!

Published

on

Aktivistë të koalicionit opozitar shqiptar VLEN kanë numëruar dështimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për gjithë periudhën e qeverisjes së tyre. Me pyetje të shumta, opozita ka pyetur BDI-në se a ka qenë gjithnjë në koordinim me Rusinë për të bëmat ndaj shqiptarëve:

A i thatë Po Rusisë me rastin Monstra? A i thatë Po Rusisë me rastin Alfa? A i thatë Po Rusisë me rastin e Kumanovës? A i thatë po Rusisë me “veren do smert”? A i thatë Po Rusisë me Soravia, Eurovia, Llotaria? A i thatë Po Rusisë me “Shkupi 2014” me Car Dushanin në mes të Shkupit? A i thatë po Rusisë me Enciklopedinë anti – shqiptare? A i thate po Rusisë ju të BDI-së me rritjet e rrogave për vete në 78% ndërsa dikush i papunë? A i thatë po Rusisë kur harruat nxënësit shqiptar në Veles dhe Çashkë të mos mësojnë Maqedonisht? A i thate po Rusisë dhe latë të digjet spitali modular në Tetovë dhe askush mos të merr përgjegjësi? A i thatë po Rusisë me korrupsion që ka marrë jetën e 44 personave në rastin Besa Trans? Ai thatë po Rusisë kur nipi i Ali Ahmetit, 31 miljon euro blejti Soravian ndërsa 200 mijë të rinjë shqiptar i larguat në Gjermani? A i thatë po Rusisë BDI 20 vite në qeveri ndërsa gjuha shqipe është ende 20%?

Continue Reading

Lajme

Ermal Panduri reagon pasi mëson se Arben Fetai gënjeu te ai në emision: Duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve

Published

on

By

Moderatori Ermal Panduri ka reaguar pasi ka mësuar se dje në Kuvend është diskutuar për deklaratën e Arben Fetait të dhënë në emision te ai, njofton Top24.mk

Panduri tha se pas përgjigjes së kryeministrit Hristijan Mickoski, Fetai nuk duhet t’i kërkojë falje atij, por shqiptarëve të Maqedonisë.

“A ma përmendët emrin edhe në Kuvend të Maqedonisë së Veriut? Epo mirë..

Snopçe: Arben Fetai s’ka nevojë t’i kërkojë falje Ermal Pandurit, ai duhet t’u kërkojë falje Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Bashkë me të do duhej t’vinte një kërkim falje për shqiptarët edhe nga Mickovski, por nga ai nuk pritet..
Vetëm se kërkim falja nuk do duhej të përfshinte vetëm këtë për çka ju po flisni në kuvend, ajo do t’duhej të zgjerohej në çdo dimension, e çdo fushë, ku këta ndikuan që shqiptarët të jenë më pak.. e të kenë më pak..
Sepse këta bashkërisht arritën të dobësojnë pozitën e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atdheun e tyre..
Ne në Kosovë, vazhdojmë të ngrisim zërin për çdo shqiptar, kudo qoftë vendlindja e tij..”, tha Panduri teksa shpërndau edhe videon e prononcimit të deputetit të ASh-së, Halil Snopçe.

Continue Reading

Lajme

ASH e Taravarit: VLEN, a pajtoheni me fjalorin e z. Mickoski?

Published

on

By

Kryeministri aktual, Hristijan Mickoski, nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka përdorur një fjalor skandaloz dhe të papranueshëm për një përfaqësues shtetëror, duke etiketuar garën politike në qytetet me shumicë shqiptare si një përpjekje për të mos lejuar “kaurët” të fitojnë në Tetovë, Gostivar dhe qytete të tjera.

Kjo gjuhë nuk është thjesht ofenduese – është thellësisht përçarëse dhe përbën një rrezik serioz për bashkëjetesën ndëretnike dhe stabilitetin demokratik të vendit. Përdorimi i termave me ngarkesë fetare dhe diskriminuese nga një kryeministër nuk mund të trajtohet si lapsus. Është pasqyrë e qartë e një mentaliteti që ndan qytetarët sipas përkatësisë etnike apo fetare, jo si të barabartë para ligjit dhe Kushtetutës.

E pyesim publikisht z. Mickoski:
Çfarë nënkuptoni me termin “kaur”? Kujt i referoheni? Dhe a përfshini në këtë përkufizim edhe kuadrot shqiptarë që janë pjesë e listave zgjedhore të përkrahura nga VMRO-DPMNE në komunat me shumicë shqiptare?

Tetova, Gostivari dhe qytetet tjera me shumicë shqiptare janë hapësira ku gara zhvillohet mes partive shqiptare, të cilat përfaqësojnë atë elektorat. Retorika përjashtuese, me nuanca fyese dhe nxitëse, nuk i shërben as demokracisë dhe as bashkëjetesës – por vetëm thellimit të ndarjeve dhe prodhimit të krizave të reja.

Një kryeministër që nuk respekton dinjitetin dhe të drejtën e barabartë të qytetarëve të vet, nuk është i denjë të udhëheqë një shtet demokratik. Nëse z. Mickoski nuk është në gjendje të përballet me vlerat e barazisë, atëherë do të mposhtet nga pasojat e padrejtësisë që vetë prodhon. Dhe kjo do të jetë fatale për të ardhmen e shtetit.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër këtë gjuhë dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse dhe nga faktori ndërkombëtar. Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi.

Pyesim eksponentët e grupimit politik VLEN nëse pajtoheni me gjuhën e përdorur nga kryeministri Mickoski, dhe a ndjehen edhe ata, ashtu siç potencoi ai.

Nëse nuk reagoni ndaj kësaj deklarate, atëherë lind pyetja e pashmangshme: A është heshtja juaj shenjë dakordësie? Dhe nëse po, cilat janë vlerat që pretendoni se përfaqësoni?

Në momente të tilla, qëndrimi nuk është opsion – është detyrim politik dhe moral.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Taravari: Po i vjen fundi dinastisë Mexhiti në Çair

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka deklaruar se periudha e gjatë e sundimit politik të Izet Mexhitit në Komunën e Çairit është drejt përfundimit. Ai këto komente i bëri të sonte në “Plus Vesti” në Kanal 5, ku foli për përgatitjet e partisë së tij për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

“Pas ndodhive të fundit në komunën e Çairit, mendoj se ajo dinasti e Izet Mexhitit, që është më shumë se pesë mandate aty apo rreth 20 vite, do të ndërrohet si strukturë. Megjithatë, e përsëris se është qytetari ai i cili në fund të ditës vendos,” tha Taravari.

Ai theksoi se në zgjedhjet lokale të tetorit, Aleanca Kombëtare për Integrim — siç pritet të quhet koalicioni mes ASH-së me Forntin Evropian për zgjedhjet lokale — pritet të fitojë bindshëm përballë koalicionit VLEN.

“Sipas analizave tona, në shumë komuna do të ketë raport fitoreje më shumë se 2 me 1 në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim ndaj VLEN-it,” u shpreh Taravari.

Kryetari i ASH-së gjithashtu e cilësoi koalicionin opozitar VLEN si të paqëndrueshëm, duke vënë në pikëpyetje kohezionin dhe kapacitetin e tij për të ofruar alternativë serioze.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti, ndërsa gara në komunën e Çairit konsiderohet një nga më të rëndësishmet për votën shqiptare në vend.

Ndryshe, në Çair tashmë është zyrtare se Aleanca Kombëtare për Integrim do garojë me ish ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmani, kurse VLEN pritet të garojë me njërin nga liderët e saj dhe zv.kryeministrin Izet Mexhiti.

Continue Reading

TOP Lajme