Connect with us

Politika

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Published

on

Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje që njëherit është ministre e drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu nga Berlini theksoi se shprehin përkrahje të fuqishme për Arben Taravarin dhe VLEN-in për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare.

Sipas saj, pavarësisht që fizikisht kryeministri Kurti nuk ka mundur të jetë prezentë në Berlin, ju e dini, tha ajo, që “Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e pa rezervë edhe të kryeministrit Kurti por edhe të gjithë Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Për të ardhur deri tek fitorja na kanë mbetur edhe pak ditë. Që ta kemi fitoren në Maqedoninë e Veriut, ta kemi president Arben Taravarin, e poashtu një qeverisje që i shërben qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Albulena Haxhiu.

Ajo shtoi se është e bindur se si në Kosovë ku VV dëshmoi se ka pushtet i cili nuk i vjedh dhe dëmton qytetarët, ashtu edhe koalicioni VLEN do të jetë partnerë të tyre dhe se jo vetëm që do t’ju shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, por edhe Mërgatës.

Haxhiu tha se ata si Vetëvendosje kanë nevojë për një front të përbashkët.

“Prandaj unë ju lus që të shkoni fizikisht që të votoni pro ama po ashtu ju lus që të mos shkoni vet t’i merrni vajzat, grat t’i merrni nënat sepse koalicioni VLEN ka nevojë për ju me qëllim që ju ta mëbshtesni tash e pastaj ata t’ju shërbejnë në vazhdimësi për shumë vite”, deklaroi Albulena Haxhiu nga VV.(INA)

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu godet Latasin: Na e vodhi rininë me propagandë e urrejtjeje – sot i parëndësishëm

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar në rrjete sociale ndaj Dragan Pavloviq – Latas, një prej figurave më të kontestuara të gazetarisë maqedonase, përcjell Flaka

“Prej ofendimeve ndaj komunitetit turk, sharjeve ndaj kolegëve të vet dhe televizionit ku dikur punonte, deri te akuzat për evazion fiskal, nxitje urrejtjeje ndëretnike dhe propagandë kundër Perëndimit – ky është Latas, njeriu për të cilin sot fëmijët duhet të mësojnë vetëm në librat e historisë”, shkruan Saliu.

Ai zbulon se pikërisht veprimtaria e Latasit e kishte shtyrë të ndjekë studimet për gazetari: “Që në moshë të re e kuptova fuqinë shkatërruese të gazetarisë së keqe. Për shkak të lajmeve të tij që nxisnin urrejtje etnike, unë dhe shokët e mi kaluam rininë duke parë pas shpine, nëpër autobusë dhe rrugë.”

Sipas Saliut, pas publikimit të përgjimeve famëkeqe, ku Latas përmendej për manipulime mediatike dhe propagandë të turpshme, rinia humbi besimin në profesionin e gazetarit, ndërsa qytetarët i fusin gazetarët në të njëjtën thes me politikanët.

“Latas sot është i parëndësishëm. Edhe nëse lexon motin dhe thotë se do të ketë diell, 99% e njerëzve do të hapin perdet për ta verifikuar”, ironizon gazetari.

Në fund, Saliu nënvizon se edhe vetë pushtetarët e sotëm e dinë mirë se si ky person u kthye kundër bashkëpartiakëve të tyre në momentet më të vështira. “Kur nuk je më i nevojshëm – as si vrapues për kafe – e di që fundi ka ardhur, ‘shef’,” përfundon reagimin e tij.

Sot, në media u raportua për kërcënime ndaj gazetarit Dragan Pavlloviq – Latas, të bëra nga kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në rrjetin social “Facebook”. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme ditore

Ekskluzive: Daut Memishi, kandidat i VLEN për Tearcën – Alternativa mbetet pa komuna?

Published

on

By

Pas gati tre muaj negociata intensive mes partive përbërëse të koalicionit VLEN, duket se fati i Komunës së Tearcës tashmë është vulosur. Sipas burimeve tona nga brenda koalicionit, është vendosur që kandidati për këtë komunë të jetë Daut Memishi nga Lëvizja Besa – duke lënë jashtë garës Amir Elezin e Alternativës.

Kjo zgjedhje, që vjen pas një gare të brendshme të tensionuar, shihet si një fitore e pastër e Besës ndaj Alternativës, e cila duket se po e humb ndikimin në ndarjen e komunave brenda VLEN. Nga ajo që mësohet në terren, Alternativa rrezikon seriozisht të mos ketë asnjë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale dhe të kufizohet vetëm në përfaqësim simbolik përmes ndonjë këshilltari.

Fragmentarizimi brenda VLEN tashmë është i prekshëm, veçanërisht me rastin e Sarajit, që po shihet si “molla e sherreve” brenda koalicionit. Asnjëra parti nuk po tërhiqet nga pretendimi për këtë komunë, duke rritur rrezikun për përçarje të thellë.

Sipas të njëjtave burime, Lëvizja Besa po shqyrton seriozisht opsionin që të garojë e vetme në disa komuna strategjike si Tetova, Tearca, Saraji dhe Bogovina, pa u varur nga mbështetja e partive të tjera të VLEN-it.

Megjithëse këto informacione mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht, ato pasqyrojnë një dinamikë të brendshme gjithnjë e më të tensionuar në radhët e VLEN – ku lojërat e brendshme për pushtet lokal rrezikojnë të minojnë unitetin e premtuar para qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me flamur kombëtar

Published

on

By

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut: të ashtuquajturit “kandidatë të pavarur” për kryetarë komunash, të cilët, në vend të pavarësisë së premtuar, kanë lidhje të dukshme me VMRO-DPMNE-në.

Sipas analizës së gazetarit Lirim Dullovi, burime nga terreni dhe vëzhgime të fushatave në nisje tregojnë se këta kandidatë po promovohen si zgjidhje “jashtë partive”, ndërkohë që linjat e mbështetjes dhe koordinimit shpien drejtpërdrejt te strukturat e VMRO-së, për të përfunduar më pas te elektorati shqiptar, me identitet të kamufluar përmes simbolikës kombëtare.

Kandidatë që vetëquhen “të pavarur” po marrin mbështetje logjistike, mediatike dhe taktike nga rrjete të afërta me VMRO-DPMNE, thekson Dullovi në analizën e tij.

❗ Çfarë po ndodh?
Struktura të afërta me VMRO-DPMNE synojnë të zgjerojnë ndikimin në komunat shqiptare përmes kandidaturave që nuk mbajnë logon partiake, për të shmangur refuzimin tradicional të votuesve shqiptarë ndaj partive nacionaliste maqedonase.

Simbolet kombëtare shqiptare përdoren si element identitar për të fituar besimin lokal, ndërsa agjenda politike vjen nga qendra e njohur e VMRO-së, “Bela Palata”.

🎯 Pse ka rëndësi?
Ky model, sipas Dullovit, përfaqëson një formë të re të ndikimit politik, e cila mund të dobësojë përfaqësimin politik shqiptar në nivel lokal, duke e kanalizuar votën drejt strukturave që në të kaluarën janë pozicionuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

TOP Lajme