Connect with us

Lajme

Gashi: Fitorja kur nuk ka qenë më reale se sot

Published

on

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Zhelina tha se mungesa e mirëqenies ekonomike është shkak për migrimin masiv që nuk e la pa prekur edhe komunën e Zhelinës.

Gashi tha se mungesa e zhvillimit ekonomik nuk është spontane, as e vetvetishme, por është e nxitur, dhe e sponsorizuar nga dikush.

“Ne jemi të varfër sepse disa politikanë kanë dashur të jenë të pasur. Ne nuk kemi punë sepse politikanët kanë dashur që nipat e tyre të jenë milioner. Tek ne ikin njerëzit në gurbet duke i lënë familjet e pikëlluara sepse disa politikanë kanë dashur të jenë pronarë të qendrave tregtare të kazinove edhe bastoreve. Prandaj duke e ditur se fajtori i varfërisë sonë ka emër, këto zgjedhje janë mundësi që ai emër të ndëshkohet, ndërsa kjo bëhet më së miri duke e rrethuar numrin gjashtë të këto zgjedhje”, tha Gashi, duke shtuar se patriotizmi në këto zgjedhje është oferta ekonomike.

Gashi mes tjerash tha se ne gjendemi para një udhëkryqi që do ta përcaktojë të ardhmen tonë.
“Në këto zgjedhje si kur më parë dhe si kur më shumë ja VLEN të votohet sepse ka ofertë dhe sepse kur më parë fitorja nuk ka qenë më reale se sot”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Skandal në “državën Severna”!!!

Published

on

By

Shkruan Medai Shaholli

Më në fund i doli era lakrorit të qelbur që përgatiti VREDI me baba Binin në “državën Severna” për ndryshimin që do të vinte me bashkë ta. Dhe në vërtetë ndryshimi erdhi por me ndikimin dhe me kapjen e “državës” nga bota serbe!

Çfarë duhet të ndodh akoma edhe më rëndë e më zi që “maqedonsat” tanë të kuptojnë se vredistët tradhtuan interesat kombëtare dhe heshtën për kapjen e shtetit nga politika serbomadhe me hyrjen pakushte në qeverinë e koalicionit, por gjithsesi edhe me aminin e baba Binit, i cili u bë kumbar i krushqisë mes komitëve dhe langaraqëve të VREDI-t?

Ja pra, këto janë pasojat e një krushqie të nxituar dhe pakushte që kumbari i saj baba Bini, ngjizi mes komitëve dhe lepurushëve të VREDI-t në koalicionin e ri qeveritar e antishqiptar me VMRO-VREDI-ZNAM!

Continue Reading

Lajme

BDI: VLEN vegël e VMRO për të sulmuar regjistrimin dhe gjuhën shqipe

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, një strategjie të re të orkestruar nga partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe ZNAM, përmes bashkëpunimit me partitë e vogla shqiptare të mbetura nga koalicioni VLEN, me qëllim që të zhbëhet barazia ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Në një komunikatë për media, BDI shpreh “shqetësim të thellë” për atë që e quan një “fushatë të rrezikshme dhe të paprecedentë” kundër procesit të regjistrimit të popullsisë – një element kyç për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.

“Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë,” thuhet në reagimin e BDI-së, duke kujtuar rastet e mëparshme kur, sipas partisë, sulmet ndaj institucioneve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit kanë ndjekur një logjikë të përsëritur: fillimisht relativizim nga partitë shqiptare të vogla, më pas anulim nga partitë maqedonase.

BDI përmend shembuj konkretë si Balancuesin administrativ, përdorimin e gjuhës shqipe dhe tashmë regjistrimin e popullsisë – të gjitha, sipas tyre, nën shënjestër për të dobësuar themelet e barazisë.

“BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet,” thekson komunikata, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë faktorëve të përgjegjshëm ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.

Partia thekson se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, përfaqësimit dhe vlerave të Marrëveshjes së Ohrit, e cilësuar si themeli i paqes dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.

Continue Reading

Lajme

Nafta më e lirë nga 1 Korriku – Ulen çmimet e të gjitha derivateve!

Published

on

By

Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,30 % në raport me vendimin e datës 27.06.2025.

Nga data 01.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,583 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,605 den/kg dhe tani do të jetë 39,583 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 01.07.2025.

Continue Reading

TOP Lajme