Connect with us

Lajme

Taravari premton reformimin e tërësishëm të gjyqësorit dhe anulimin e ndryshimeve të Kodit Penal të vitit 2023

Published

on

Gjatë shpalosjes së programit të tij presidencial, Arben Taravari, u shpreh se shtylla e tretë e tij është shteti i së drejtës.
Taravari tha armiku më i madh është sistemi gjyqësor i korruptuar dhe mban peng vendin dhe po e largon rininë dhe se vetëm 2% e qytetarëve besojnë në sistemin e drejtësisë.

“Si President i ardhshëm, zotohem se do t’i kërkoj Kuvendit sjelljen e një pakoje legjislative për reformimin e tërësishëm të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Kjo pako duhet të përmbajë ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, reformimin e sistemit për zgjedhjen, avancimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, si dhe digjitalizimin e plotë të gjykatave, do të shtyj përpara idenë e themelimit të Komisionit për Standardet në Jetën Publike, bazuar në përvojën e Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Arben Taravari.

AI premtoi se do të angazhohet për anulimin e ndryshimeve të Kodit Penal të vitit 2023, që sipas tij ishin anti evropiane dhe të dëmshme në luftën kundër korrupsionit.

“Si president i Republikës, zotohem se nuk do të dekretoj shpalljen e ligjeve laksiste që e largojnë edhe më tej vendin nga normat evropiane siç ka ndodhur në të kaluarën”, u shpreh kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

VLEN dhe VMRO-DPMNE sulmojnë opozitën shqiptare në mënyrë të sinkronizuar

Published

on

By

Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Jeton Xhemaili, ka reaguar ndaj fushatës së fundit të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, duke i akuzuar për një sulm të sinkronizuar ndaj opozitës shqiptare.

“Vasalët edhe nuk e fshehin më, ua nguce Mickovskin hidhen direkt në sulm, në sinkronizim duke i dalë në ‘ndihmë’!” – deklaron Xhemaili.

Akuzat e tij lidhen me ngjashmërinë e kumtesave që dalin nga shtabet e VLEN-DPMNE dhe VLEN. Sipas Xhemailit, shumë nga komunikatat e VLEN-it përkthehen nga gjuha maqedonase, ashtu siç ua dikton VMRO-DPMNE, duke krijuar përshtypjen e një strategjie të përbashkët kundër kandidatëve shqiptarë.

“Ilija ua shkruajti kumtesën? ose… преведи го на албански,” – ironizon Xhemaili, duke nxjerrë në pah sinkronizimin e veprimeve të dy partive.

Ky reagim vjen pas një periudhe tensioni politik ku partitë proqeveritare janë akuzuar për përdorim të koordinuar të mediave dhe komunikatave për të minuar kandidatë të opozitës shqiptare. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN premtoi decentralizim, por solli vetëm dështim – Nuk ka legjitimitet të kërkojë besim të ri

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate vlerëson se eksperienca e qytetarëve me VLEN-in në qeveri është e hidhur dhe dëshmon se ky koalicion ka humbur çdo legjitimitet për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ja komunikata e plotë më poshtë:

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, VLEN premtoi:

Krijimin e ekipeve të përhershme ekspertësh për të sjellë investime ndërkombëtare në komunat shqiptare.

Bashkëpunim ndërkomunal dhe krijimin e buxheteve të përbashkëta për projekte madhore infrastrukturore, mjedisore, shëndetësore dhe arsimore.

Aplikim në fondet e BE-së për zhvillim ekonomik, teknologjik dhe infrastrukturor.

Reformë administrative-territoriale, me zvogëlim të numrit të komunave, rritje të kompetencave dhe efikasitetit.

Rritje substanciale të investimeve kapitale në rajonet më pak të zhvilluara, sidomos në komunat shqiptare.

Shndërrimin e rajoneve planore në qendra të avancuara administrative me institucione të decentralizuara.

Zbatimin e ligjit për 1% të PBV-së për zhvillim rajonal të barabartë.

Dyfishimin e të ardhurave të komunave nga buxheti i përgjithshëm publik dhe autonomi fiskale.

Rritjen e kompetencave komunale në menaxhimin e pasurive natyrore (uji, pyjet, minierat).

Realiteti pas hyrjes në qeveri:

Asnjë ekip ekspertësh nuk u krijua.

Nuk u soll asnjë investim i huaj në komunat shqiptare.

Nuk pati buxhete të përbashkëta për projekte madhore.

Asnjë reformë administrative nuk u realizua, përkundrazi po përgatitet një ligj i ri i ashtuquajtur “për decentralizim” që në fakt është centralizim edhe më i madh.

Nuk u rritën investimet kapitale në komunat shqiptare – përkundrazi, u thellua diskriminimi dhe përjashtimi i tyre.

Ligji për 1% të PBV-së nuk u zbatua.

Nuk u dyfishuan të ardhurat e komunave.

Nuk u dha asnjë kompetencë shtesë në menaxhimin e pasurive natyrore.

Me VLEN në qeveri:

Komunat me shumicë shqiptare u gjymtuan dhe mbetën pa mbështetje.

U fshi diaspora shqiptare nga regjistri zgjedhor.

Ra numri i këshilltarëve komunalë në komunat shqiptare.

Në Tetovë, Çair dhe Zhelinë qeverisja lokale solli vetëm rritje të korrupsionit, mafies urbane dhe uzurpimit të pronave publike.

Aleanca për Shqiptarët rikujton qytetarët se VLEN u prezantua si zëri i decentralizimit dhe zhvillimit rajonal. Sot është e qartë: asnjë premtim elektoral i vitit 2024 nuk u realizua. Shqiptarët u mashtruan dhe u përjashtuan edhe më shumë.

Prandaj, VLEN nuk ka as të drejtë morale dhe as legjitimitet politik të dalë para qytetarëve dhe të kërkojë sërish votën e tyre. Ky koalicion u testua në qeveri dhe dështoi.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur të jetë zëri i barazisë së vërtetë, i zhvillimit ekonomik dhe i mbrojtjes së interesit kombëtar shqiptar, duke punuar për një të ardhme ndryshe dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Pse “temat e mëdha” janë tallje në zgjedhjet lokale?

Published

on

By

Në Maqedoninë e Veriut, fushatat lokale shpesh ngatërrohen me teatër diplomatik. Kandidatët për kryetarë komunash flasin për NATO-n, BE-në, madje edhe për tensionet ndërkombëtare sikur të ishin ambasadorë në OKB-së, shkruan PressOnline.al

Por e vërteta është shumë më e thjeshtë (dhe më e hidhur): kryetari i komunës nuk do të negociojë me Tramp-in, por me kompaninë që duhet të pastrojë lagjen. Ai nuk do të bëjë marrëveshje me Ursula von der Leyen, por do të duhet të merret me prindërit që kërkojnë kopsht për fëmijët.

Diplomacia e asfaltit!

Çfarë vlere ka një deklaratë për integrimet evropiane kur trotuari yt është më i shkatërruar se rrugët e një fshati të harruar? Çfarë kuptimi ka një fjalim për NATO-n kur ndriçimi i lagjes fiket pas orës 9 dhe qytetarët ecin në terr?

Politikanët e dinë mirë këtë realitet, por e shmangin me mjeshtëri. Është shumë më e lehtë të bësh poezi nacionaliste sesa të shpjegosh pse nuk ke rregulluar kanalizimin e qytetit.

Flamuj të mëdhenj, buxhete të vogla

Formula është e thjeshtë: sa më i madh flamuri në miting, aq më i vogël plani urbanistik për komunën. Sa më shumë që kandidatët shesin “çështje kombëtare”, aq më pak flasin për menaxhimin e mbeturinave, për ndotjen, për hapësirat e gjelbra, për transportin publik.

Në vend të programeve me numra konkretë – sa rrugë do asfaltohen, sa parqe do ndërtohen, sa shkolla do rinovohen – qytetarët dëgjojnë retorikë boshe. Një teatër absurd, ku fjalimet janë më të mëdha se realiteti i jetës së përditshme.

Qytetari s’pi ujë nga fjalimet!

Një qytetar nuk mund të pijë ujë të pastër nga “procesi i integrimit”, nuk mund të ushqehet me “dialog rajonal” dhe nuk mund të ngrohë shtëpinë me “stabilitet gjeopolitik”. Ai ka nevojë për ujë real, transport funksional, hapësira të pastra dhe shërbime cilësore.

Por këto janë “shumë të vogla” për mendjet e mëdha të politikanëve tanë, që preferojnë të flasin për Vuçiqin dhe Brukselin sesa për kontejnerët që kundërmojnë nën dritaret e qytetarëve.

Çfarë duhet të bëjë qytetari?

Është e thjeshtë: kur një kandidat për kryetar komune fillon të flasë për diplomaci në fushatë, duhet të fikësh televizorin ose të ndalosh duartrokitjet. Në vend të fjalimeve madhështore, kërko transparencë për buxhetin komunal, për shërbimet bazë dhe për planet konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt jetën tënde.

Në zgjedhjet lokale të tetorit, mos bini pre e politikanëve që duan të shiten si burrështetas globalë. Ata nuk do të zgjidhin çështjen e Kosovës, nuk do të përshpejtojnë integrimin në BE, dhe nuk do të ndryshojnë balancat botërore. Por mund – nëse kanë vullnet dhe aftësi – të rregullojnë rrugën, të pastrojnë lagjen, të ndërtojnë kopshtin, të ndriçojnë sheshet.

Nëse kanë dëshirë për diplomaci, le të kandidojnë për në OKB. Për komunat tona na duhen njerëz që dinë të pastrojnë mbeturinat.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme