Connect with us

Lajme

Taravari: Do kërkojë garanci që pas ndryshimeve kushtetuese nuk do ketë kërkesa të reja për Maqedoninë rrugës drejt BE-së

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në konferencë duke folur për shtyllën e parë, integrimin e vendit në rajon dhe Evropë, tha se integrimi në Bashkimin Europian, është rruga e vetme për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë, dhe si e tillë do të jetë prioriteti i tij më i lartë si president.

“Në politikën rajonale, do të angazhohem për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në bazë të vlerave tona, ndër të cilat është edhe Kosova si shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë. Zotimet e mia kryesore në këtë rrafsh janë se do të kërkoj garanci nga përfaqësuesi i lartë i BE-së që pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë kërkesa shtesë për Maqedoninë e Veriut përtej kornizës negociuese të vitit 2022, mandatin për formimin e qeverisë do t’ia besoj partisë apo partive të cilat dëshmojnë që kanë shumicë në Kuvend, duke kërkuar nga mandatari plan të afatizuar për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe bazuar në nenin 121 të Kushtetutës, do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur”, tha Taravari duke shtuar se si president po ashtu do të angazhohet për harmonizimin e plotë të politikës sonë me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Continue Reading

Lajme

Braktisje të VLEN në Çair, dorëhiqet Fitore Qirezi tronditje edhe në Tearcë

Published

on

By

Pakënaqësitë brenda VLEN sa vijnë e riten ndërsa sot nga ky koalicion ka dhënë dorëheqje Fitore Qirezi drejtoreshë e shkollës follore “Adem Jashari” në Çair e cila ka theksuar se dorëhiqet nga të gjitha pozitat në koalicionin VLEN, shkruan Top24

Pas një reflektimi të gjatë, ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake nga partia që edhe vet isha themeluese!Te VLEN nuk kishte vend për mua, andaj distancohem nga çdo aktivitet politik.

Revoltën time e ndaj për mungesën e përkrahjes dhe mbështetjes nga anëtaret e kryesisë së FG-së, të cilat kanë qenë të njoftuara për padrejtësitë që i ka përjetuar një anëtare e tyre e përkushtuar dhe e zellshme.

Nga sot, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe nuk ua dëshiroj asnjërës nga ju zhgënjimin e thellë që unë kam përjetuar.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shprehur mbështetje të plotë për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepin, duke e cilësuar si njeriun e duhur për drejtimin e qytetit.

“Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët.
Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR!”, ka nënvizuar kreu i ASH-së Taravari.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i nëndegës së BESËS në Tearcë kalon me ASH-në dhe Nazim Taipin

Published

on

By

Kryetari i nëndegës së Lëvizjes BESA në Tearcë, Muhamer Isaku, i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, duke shpallur përkrahjen për kandidaturën e Nazim Taipit për kryetar të Komunës së Tearcës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kuvendit të ASH-së dhe kandidat i AKI-së për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale:

“Vizioni ynë për Komunën e Tearcës forcohet edhe më shumë me bashkimin Muhamer Isaku, i cili ka ushtruar pozitën e Kryetarit të Nëndegës së Lëvizjes BESA në Tearcë.”

Nga ana tjetër, Muhamer Isaku dhe strukturat lokale të Lëvizjes BESA në Tearcë theksuan se vendimi i tyre vjen për shkak të besimit që kanë tek Taipi.

“Nazim Taipi është një menaxher i dëshmuar në shumë sfera të shoqërisë dhe kandidati më i duhur për të parin e Tearcës,” u shprehën ata.

Continue Reading

TOP Lajme