Connect with us

Lajme

Gashi: VLEN përfaqëson shqiptarët në zgjedhje, koalicioni i Ahmetit ka karakter qytetar

Published

on

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se koalicioni opozitar VLEN, është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje. Sipas tij, pas zgjedhjeve vetëm ky koalicion do të ketë të mandate që të bisedojë në emër të shqiptarëve, me partinë fituese në bllokun maqedonas për formimin e qeverisë së re. Gjatë hapjes së shtabit të VLEN-it në komunën e Likovës, Gashi tha se, koaliconi i krijuar nga BDI-ja ka koncept qytetar dhe jo etnik.

“Na duhet votë popullore, masovike, plebishitare që më 8 maj përballë maqedonasve të dalim me 20-30 deputet e të ju themi tash do ta shifni se me kë keni punë. Pas zgjedhjeve në kampin maqedonas kushdo që të merr mandatin për formim qeverie, përballë tyre do të jetë vetëm VLEN-i, nuk mund të jetë dikush tjetër sepse vetëm ne i përfaqësojmë shqiptarët. E kemi një BDI e cila i ka mbledhur disa parti politike dhe kanë kaluar në kampin qytetarë, multietnik dhe është VLENI-i me të gjitha partitë shqiptare që vazhdon ta bën betejën kombëtare për shqiparët për ndryshim”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Pasi u kërcënua me jetë, Arben Fetai rastin e raporton në polici

Published

on

By

Ditë më parë, zëvendëskryeminsitri Arben Fetai bëri të ditur se, përmes një adresës elektronike është kërcënuar me jetë.

Në lidhje me këtë, Fetai gjatë ditës së sotme e raportoi rastin edhe në polici ndërkohë që, u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.

“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.

Continue Reading

Lajme

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili: Agresioni i Rusisë ka ndikim të madh në sigurinë rajonale

Published

on

By

“Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka pasoja të rënda për të gjithë ne, për sigurinë e shteteve tona dhe të qytetarëve tanë. Të gjithë ne i ndiejmë pasojat e tij, dhe ato do të vazhdojnë të ndihen edhe për shumë vite. Kjo është një luftë që ka vetëm një mundësi përfundimi: mposhtjen e politikës agresive të Moskës,” theksoi zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore, në kuadër të nismës SEDM, që po mbahet nga data 5 deri më 7 nëntor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja Ismaili falënderoi nikoqirin, ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vëngun, për mikpritjen, si dhe kryesuesen e nismës SEDM dhe organizatoren e ngjarjes, Simona Cojocarun.

Ajo riafirmoi përkushtimin e Shqipërisë për procesin e SEDM-it dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./FOL/

Continue Reading

Lajme

Taravari për grupin e Selës: Mos të bëhen bukëshkelës, pagova edhe faturën e Kongresit për shkarkimin tim

Published

on

By

Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte gjatë pjesëmarrjes në Click Plus në TV21, ka komentuar deklaratat e ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili e kishte akuzuar këtë të fundit që nuk e mban fjalën.

“Këto çështje janë të parëndësishme por duhet të kujtoj që unë kam paguar gjitha faturat me rregull. Madje, Ziadin Selës i kam siguruar edhe veturë më luksoze dhe shofer, pra vetura e Selës është edhe më luksoze se e imja, këtë e kam bërë me paratë e partisë”, tha Taravari.

Ai tutje shtoi se ish bashkëpartiakët e tij mos të bëhen bukëshkelës sepse ka ai ka bërë ta diçka që nuk do ta bënte askush.
“Mos të bëhen bukëshkelës sepse unë kam paguar edhe faturat të Kongresit në të cilin “më kanë shkarkuar”, pra duhet të thuhen gjërat ashtu siç janë e jo me gënjeshtra e manipulime. Sepse, unë e kam mbajt fjalën ata po tregohen mos mirënjohës”, përfundoi Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme