Connect with us

Lajme

Arben Taravari për 8 Mars shpërndan mesazhin e gruas së tij: Gra, kudo që jeni ndriçoni!

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptaret dhe kandidat i koalicionit VLEN për zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari, me rastin e 8 Marsit, ka shpërndarë një urim të bashkëshortes së tij Nora Taravari, ku, siç thotë ai, janë thënë të gjitha sa i përket kësaj dite të rëndësishme të gruas.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:

Unë kam fatin të jem rrethuar nga nëna ime e shtrenjtë, nga gruaja ime e mrekullueshme, motra ime Zanë, që është po njësoj një mrekulli! Por sot kam zgjedhur këtë urim të gruas time Nora që ta ndaj me ju, sepse mendoj që Nora i ka thënë të gjitha!
Gëzuar 8 Marsin!

Ja çfarë shkruan Nora

“Para disa ditësh, fola në tubimin promotiv të kandidatit për President të VLEN-it, Arben Taravari që është im shoq.
Fjalimi im ishte risi për mua por rezultoi të ishte edhe një surprizë e madhe sepse pas atij fjalimi kam marrë me dhjetra e qindra urime.
Ju falenderoj të gjithëve dhe sot gjej datën 8 Mars për ta bërë këtë gjë dhe bashkë me të edhe një urim:
Dua të uroj gratë: ato që gjithë kohës janë në punë dhe ato që lajnë e gatuajnë gjithë ditën, ato që rrisin fëmijë e në disa raste edhe burrat e tyre, ato që guxojnë dhe ato që sapo kanë dështuar, ato që janë të reja dhe plot ëndrra dhe dhe ato nuk shohin të ardhme, ato që emri ju dëgjohet dhe ju duartrokitet dhe ato që nuk kanë emër por njihen vetëm si gratë e dikujt, ato që rrethohen nga burra fisnikë…dhe ato që janë në presionin e tmerrshëm të dhunës, ato që sot po buzëqeshin dhe ato që janë tradhëtuar dhe nuk besojnë dot më, ato që sapo kanë sjellë në jetë një krijesë dhe ato që janë në sekondat e fundit të shpresës…JU JENI TË GJITHA ARSYE MREKULLIE PËR DIKË, DIKU NË KËTË BOTË NDAJ SIDO DHE KUDO QË JENI…NDRIÇONI!
Me dashuri
Një nga Ju por krenare që jam si Ju
Nora”

Continue Reading

Lajme

Media në Shqipëri – Zbulim i ri: Jeta e Bujar Osmanit ishte vënë në rrezik gjatë kryesimit të OSBE-së

Published

on

By

Ndërsa Evropa tronditet nga zbulimet se aeroplani i Ursula von der Leyen-it u detyrua të ulej manualisht për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse në sistemet GPS mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, ka dalë në dritë një informacion i papublikuar më parë: ky nuk ishte një rast i izoluar.

Media në Shqipër raporton që jeta e Jeta e Bujar Osmanit ishte në rrezik gjatë kryesimit të OSBE-së në 2023. Në fakt, shkruan Java News nga Tirana, i njëjti rrezik i madh kishte ndodhur më shumë se një vit më herët, me avionin zyrtar të atëhershëm Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani.

Sipas burimeve të besueshme të njohura me rastin, avioni i Osmanit pësoi një ndërprerje të plotë të sinjalit GPS në hapësirën ajrore bullgare në shkurt të vitit 2023, teksa kthehej nga një mision zyrtar i OSBE-së në Moldavi.

Pilotët u detyruan të përdornin mjetet tradicionale të navigimit dhe hartat e shtypura, duke ndjekur saktësisht të njëjtat protokolle emergjence të përdorura disa ditë më parë gjatë uljes së von der Leyen në Plovdiv.

Ajo që bie në sy është se ky fakt nuk është bërë kurrë publik, as nga OSBE, as nga Bashkimi Evropian, e as nga autoritetet e NATO-s. Në kontrast me rastin e von der Leyen, i cili u trajtua hapur nga Komisioni Evropian, incidenti i vitit 2023 me Osmanin u menaxhua brenda strukturave dhe mbeti i fshehur deri më sot.

Paralelizma alarmuese

Ngjashmëritë mes dy rasteve janë tronditëse. Të dyja përfshijnë udhëheqës të nivelit të lartë, të dyja ndodhën mbi hapësirën ajrore bullgare, dhe në të dyja rastet u detyruan të hiqnin dorë nga teknologjia për t’iu kthyer navigimit manual për shkak të dyshimeve për bllokim të qëllimshëm të GPS-it.

“Dy incidente të tilla, që prekin zyrtarë të lartë në të njëjtin korridor fluturimi, sugjerojnë qartë një cenueshmëri sistemike,” tha një analist evropian i sigurisë ajrore. “Në rastin më të mirë, është një dështim transparence. Në rastin më të keq, është një shenjë e komprometimit të thellë brenda institucioneve kyçe bullgare.”

Pyetje të rënda për Bullgarinë

Rasti von der Leyen tashmë ka detyruar autoritetet bullgare të aviacionit të pranojnë ndërhyrje GPS dhe të konfirmojnë aktivitet të dyshuar armiqësor nga Rusia. Por me zbulimin e rastit të Osmanit, panorama bëhet shumë më e zymtë. Tani shihet një model më i gjerë dhe më shqetësues, një në të cilin kufiri lindor i Evropës mund të jetë shumë më i depërtuar ose më pak i sigurt sesa mendohej.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi ka takuar mbi tre mijë qytetarë, po i demaskon kamuflimet e udhëheqësisë së komunës në dështimin e katër vjeçar

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi çdo ditë në takime me qytetarë po dëgjon ankesa nga më të ndryshmet dhe premtimet të pa mbajtura nga udhëheqësia e komunës së Tetotovës. Me një aktivitet të jashtzakonshmëm Rexhepi vetëm për pak ditë nga shpallja e zyrtare e kandidaturës ka takuar mbi tre mijë qytetarë në takime të ndryshme ku qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre nga udhëheqësia aktuale dhe nga Bilall Kasami. Në takimet me banorët e Tetvës dhe rrethinës në veçanti malësia dhe fshatrat për rreth theksojnë se Kasami për katër vite nuk ka vendosur asnjë “gozhdë” sa për të lënë një gjurmë. Jo më pak ankesa vijnë edhe nga lagjet e Tetovës, si lagja bllok 70, bllok 77, Reçicë e Vogël, Teteks, Bllok 82 lagja e Studentëve etj të cilët zëshëm tani më flasin për një pushtet që i ka haruar.

Edhe pse kampanja nuk ka filluar zyrtarisht, Bajram Rexhepi ka aritur për pak ditë të demaskoj kamuflimin e Bilall Kasamit dhe të udhëheqësisë së komunës të mbështjellur me pak asfallt dhe si të tillë tani më qytetarët e Tetovës kanë kuptuar se përvec PR dhe Fotografive me dron Kasami për katër vite nuk bëri asgjë vetëm se u përkushtua në shitjen e tokës publike, monopolit dhe mafias urbane.

Continue Reading

Lajme

Bullgaria shpreh shqetësim për moszbatimin e detyrimeve të Maqedonisë ndaj BE-së

Published

on

By

Bullgaria ka shprehur shqetësim në rritje për moszbatimin e vazhdueshëm të detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bashkimit Evropian. Këtë e bëri të ditur ministri bullgar i Jashtëm, Georg Georgiev, në një letër drejtuar ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve evropiane, përcjell PressOnline.al.

Sipas letrës, Maqedonia ka bërë përpjekje për të komprometuar elementë të rëndësishëm të konsensusit evropian, duke rrezikuar zbatimin e pakos së miratuar në korrik 2022, e cila mbetet rruga e vetme përpara për vendin kandidat. Georgiev vëren se në vend të dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve fqinjësore, shpesh shihen politika konfrontuese dhe provokative, përfshirë sfidimin e marrëveshjeve kyçe përpara Gjykatës Kushtetuese në Shkup.

Ministri bullgar thekson se zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është pjesëmarrja e të gjitha vendeve në procesin evropian dhe shpreh gatishmërinë e Bullgarisë për të ndihmuar Shkupin në rrugëtimin drejt reformave evropiane, nëse anëtarësimi në BE është zgjedhje e vërtetë e qeverisë maqedonase.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, gjatë një vizite në Bruksel dhe në një intervistë për “Politiko”, deklaroi se Maqedonia nuk do të bëjë ndryshime në Kushtetutë pa garanci nga BE-ja se këto janë kushtet e fundit. Ai shprehu shqetësimin se nëse bëhen ndryshimet, Bullgaria mund të kërkojë sërish pas gjashtë muajsh çështje të tjera mbi historinë, identitetin dhe gjuhën. (PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme