Connect with us

Lajme

Taravari: Sipas anketave, ka gjasa reale për të shkuar në rrethin e dytë

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në emisionin “On Time” në TV Koha foli për kandidimin e tij për president të shtetit.

Kreu i ASH-së shprehet se sipas anketave të bëra, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë për shkak se edhe demografia e Maqedonisë së Veriut e dëshmon këtë.

“Në bazë të anketave që i kemi bërë, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë. Çdokund e kam sqaruar demografinë e Maqedonisë, dhe sipas statistikave dhe regjistrimit të fundit të popullatës, 54% janë maqedonas, rreth 31% janë shqiptar dhe 15% janë etni tjera. Targeti ynë kryesor natyrisht janë shqiptarët dhe aty do të pretendojmë sa më shumë vota, por fushata jonë do të targetojë edhe vota të etnive tjera pakicë, si turqit, romët, boshnjakët, vllehët por po ashtu do të targetojmë edhe vota nga maqedonasit”, tha Taravari duke shtuar se me fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale do të ketë impakt në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj.

Në lidhje me planprogramin e tij, Taravari tha se planprogrami i tij bazohet në katër shtylla.

“Pika kryesore do të jetë rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, pika e dytë do të jetë ndryshimet kushtetuese dhe këtë e kemi thënë se janë të rëndësishme ndryshimet kushtetuese dhe të futet pakica bullgare në Kushtetutë, ndërsa kjo do të jetë pikë pa kompromis në negociatat e ardhshme për formimin e Qeverisë dhe tërheqja e 20% për gjuhën shqipe. Gjithashtu do të insistojmë që presidenti të zgjidhet në Parlament. Shtylla e tretë do të jetë shteti i së drejtës dhe shtylla e katërt është bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti nuk e fsheh më panikun: BDI po rikthehet me skenarë kaosi dhe urrejtjeje ndëretnike!

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kohëve të fundit duket se nuk arrinë të msheh panikun në të cilën ndodhet si ish nënkryetar i BDI-së dhe se po i lëkundet kolltuku për të mbetur edhe për shumë kohë në atë pozitë. Ai nën panikë sot sërish ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar këtë parti për mungesë vizioni opozitar dhe për përpjekje për rikthim në pushtet përmes “skenarëve destabilizues dhe urrejtjes ndëretnike”. Mexhiti përmes postimit të më poshtëm mundohet të zhveshet nga e kaluara e tij 21 vjeçare si njeriu kryesorë i BDI-së dhe aq më pak si njeriu që po mbronë VMRO-DPMNE-në, shkruan Top24

Sipas Mexhitit, prapa këtyre skenarëve qëndron një “shef në arrati” i dezinformatave, i cili, sipas tij, financohet nga struktura ruso-serbe përmes rrjeteve të bixhozit dhe kazinove, të cilat janë futur në vend nga vetë BDI.

“❌ Dështuan me Taravarin.

❌ Dështuan me Danella Arsovskën.

👉 Tani fajësojnë VLEN-in për çdo dështim të tyre!” – ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjete sociale.

Ai ka përmendur disa çështje konkrete për të cilat, sipas tij, BDI ka përgjegjësi direkte, por përpiqet ta fajësojë koalicionin VLEN:

Heqjen e Balancuesit administrativ,

Lënien e ligjit për gjuhën shqipe të papërfunduar,

Regjistrimin e mërgatës me metodologji të propozuar nga vetë BDI.

“Ky është manuali i propagandës së vjetër: shpikje, përçarje dhe viktimizim”, thekson Mexhiti.

Ai përfundon duke theksuar se shqiptarët nuk i besojnë më “atyrë që ikën nga drejtësia dhe kërkojnë të rikthehen përmes kaosit”, ndërsa nënvizon se e ardhmja duhet të ndërtohet me “drejtësi dhe përgjegjësi”.

Continue Reading

Lajme

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me flamur kombëtar

Published

on

By

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut: të ashtuquajturit “kandidatë të pavarur” për kryetarë komunash, të cilët, në vend të pavarësisë së premtuar, kanë lidhje të dukshme me VMRO-DPMNE-në.

Sipas analizës së gazetarit Lirim Dullovi, burime nga terreni dhe vëzhgime të fushatave në nisje tregojnë se këta kandidatë po promovohen si zgjidhje “jashtë partive”, ndërkohë që linjat e mbështetjes dhe koordinimit shpien drejtpërdrejt te strukturat e VMRO-së, për të përfunduar më pas te elektorati shqiptar, me identitet të kamufluar përmes simbolikës kombëtare.

Kandidatë që vetëquhen “të pavarur” po marrin mbështetje logjistike, mediatike dhe taktike nga rrjete të afërta me VMRO-DPMNE, thekson Dullovi në analizën e tij.

❗ Çfarë po ndodh?
Struktura të afërta me VMRO-DPMNE synojnë të zgjerojnë ndikimin në komunat shqiptare përmes kandidaturave që nuk mbajnë logon partiake, për të shmangur refuzimin tradicional të votuesve shqiptarë ndaj partive nacionaliste maqedonase.

Simbolet kombëtare shqiptare përdoren si element identitar për të fituar besimin lokal, ndërsa agjenda politike vjen nga qendra e njohur e VMRO-së, “Bela Palata”.

🎯 Pse ka rëndësi?
Ky model, sipas Dullovit, përfaqëson një formë të re të ndikimit politik, e cila mund të dobësojë përfaqësimin politik shqiptar në nivel lokal, duke e kanalizuar votën drejt strukturave që në të kaluarën janë pozicionuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Skandal në “državën Severna”!!!

Published

on

By

Shkruan Medai Shaholli

Më në fund i doli era lakrorit të qelbur që përgatiti VREDI me baba Binin në “državën Severna” për ndryshimin që do të vinte me bashkë ta. Dhe në vërtetë ndryshimi erdhi por me ndikimin dhe me kapjen e “državës” nga bota serbe!

Çfarë duhet të ndodh akoma edhe më rëndë e më zi që “maqedonsat” tanë të kuptojnë se vredistët tradhtuan interesat kombëtare dhe heshtën për kapjen e shtetit nga politika serbomadhe me hyrjen pakushte në qeverinë e koalicionit, por gjithsesi edhe me aminin e baba Binit, i cili u bë kumbar i krushqisë mes komitëve dhe langaraqëve të VREDI-t?

Ja pra, këto janë pasojat e një krushqie të nxituar dhe pakushte që kumbari i saj baba Bini, ngjizi mes komitëve dhe lepurushëve të VREDI-t në koalicionin e ri qeveritar e antishqiptar me VMRO-VREDI-ZNAM!

Continue Reading

TOP Lajme