Connect with us

Lajme

Snopçe pyet pse u nderua Talat Xhaferi nga UT: Mos e zbatoi gjuhën shqipe në parlament apo ka folur diçka për largimin e 20%-shit?

Published

on

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte ka lëshuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit teknik, Talat Xhaferi. Në intervistë në edicionin informativ në Tv Alsat-M, tha se pikërisht Xhaferi është ai që pos profesorëve në USHKM, ato nga pesë universitet të tjera publike ua ka pamundësuar rritjen e pagave.

“Kryeministri aktual kur ka qenë kryetar Parlamenti ka pranuar marrëveshje kolekive vetëm me USHKM, pra çfarë ka bërë kryetari i parlamentit atë kohë, tani kryeministër? Pse s’ka firmosur marrëveshje me universitete tjera? E tani duhet një ligj ekspres me të cilin do të korrigjohen koeficientët që të rregullohet kjo punë. Hipokrizia më e madhe, ato që kanë qenë përgjegjës për këtë katandisje në shoqërinë tonë, dalin në protesta së bashku me profesoriatin atje në Universitet (UT). Njerëzit përgjegjës protestojnë, kundër kujtë protestojnë? A kundër vetes protestojnë?”, pyetri Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Snopçe tha se ishte turp të shohësh zyrtarë të lartë të BDI-së duke protestuar, ndërsa ata edhe pse kanë pasur mundësi, nuk kanë bërë asgjë për rritjen e pagave në UT.

“Arbër Ademi ka qenë ministër i arsimit, Jeton Shaqiri është ministër aktual i MASH, BDI ka pasur ministër për arsim edhe më para, vite me radhë kanë pasur ministra të arsimit. Kryeministri shkonë në Sellcë promovon gur-themelin e shkollës e cila duheshte të ndërtohet në vitin 2004, ndërsa tani jemi 2024. 20 vite ato gur-themele kanë bërë atje… Kjo është fars dhe fatkeqësisht ne në arsim jemi në këtë situatë siç jemi. Ka dallim mes fajit politik dhe gabimit politik. Fajin mund ta bësh edhe pa qëllim, por gabimet janë të qellimshme dhe ato bëhen për shkak të imoralitetit politik. Ne dështojmë jo se nuk kemi dije politike, ne kemi dije dhe e dimë si rregullohen punët, por dështojmë për shkak imoralitetit politik. Imoraliteti politik definohet si mungesë e vullnetit politik për të marr ca hapa, për t’i ndryshuar gjërat për të mirë. Vullnet politik ka vetëm për interesa momentale klanore dhe grupore për korrupsion”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Snopçe pyet pse u nderuar Talat Xhaferi nga UT sot, duke shtuar se ai nuk e ka zbatur gjuhën shqipe në parlament kur ka qenë kryetar e as ka folur diçka për largimin e 20%-shit gjatë ekspozesë së tij kur e mori detyrën si kryeministër teknik.

“Pse duhet të nderohet Talat Xhaferi nga UT? Mos e zbatoi gjuhën shqipe në parlament? Bëri ekspoze si kryeministër por asgjë nuk përmendi për 20 %, asgjë nuk përmendi për diskriminim e rajoneve shqiptare. Pollogu tërheq vetëm 2% të investimeve të huaja direkte edhe pse ka 18% të popullatës. Në Tetovë në zonën ekonomike gjenerohen vetëm 29 vende pune për 10 mijë banorë për dallim nga Shtipi e cila shtë komunë shumë e vogël por gjeneron 130 vende pune në 10 mijë banorë. GDP-ja në Pollog për kokë banori është 100% më e vogël se mesatarja shtetërore e mos e krahasojë me Shkupin. Investimet kapitale në Shkup janë 356% më shumë se në Tetovë, papunësia më e madhe është në Tetovë, eksportet dhe importet në Tetovë janë vetëm 2-3% krahasura me vendet tjera. Ai, asgjë nuk përmendi për përmirësimin e kësaj gjendje. Talat Xhaferi nuk përmendi asgjë as për fëmijët e Çashkës. Talat Xhaferi nuk përmendi asgjë për përfshirjen e shqiptarëve në disa instanca siç janë organet e sigurisë në mbrotje – Tigra, etj. Dhe ne tani e nderojmë, por për çka e nderojmë?”, pyeti Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Ndryshe, sot me arsyetimin se ka qenë ish ushtarak i Armatës Popullore Jugosllave e njohur si JNA e më pas edhe në UÇK, zv.ministër e ministër i mbrojtjes, kryetar i Kuvendit dhe tani kryeministër teknik, Universiteti i Tetovës, dekoron Talat Xhaferin me çmimin më të lartë që ndan ky institucion, titullin Fadil Sulejmani.

Por a e meriton Talat Xhaferi këtë çmim nga Universiteti i Tetovës? Kësaj pyetje refuzoi t’i përgjigjej vet ai.

Por këtë veprim të Universitetit profesorët e cilësojnë si skandaloz. Nuk mundet që një politikan t’i jepet ky titull edhe atë në ditën e mësuesit, thonë profesorët. Bashkim Ziberi thotë se politika e përvetësoi të vetmen ditë të arsimit shqip.

Derisa universitet e tjera japin çmime për arritje në fushën e shkencës UT-ja mbetet Universiteti i vetëm që i jep tituj politikanëve. Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2020 po ky Universitet titullin honorisa causa ia dha kreut të BDI-së Ali Ahmetit.

Continue Reading

Lajme

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me flamur kombëtar

Published

on

By

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut: të ashtuquajturit “kandidatë të pavarur” për kryetarë komunash, të cilët, në vend të pavarësisë së premtuar, kanë lidhje të dukshme me VMRO-DPMNE-në.

Sipas analizës së gazetarit Lirim Dullovi, burime nga terreni dhe vëzhgime të fushatave në nisje tregojnë se këta kandidatë po promovohen si zgjidhje “jashtë partive”, ndërkohë që linjat e mbështetjes dhe koordinimit shpien drejtpërdrejt te strukturat e VMRO-së, për të përfunduar më pas te elektorati shqiptar, me identitet të kamufluar përmes simbolikës kombëtare.

Kandidatë që vetëquhen “të pavarur” po marrin mbështetje logjistike, mediatike dhe taktike nga rrjete të afërta me VMRO-DPMNE, thekson Dullovi në analizën e tij.

❗ Çfarë po ndodh?
Struktura të afërta me VMRO-DPMNE synojnë të zgjerojnë ndikimin në komunat shqiptare përmes kandidaturave që nuk mbajnë logon partiake, për të shmangur refuzimin tradicional të votuesve shqiptarë ndaj partive nacionaliste maqedonase.

Simbolet kombëtare shqiptare përdoren si element identitar për të fituar besimin lokal, ndërsa agjenda politike vjen nga qendra e njohur e VMRO-së, “Bela Palata”.

🎯 Pse ka rëndësi?
Ky model, sipas Dullovit, përfaqëson një formë të re të ndikimit politik, e cila mund të dobësojë përfaqësimin politik shqiptar në nivel lokal, duke e kanalizuar votën drejt strukturave që në të kaluarën janë pozicionuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Skandal në “državën Severna”!!!

Published

on

By

Shkruan Medai Shaholli

Më në fund i doli era lakrorit të qelbur që përgatiti VREDI me baba Binin në “državën Severna” për ndryshimin që do të vinte me bashkë ta. Dhe në vërtetë ndryshimi erdhi por me ndikimin dhe me kapjen e “državës” nga bota serbe!

Çfarë duhet të ndodh akoma edhe më rëndë e më zi që “maqedonsat” tanë të kuptojnë se vredistët tradhtuan interesat kombëtare dhe heshtën për kapjen e shtetit nga politika serbomadhe me hyrjen pakushte në qeverinë e koalicionit, por gjithsesi edhe me aminin e baba Binit, i cili u bë kumbar i krushqisë mes komitëve dhe langaraqëve të VREDI-t?

Ja pra, këto janë pasojat e një krushqie të nxituar dhe pakushte që kumbari i saj baba Bini, ngjizi mes komitëve dhe lepurushëve të VREDI-t në koalicionin e ri qeveritar e antishqiptar me VMRO-VREDI-ZNAM!

Continue Reading

Lajme

BDI: VLEN vegël e VMRO për të sulmuar regjistrimin dhe gjuhën shqipe

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, një strategjie të re të orkestruar nga partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe ZNAM, përmes bashkëpunimit me partitë e vogla shqiptare të mbetura nga koalicioni VLEN, me qëllim që të zhbëhet barazia ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Në një komunikatë për media, BDI shpreh “shqetësim të thellë” për atë që e quan një “fushatë të rrezikshme dhe të paprecedentë” kundër procesit të regjistrimit të popullsisë – një element kyç për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.

“Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë,” thuhet në reagimin e BDI-së, duke kujtuar rastet e mëparshme kur, sipas partisë, sulmet ndaj institucioneve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit kanë ndjekur një logjikë të përsëritur: fillimisht relativizim nga partitë shqiptare të vogla, më pas anulim nga partitë maqedonase.

BDI përmend shembuj konkretë si Balancuesin administrativ, përdorimin e gjuhës shqipe dhe tashmë regjistrimin e popullsisë – të gjitha, sipas tyre, nën shënjestër për të dobësuar themelet e barazisë.

“BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet,” thekson komunikata, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë faktorëve të përgjegjshëm ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.

Partia thekson se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, përfaqësimit dhe vlerave të Marrëveshjes së Ohrit, e cilësuar si themeli i paqes dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.

Continue Reading

TOP Lajme