Connect with us

Lajme

Tja kthejmë Bervenicën shqiptarëve, ashtu siç e kërkonte Kryeministri tja kthejnë Maqedoninë!?

Published

on

Nuk ka ndodhur më parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut e as në rajonin tonë që një parti të distancohet nga kandidati i vet për kryetar komune, vetëm pse ai ka kërkuar mbështetjen e bashkëkombasve të tij shqiptarë. Rasti i kandidatit të Bërvenicës, Haqim Ramadani , është i paprecedent. Ai nuk ka bërë asgjë më shumë sesa çdo kandidat tjetër: ka kërkuar votën e qytetarëve për të cilët mendon se përfaqëson më mirë interesat e tyre, pa përjashtuar askënd, pa fyer askënd, dhe pa përdorur gjuhë përçarëse.

Në një komunë multietnike, është plotësisht normale që një kandidat shqiptar t’u drejtohet fillimisht shqiptarëve, ashtu siç është normale që një kandidat maqedonas t’u drejtohet maqedonasve. Kështu funksionon politika lokale në çdo demokraci: secili kërkon besimin e atyre që i ndihen më afër, për t’ua dëshmuar më pas të gjithëve se mund të qeverisë për të gjithë.

Prandaj është e pakuptueshme dhe e padrejtë që koalicioni VLEN të distancohet nga Haqimi Ramandani , dhe që vetë Kryeministri të dalë publikisht për ta qortuar sikur kandidati shqiptar të kishte bërë ndonjë gabim politik apo moral. Ky është një diciplinim i panevojshëm dhe i rrezikshëm që krijon përshtypjen se shqiptarët duhet të ecin në fushata me frikë, me autocensurë, dhe nën kujdestarinë morale të të tjerëve.

Ironia është se i njëjti Kryeministër, që sot moralizon mbi “unitetin qytetar”, ka përdorur më shumë se një herë retorikë nacionaliste ndaj shqiptarëve herë në mënyrë të tërthortë, herë të hapur duke pretenduar se e bënte kundër partive shqiptare, por në thelb godiste vetë identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Ju kujtohet kur kërkonte që “maqedonasit t’ia kthejnë Maqedoninë”? A thua tani duhet që shqiptarët “t’ia kthejnë Bërvenicën shqiptarëve”? Apo po përgatitet një logjikë e re, ku shqiptarit i ndalohet të kërkojë votë shqiptare, por maqedonasit i lejohet çdo nacionalizëm politik?

Ky standard i dyfishtë nuk ndërton bashkëjetesë. Ai e dëmton atë.
Dhe nëse ky është modeli i “barazisë së re”, atëherë ajo po fillon me një pabarazi të madhe ndaj vetë shqiptarëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *