Connect with us

Lajme

Uzairi: Mickoski po tenton të disiplinojë skenën shqiptare, po rikthen folklorizmin nacionalist-duhet barazi dhe ndryshime kushtetuese

Published

on

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë për folklorizëm nacionalist dhe përpjekje për të disiplinuar skenën politike shqiptare në vend. Sipas Uzairit, me deklaratën se “në qeverisjen tuaj nuk do të ketë çështje shqiptare”, Mickoski e tha hapur atë që shumëkush e ka kuptuar prej kohësh, përcjell SmartNews

Reagimi i plotë i Uzairit:

“I nderuar Kryeministër Mickoski

Me këtë folklorizëm nacionalist që po përpiqeni ta shfaqni, dhe me deklaratën tuaj se ‘në qeverisjen tuaj nuk do të ketë çështje shqiptare’, e thatë hapur atë që shumëkush e ka kuptuar prej kohësh.
Në paraqitjen tuaj të fundit para mediave, u munduat të disiplinoni skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një qasje e rrezikshme dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë demokratik dhe evropian.

Ju mund të mendoni se individët apo partitë politike do të funksionojnë sipas dëshirës suaj, por besoni, ka nga ata që nuk dinë të nënshtrohen.
Flisni për zhvillim dhe progres, me këtë pjesë mund të pajtohemi, por zhvillim nuk ka pa barazi.

Prandaj, është koha që njëherë e përgjithmonë të bëhen ndryshimet kushtetuese, të sigurohet ndarja proporcionale e buxhetit sipas përqindjes së popullsisë që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe të ndërtojmë një shtet ku askush të mos ndjehet qytetar i dorës së dytë,” përfundon Uzairi./SmartNews.mk/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *