Lajme
Snopçe në Kanal 5: Pas 20 viteve, opozita shqiptare ka më shumë vota se pushteti
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i ftuar në emisionin debatues “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, foli për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit dhe raportin mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, përcjell SmartNews
Snopçe theksoi se ky është një moment historik, pasi opozita shqiptare ka arritur të marrë më shumë vota se pushteti për herë të parë në 20 vite.
“Për herë të parë pas 20 viteve opozita shqiptare mer më shumë vota se pushteti. Koalicioi VLEN si pjesë e pushtetit mer 91000 vota, karshi opozitës shqiptare AKI e cila si opozitë ka marrë 114000 vota. Po të ishin zgjedhje parlamentare, në numrin e mandateve për depuetet do të ishte 20 deputet për koalicionin Aki, përball 15 për koalicionin VLEN, theksoi Snopçe./SmartNews.mk/
