Connect with us

Lajme

Azir Aliu politikani me rezultatin më të dobët elektoral në historinë e Gostivarit

Published

on

Edhe pse mban post ministror, Azir Aliu në qytetin e tij, në Gostivar doli një nga humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Së bashku me dy deputetet e koalicionit VLEN, nuk arriti të sigurojë vota as sa për gjysmën e një mandati të deputetit. Ky rezultat nuk është thjesht një humbje politike, por një reflektim i qartë i shkëputjes së tij nga realiteti dhe njerëzit që dikur pretendonte se i përfaqësonte.

Në këtë kontekst, nuk është fjala për “doktorin” apo justifikime të tjera. Derisa doktori është “jashtë klinikës” dhe në terren mes qytetarëve, Aziri mbetet politikisht i padukshëm dhe mbetet i parëndësishëm në politikën lokale të Gostivarit dhe më gjërë. Në vendlindjen e tij, aty ku duhej të dëshmonte mbështetje, ndikim dhe lidhje me qytetarët, ai përjetoi dështimin më të madh të karrierës së tij.

Gostivari foli qartë. Qytetarët refuzuan politikën e interesit personal, të kalkulimeve dhe të premtimeve boshe. Për një ministër të teknologjisë që nuk arriti të lidhet as me qytetin e vet, pa besim, pa rezultat dhe pa njerëz pas vetes ky është verdikti më i saktë.

*Editorial nga Smart News.mk

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *