Connect with us

Lajme

Skender Rexhepi-Zejdi: Sa qeveria PDSH-VMRO do të zgjasë edhe kjo qeveri

Published

on

Në tubimin madhështor të Frontit Europian, të mbajtur në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, një nga fjalimet më të fuqishme ishte ai i Skender Rexhepi-Zejdit.

Ai kujtoi zhvillimet politike të vitit 2008, kur shqiptarët rrëzuan qeverinë e atëhershme PDSH-VMRO, duke e krahasuar me pushtetin aktual.Shkruan Top24

“Historia po përsëritet. Tetëmbëdhjetë muaj zgjati qeveria VMRO-PDSH antishqiptare dhe qeveria pa legjitimitet. Ndërsa sot, po ju përgëzoj, sepse pikërisht po aq do të zgjasë edhe kjo qeveri pa legjitimitet, antishqiptare e VMRO-së,” theksoi Zejdi.

Ai shtoi se shqiptarët, njësoj si në vitin 2008, do të dinë të japin përgjigjen e merituar, duke e cilësuar këtë moment si një kthesë vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

“Ata të cilët e sollën ndryshimin në vitin 2008, të cilët e flakën atë qeveri të qenurit shërptor të PDSH-së përballë Gruevskit, sot pikërisht jeni ju që do ta flakim këtë pushtet të qenurit shërptor i VLEN-it përballë pasardhësve të Gruevskit-Mickoskit,” tha Zejdi.

Me këtë mesazh, ai theksoi se historia po përsëritet dhe se shqiptarët përsëri janë në prag të një vendimi të madh politik, për ta ndalur, siç tha ai, një qeveri që nuk i shërben interesave të tyre kombëtare.

“Ju faleminderit, Zoti ju bekoftë të gjithëve,” përfundoi fjalimin e tij Zejdi, i shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të të pranishmëve në sallë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqipëria dhe Mali i Zi ecin para, Maqedonia ngec në rrugën evropiane

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në fjalimin e tij në Konventën Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë komunash dhe listat e këshilltarëve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, deklaroi se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut ka ngecur dhe se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për ta ndryshuar këtë realitet.

“19 tetori nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Është plebishit kombëtar. Jemi bërë bashkë, sepse brenga jonë kryesore është rruga evropiane e Maqedonisë, e cila fatkeqësisht ka ngecur. Shqipëria dhe Mali i Zi ecin para, kurse Maqedonia ngec. Më 19 tetor do të jetë plebishit i madh dhe fitore e madhe shqiptare,” – tha Taravari, përcjell PressOnline.al

Taravari theksoi se listat e kandidatëve të kësaj force politike përbëjnë një gërshetim të brezave me përvojë dhe atyre të rinj, duke përmendur emra që kanë treguar rezultate të mira në drejtimin e komunave. Ai shtoi se pas zgjedhjeve lokale, Aleanca Kombëtare synon të shndërrohet në lëvizjen më të madhe shqiptare edhe në zgjedhjet parlamentare.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti-Mickoskit: Me zagarë nuk dilet në gjah për shqiponja

Published

on

By

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), mbajti sonte në Shkup konventën promovuese, me ç’rast fjalim rasti patën të gjithë liderët e koalicionit.

Ali Ahmeti tha se qeveria aktuale po prek në Marrëveshjen e Ohrit, teksa pati porosi edhe për kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Kjo qeveri bashkë me hyzmeqarë dhe vazalë tentuan të prekin e ta rrënojnë Marrëveshjen e Ohrit. Duke prekur gjuhën shqipe, duke hequr balancuesin etj. Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar nga të gjithë. Mickoski don me dal trim mbi trima, Hristijani me argatët e tij, me gabimet e një pas njëshme, vetëm se i mobilizon shqiptarët. Ne nuk hedhim gurin e ta fshehim dorën, sepse na akuzuan nga qeveria se po ndezim zjarre, se duam të djegim xhamia, se duam të vrasim njërin nga kandidatët e tyre, këto janë shpifje të tmerrshme! Mickoski përballe ka kuadro dhe ekipe mirë të specializuara në të gjitha fushat, sepse secili kandidat i joni është më i mirë se tjetri. Hristijan, me zagarë në gjueti dilet për lepuj e jo për shqiponja. Shqiponjat fluturojnë lartë, zagarët ruaj për lepuj”, tha Ahmeti.

Skender Rexhepi – Zejdi tha se shqiptarët ashtu siç nuk duruan qeverinë anti-shqiptare të vitit 2008, nuk e durojnë as qeverinë aktuale VMRO-DPMNE-VLEN.

“Në momente të duhura shqiptarët kanë ditur gjithmonë të bashkohen. Këto zgjedhje janë jo vetëm zgjedhje lokale por referendum për rrëzimin e qeverisë anti-shqiptare VMRO-DPMNE-VLEN. Në 2008-tën shqiptarët e flakën qeverinë servile të PDSH-së ndaj VMRO-DPMNE-së, e sot do ta sjellin ndryshimin ne”, tha Rexhepi.

Arben Taravari tha se pas 19 tetorit, VLEN do të shkrihet në VMRO-DPMNE.

“Kemi kandidatura me njerëz të ri, kemi poashtu edhe njerëz që kanë treguar rezultate ndër vite dhe padyshim që meritojnë edhe një mandate. Jemi bërë bashkë sepse brenga kryesorja e imja është rruga europiane e Maqedonisë. Shqipëria vazhdon tutje, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa ne ngecëm. Më 19 tetor faturën e fitores do të ja çojmë z.Mickoskit. Disa nga VLEN-I do të shkrihen në VMRO-DPMNE e disa prej tyre do të duan të bashkohen edhe me ne”, u shpreh Taravari.

Ziadin Sela tha se shqiptarët nuk lejojnë që të drejtat e tyre të merren, sepse të njejtat u fituan me luftë dhe sakrificë.

“Të shenjta i kemi malet, historinë por më të shtrenjtë I kemi të vegjlit tanë. Mendojmë dhe punojmë për të ardhmen e tyre, ndaj ne nuk e durojmë diskriminimin, nuk lejojmë përbuzjen dhe të bëhemi vasal. Jemi bërë bashkë të mbrojmë dinjitetin dhe krenarinë tonë. U munduan të na e marrin gjuhën, të na fshijnë edhe diasporën dhe po e fshijnë vasalët edhe numrin e këshilltarëve nga listat, por nuk do të ja arrijnë sepse të gjitha ato u arritën me gjak dhe mund”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Do fitojmë 3 me 1, më pas faturën ja dërgojmë Mickoskit, t’i tregojmë se cili është vullneti i shqiptarëve

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar.

Ai tha se në këto zgjedhje janë bërë bashkë, për shkak se brenga e tij personale ka qenë rruga evropiane e vendit.

“Ne ngecëm këtu, fatkeqësisht jemi duke u larguar nga ajo rrugë. Shqipëria hapëron para, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa Maqedonia ngec. E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari, raporton SHENJA.

Taravari tha se në këtë raste fatura duhet t’i dërgohet Mickoskit, dhe t’i thuhet se ky është vullneti i shqiptarëve.

“Pas 19 tetorit mendoj se duhet t’i ftojmë edhe vëllezërit tonë të VLEN-it. Disa prej tyre do të shkrihen në VMRO, këtë e di, por disa prej atyre, që tash janë duke menduar që pas zgjedhjeve t’i bashkëngjiten kësaj aleancë”, shtoi më tej Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme