Connect with us

Lajme

Arbër Ademi: Me gjithë “inxhinierinë” në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë, mjaft me nënçmim dhe vasalitet!

Published

on

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi ka komentuar sot anketën e publikuar nga IRI – Amerikan ku BDI është partia me besim më të madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ademi në postimin e tij shkruan se pavarsisht se ata mundohen ta fshehin realitetin me para qeveritare dhe me gjithë inxhinierinë në shifra për të zvogëluar dallimin qytetarët tani më thonë qartë “Mjaftë me nënçmim dhe vasalitet”, shkruan Top24

Ademi më tej shton se sa më shumë afrohet disa e referendumit të 19 Tetorit aq më shumë ritet diferenca.

As agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin: AKI është shumë, shumë përpara.
Edhe me gjithë “inxhinierinë” në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet!
Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca!

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Në OKB u pa se kemi izolim total diplomatik, Maqedonia nuk ka përjetuar kurrë një dështim të tillë

Published

on

By

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se nën udhëheqjen e qeverisë aktuale, po ndodh një debakël diplomatik i paparë.

“Izolim total diplomatik në takimin e OKB-së, presidentja takohet me diplomatin më të ulët nga Shtetet e Bashkuara. Diplomacia nuk ka përjetuar kurrë një debakël të tillë”, tha Filipçe.

Filipçe e përshkroi këtë si një konfirmim simbolik, por shumë serioz se ku ndodhet vendi sot në skenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nga një vend që u njoh dhe u mbështet nga partnerët kryesorë strategjikë, sot është një vend që merr vëmendje vetëm në margjina, pa ndikim të vërtetë politik, pa diskutime serioze dhe pa respekt.

“Gjithçka varet nga bërja e selfieve me disa diplomatë në korridoret e institucioneve të mëdha botërore”, tha Filipçe.

Ai kujtoi se rruga drejt NATO-s dhe BE-së nuk ishte e lehtë dhe nuk ishte pa një çmim politik, por se rruga ishte e vlefshme dhe e saktë.

Continue Reading

Lajme

Publikohet plani 21 pikësh i Donald Trump për ndaljen e luftës në Gaza

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po zhvillohen bisedime intensive me vendet nga Lindja e Afërt për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Rripin e Gazës.

“Bisedimet intensive po zgjasin tashmë katër ditë dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur një marrëveshje të suksesshme. Të përfshira janë të gjitha vendet në rajon”, theksoi Trumpi në rrjetin e tij social “Truth soushëll” (Truth Social).

Trampi këtë javë është takuar me liderë dhe përfaqësues të një numri të madh të vendeve myslimane, me të cilët bisedoi për situatën në enklavën palestineze, e cila është nën sulme të intensifikuara izraelite.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof, deklaroi se Trampi në takimet me liderët mysliman e paraqiti planin paqësor për Lindjen e Afërt i cili përmban 21 pika.

Portali izraelit “Tajms of Izrael” (The Times of Israel) e publikoi dokumentin të cilin Tramp ua paraqiti liderëve nga rajoni.

1. Rripi Gazës do të jetë një zonë pa terror që nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj.

2. Rripi i Gazës do të rindërtohet në favor të popullit të tij.

3. Nëse të dyja palët bien dakord me propozimin, lufta do të përfundojë menjëherë, ndërsa forcat izraelite do të ndërpresin të gjitha operacionet dhe do të tërhiqen gradualisht nga Rripi i Gazës.

4. Në afat prej 48 orëve nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli, të gjitha pengjet e gjalla dhe të vdekura do të kthehen.

5. Pas kthimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë disa qindra të burgosur palestinezë të cilët vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe mbi 1.000 banorë të Gazës të arrestuar që nga fillimi i luftës, së bashku me trupat e disa qindra palestinezëve.

6. Pas kthimit të pengjeve, anëtarët e Hamasi të cilët do të zotohen për bashkjetesë paqësore do të amnistohen, ndërsa ata që dëshirojnë të largohen nga Rripi i Gazës do të kenë kalim të sigurt.

7. Pasi të arrihet marrëveshja, Rripi i Gazës do të marrë ndihmë prej të paktën 600 kamionë në ditë, do të rikonstruohet infrastruktura kyçe dhe do të sillen pajisje për heqjen e rrënojave.

8. Ndihmën do ta shpërndajë OKB-ja dhe Gjysmëhëna e Kuqe, së bashku me organizata tjera ndërkombëtare që nuk janë të lidhura me Izraelin ose Hamasin, pa ndërhyrje nga cilado anë.

9. Rripi i Gazës do të menaxhohet nga qeveria e përkohshme, kalimtare e teknokratëve palestinezë. Do të mbikëqyret nga trupi i ri ndërkombëtar, i themeluar nga SHBA-ja me partnerët arabë dhe evropianë, i cili do ta financojë rikonstruimin derisa Vetadministrata palestineze nuk e përfundon programin e saj të reformave.

10. Do të përgatitet plan ekonomik për rikonstruimin e Rripit të Gazës, të përqëndruar në tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

11. Do të vendoset zonë ekononomike me të dhëna të zvogëluara doganore dhe shkallë për qasje.

12. Askush nuk do të detyrohet ta braktis Rripin e Gazës, ndërsa banorët do të inkurajohen të mbeten dhe të ndërtojnë ardhmëri në Gazë.

13. Hamasi nuk do të ketë kurrfarë roli në menaxhimin me Rripin e Gazës. Do të ketë obligim t’i shkatërrojë dhe ta ndal ndërtimin e çfarëdo infrastrukture ofensive ushtarake, duke përfshirë edhe tunelë.

14. Partnerët rajonalë do të sigurojnë garanca për siguri, për t’u bindur se Hamasi dhe fraksionet tjera do t’i respektojnë obligimet e tyre.

15. SHBA-ja së bashku me partnerët do të zhvillojnë forca të përkohshme ndërkombëtare të stabilizimit, të cilat menjëherë do të sistemohen në Rripin e Gazës për ta ndjekur sigurinë dhe ta trajnojnë policinë palestineze.

16. Izraeli nuk do ta okupojë ose anektojë Rripin e Gazës, ndërsa forcat mbrojtëse izraelite në mënyrë graduale do t’ua dorëzojnë territorin forcave zëvendësuese të sigurisë.

17. Nëse Hamasi e anulon ose refuzon këtë propozim, pikat e lartëpërmendura do të vazhdojnë të zbatohen në zonat pa terror, të cilat Forcat mbrojtëse izraelite në mënyrë graduale do t’ua dorëzojnë forcave ndërkombëtare.

18. Izraeli pajtohet të mos kryejë sulme në të ardhmen ndaj Katarit. SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar e njohin rolin e rëndësishm ndërmjetues të Dohas.

19. Do të vendoset proces i deradikalizimit të popullatës, duke përfshirë edhe dialogun ndërfetar.

20. Si do të arrihet përparimi në rindërtimin e Rripit të Gazës dhe zbatohet reforma e Vetaministratëds palestineze, ashtu mund edhe të krijohen kushte për rrugë kredibile ndaj shtetësisë palestineze.

21. SHBA-ja do të vendos dialog mes Izraelit dhe palestinezëve që të arrijnë marrëveshje për horizont politik për bashkëjetesë të qetë.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme por janë një provë e dinjitetit tonë

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi në hapjen e shtabit komunal në këtë komunë theksoi se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme siç do të duhej të ishin në kushte normale por këto zgjedhje janë një provë e dinjitetit tonë për ti thënë mjaft përmes votës këtij nënçmimi të dinjietit dhe kranrisë sonë.

Continue Reading

TOP Lajme