Connect with us

Lajme

Besar Durmishi kundër Bilall Kasamit, Disha e falenderon për mbështetjen

Published

on

Ministri i ekonomisë Besar Durmishi njëherit edhe shef i shtabit zgjedhorë komunal të VLEN-it ka publikuar disa foto duke pretenduar se janë nga koha e Teuta Arifit por që në fakt janë foto të publikuara nga këshilltari i BDI-së në kuvendin komunal të Tetovës, Liridon Disha. Këshilltari Disha përmes një reagimi shkruan:

O Ministër, po këto foto unë i kam postu kur ti ke qenë Kryetar Këshilli e Bilalli Kryetar Komune. Falë postimeve të mia të përditshme të fotove të tilla ju nga paniku nënshkruat marrëveshje me “Saubermacher”. Një kontratë që fitimet 90% i shkojnë kompanisë private ndërsa vetëm 10% Komunës së Tetovës.
Mos tentoni të manipuloni me qytetarët në këtë formë se ua fyeni inteligjencën.

Continue Reading

Lajme

Trump jep lajmin e rëndësishëm: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

Published

on

By

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se “duket sikur kemi një marrëveshje për Gazën”.

“Mendoj se është një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet, që do t’i japë fund luftës, do të jetë paqe, mendoj se kemi një marrëveshje”, thotë Trump mes të tjerash.

Kujtojmë se Trump premtoi më herët gjatë këtyre ditëve se nuk do ta lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të aneksonte Bregun Perëndimor.

Po ashtu, gjatë ditëve të fundit, disa shtete perëndimore njohën Palestinën si shtet, shkruan A2 CNN.

Presioni ndërkombëtar ndaj Netanyahut është rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit, duke marrë parasysh vrasjet e shumta që kanë ndodhur në Gaza. (A2 Televizion)

Continue Reading

Lajme

Delegatë largohen nga OKB-ja gjatë fjalimit të Netanyahut për Gazën

Published

on

By

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhjetëra delegatë nga vende të ndryshme u larguan nga salla sapo kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nisi fjalimin e tij. Largimi u interpretua si akt proteste ndaj luftës në Gaza dhe politikave të Izraelit, ndërkohë që Netanyahu mbajti një qëndrim sfidues ndaj kritikave ndërkombëtare.

Më shumë se 100 diplomatë nga mbi 50 shtete lanë sallën në shenjë pakënaqësie, duke e kthyer ngjarjen në një nga protestat diplomatike më të dukshme të këtij sesioni të OKB-së. Ky gjest erdhi në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po shton presionin ndaj Izraelit për shkak të numrit të lartë të viktimave civile dhe krizës humanitare në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër, delegacioni amerikan vendosi të qëndrojë në sallë, duke treguar mbështetje të qartë për Izraelin.

Pavarësisht largimeve masive, Netanyahu vazhdoi fjalimin e tij me ton sfidues. Ai deklaroi se Izraeli “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri për sigurinë e vendit të tij. Kritikat ndërkombëtare ndaj operacioneve ushtarake i quajti “dobësi morale” dhe theksoi se Izraeli nuk do të tërhiqet përballë presioneve.

Ky incident diplomatik nënvizon përçarjet e thella në arenën ndërkombëtare lidhur me konfliktin Izrael–Gaza. Organizatat humanitare dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë kanë ngritur shqetësime serioze për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare nga pala izraelite, ndërsa shumë vende kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe zgjidhje politike të qëndrueshme. Analistët vlerësojnë se bojkoti në OKB është një sinjal i qartë se durimi i komunitetit ndërkombëtar po arrin kufijtë, ndërsa Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake në Gaza.

Burimet ndërkombëtare konfirmojnë se kjo është një nga reagimet më të ashpra diplomatike të viteve të fundit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke reflektuar thellimin e krizës dhe polarizimin e qëndrimeve në botë.(INA)

Continue Reading

Lajme

Rojkind: Çarshia do të jetë vendi ku rrëfehet historia e Shkupit

Published

on

By

Çarshia e Vjetër në Shkup duhet të jetë një vend që rrëfen historinë e qytetit dhe ku banorët e Shkupit, por edhe turistët, mund të shijojnë kulturën gastronomike dhe zejtarinë. Ky është vizioni i arkitektit botërisht të njohur, Michel Rojkind, për zhvillimin e një prej pjesëve më të rëndësishme të kryeqytetit, por edhe të Çairit, në kompetencën e të cilit ndodhet Çarshia e Vjetër.

Rojkind ka përgatitur një plan për zhvillimin e Çarshisë dhe të Çairit si pjesë e ekipit të kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani.

“Keni një Çarshi të shkëlqyer. Ajo mund të bëhet vend ku kemi punëtorët më të kualifikuar në përpunimin e metaleve ose të drurit. Si t’i bëjmë çarshitë e vjetra të shndërrohen në vende ku gjithmonë rrëfehet historia? Po sikur të fillojmë ta pastrojmë Çarshinë dhe të gjejmë të gjitha fotografitë e vjetra mbi bazën e të cilave do ta kthejmë në formën e saj origjinale”, propozoi Rojkind në prezantimin e planit të tij për të ardhmen e Çairit “Vizion Çair 2040″.

Ai theksoi se nëse historia dhe tradita nuk ruhen, ato do të harrohen.

Osmani theksoi se, kur bëhet fjalë për historinë dhe kulturën, nuk nevojiten forma të reja dhe inovative, por një ide e mirë për ruajtjen e traditës, e cila do t’u prezantohet pronarëve të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër.

‘’Një shembull i shkëlqyer për këtë është çarshia në Gjirokastër: njerëzit fillimisht iu kundërvunë atyre ndryshimeve, por më pas, kur fluksi i turistëve u rrit tre-katër herë, ata e kuptuan se sa shumë kishin fituar prej saj”, tha Osmani.

Continue Reading

TOP Lajme