Connect with us

Lajme

Reçica e Madhe e harruar nga Bilall Kasami, flasin banorët e revoltuar (Video)

Published

on

Premtimet e pambajtura në Reçicë të Madhe: Banorët kritikojnë Bilall Kasamin për mashtrime dhe dështime

Një rrugë që do të lidhte Reçicën e Madhe me autostradën, kanalizimi fekal dhe atmosferik, furnizimi me ujë të pijshëm, ndërtimi i trotuareve si dhe premtimi për hapjen e një fabrike çipsash kanë qenë disa nga zotimet kryesore të Bilall Kasamit para katër viteve. Megjithatë, sipas banorëve të Reçicës së Madhe, deri më sot asnjë nga këto premtime nuk është realizuar.

Banorët, të zhgënjyer, kanë deklaruar për portalin TS se Bilall Kasami i ka mashtruar me të gjitha premtimet e tij.

“Nuk ka punuar aspak. Na ka mashtruar me rrugën, me ujin e pijshëm, me fabrikën e çipsave,” – tha kryetari i Bashkësisë Lokale të Reçicës së Madhe.

Një tjetër banor theksoi:“Bilall Kasami i largoi të rinjtë nga Reçica me jorgane nëpër duar dhe na shtrenjtoi çmimin e mbeturinave.”

Një banor tjetër, i revoltuar, shtoi:“Ai e shkatërroi Reçicën. Nga 300 denarë që paguanim për gjubreta, tani paguajmë 600 denarë!”

“Nuk ka punuar fare. Kryetarja paraprake bëri diçka, kurse ky asgjë,” – u shpreh një tjetër qytetar.

Sipas banorëve, Bilall Kasami nuk ka pse kërkon vota në Reçicë të Madhe, pasi, sipas tyre, i ka zhgënjyer plotësisht.

Ndërkohë, vlen të theksohet se sipas anketave më të fundit, Bilall Kasami pritet të humbë zgjedhjet, kryesisht për shkak të rritjes së taksave komunale dhe dërgimit të mbi 10 mijë qytetarëve në përmbarim.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz, ulja e numrit të këshilltarëve është joligjor

Published

on

By

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot para Gjykatës Kushtetuese ka reaguar lidhje me vendimin e kësaj gjykate për konfirmimin e vendimit të qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të iniciativave është skandaloz, dhe se sot përsëri ka konfirmuar se po punon nën diktat.

“Konkretisht Gjykata Kushtetuese vendosi që të konfirmojë vendimin e qeverisë për ulje e këshilltarëve në komuna. Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka respektuar Kushtetutën e vendit, nuk ka respektuar ligjet e vendit, nuk ka respektuar ligjin për BNJV nenin 34. Për më tepër Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar vendimin e saj për mos karakterizimin e popullsisë në rezident dhe jorezident”, tha Ademi.

Ky vendim konfirmon qëndrimet tona kur pohonim se kjo Gjykatë është shenduar në instrument politik për të çuar përpara një agjendë politike.

Ademi tha se në votim ka pasur edhe ndarje etnike dhe mbivotim, ku pesë gjyqtarë maqedonas ishin pro këtij vendimi, ndërsa dy gjyqtarë dhe një turk ishin kundër këtij vendim.

Gjykata Kushtetuese sot mori vendim, sipas të cilët ka hedhur poshtë të gjitha iniciativat e deputetëve të Frontit Europian lidhur me vendimin e qeverisë për uljen e këshilltarëve në vend.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani: Numri 4 është simboli i unitetit dhe fitores!

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh simbolik, të shoqëruar me fotografinë e numrit 4 – numrin me të cilin garon në zgjedhjet e 19 tetorit.

“ADN-ja jonë përbëhet nga 4 baza. Qoftë numri katër një ogur i mirë për të gjithë njerëzit që duan dhe duhet të kenë më të mirën! Numri 4 është numri i Fitores! Le të rrethojmë këtë numër dhe të zgjedhim jo vetëm të ardhmen por mbi të gjitha të Tashmen! Të gjithë bashkë me Gostivarin n’❤️!” – ka shkruar Limani.

Mesazhi i tij u prit si një thirrje për unitet dhe besim në fitoren e ardhshme, duke e lidhur simbolikën e numrit 4 me vendosmërinë për ndryshim dhe progres në Gostivar.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Do të investojmë në sport për një rini të shëndoshë në Saraj

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar rëndësinë që sporti ka për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.

“Sporti është gjaku që lidh rininë e Sarajit! Një lojë futbolli e organizuar befas nga të rinjtë na kujton se futbolli është pjesë e pandashme e jetës sonë, një hapësirë ku argëtohemi, forcojmë miqësitë dhe largohemi nga streset e përditshme,” ka deklaruar Ramadani.

Ai premtoi se Komuna e Sarajit do të garantojë kushte të mirëfillta për zhvillimin e sportit, përmes investimeve në fusha të standardizuara, infrastrukturë moderne dhe mbështetje për të rinjtë që sportin e shohin si pasion, argëtim dhe stil jete të shëndetshme.

“Sepse Saraji i fortë ndërtohet mbi rininë e shëndoshë,” përfundoi kandidati i AKI-it, Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme