Connect with us

Lajme

Punonjës të demotivuar, 34% në kërkim të një pune të re

Published

on

Stresi i vazhdueshëm, mungesa e mbështetjes nga drejtuesit dhe ulja e mundësive për zhvillimin profesional janë disa prej shkaqeve që nxisin një pjesë të konsiderueshme të punonjësve në Maqedoni që të kërkojnë alternativa punësimi jashtë vendit ose në kompani të tjera. Raporti më i fundit nga Gallup-i “State of the Global Workplace 2025”, tregojnë se në botë vendi i punës nuk po shkon në drejtimin e duhur, ku në Maqedoni 34 për qind e punonjësve janë duke kërkuar në mënyrë aktive mundësi të reja profesionale, tregues ky i pakënaqësisë së lartë në tregun vendas të punës. Kjo renditje e pozicionon Maqedoninë (së bashku me Kosovën) në vendin e 13-të në Europë dhe Azinë Qendrore për këtë tregues, duke lënë pas vende si Suedia, Serbia, apo Kroacia. Po ashtu duhet të nënvizohet se Maqedonia renditet e fundit në Evropë sa i takon vlerësimit për jetën për momentin dhe perspektivat në 5 vitet e ardhshme.

Raporti i Gallup-it ofron atë që mund të jetë panorama e fundit e një fuqie punëtore në prag të ndryshimeve sizmike. Të dhënat tregojnë se punonjësit, veçanërisht menaxherët, ndihen të shkëputur, gjë që nuk është shenjë e mirë për përgatitjen e tyre për një të ardhme të formuar nga IA. Dhe në të njëjtën kohë, vetë mjetet që mund të rrisin angazhimin dhe performancën po mbërrijnë me shpejtësi të habitshme.

Drejtori ekzekutiv i Gallupi-it, Xhon Klifton vëren se bota gjendet në një moment ku angazhimi po lëkundet pikërisht në kohën kur inteligjenca artificiale po transformon çdo industri, ndërsa pak punonjës kanë shfrytëzuar potencialin e plotë të IA-së, përparimi i saj i shpejtë do ta detyrojë çdo organizatë të përshtatet, pavarësisht nëse janë gati apo jo. Që sipas Kliftonit paraqet një sfidë përcaktuese për udhëheqësit dhe menaxherët – do t’i shfrytëzojnë mundësitë e IA-së për të aktivizuar fuqinë e tyre punëtore, apo do të rrezikojnë të mbeten prapa?

“Si ta zotërojmë IA-në në mënyra që nxisin rritjen, pasi nëse keqpërdoret, IA mund të zvogëlojë angazhimin duke prerë lidhjet jetësore njerëzore – miqësitë në punë, ndjenjën e të qenit i dëgjuar dhe kujdesin e vërtetë nga kolegët – që i mbajnë ekipet të lulëzojnë”, vëren Kliftoni.

Raporti i Gallup thekson se dëshira për të ndryshuar punë lidhet ngushtë me nivelin e stresit, mirëqenien e ulët dhe mungesën e angazhimit në punë. Po ashtu pagat relativisht të ulëta, mungesa e kushteve të mira të punës, pasiguria në vendet e punës dhe emigracioni ekonomik janë ndër arsyet kryesore që i shtyjnë të kërkojnë alternativa të reja. Përveç faktorëve ekonomikë, raporti i Gallup nënvizon edhe rëndësinë e mjedisit të punës dhe mirëqenies psikologjike. Stresi i vazhdueshëm, mungesa e mbështetjes nga drejtuesit dhe ulja e mundësive për zhvillim profesional janë arsye shtesë që nxisin punonjësit të kërkojnë alternative jashtë vendit ose në kompani të tjera. Vitin e kaluar, angazhimi global i punonjësve ra, duke i kushtuar ekonomisë botërore 438 miliardë dollarë amerikanë në humbje të produktivitetit. Shkaku kryesor ishte një rënie në angazhimin e menaxherëve. Raporti vlerëson se nëse vendi i punës në botë do të ishte plotësisht i angazhuar, 9.6 trilionë dollarë amerikanë në produktivitet mund t’i shtoheshin ekonomisë globale, ekuivalenti i 9 për qind i PBB-së globale. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz, ulja e numrit të këshilltarëve është joligjor

Published

on

By

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot para Gjykatës Kushtetuese ka reaguar lidhje me vendimin e kësaj gjykate për konfirmimin e vendimit të qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të iniciativave është skandaloz, dhe se sot përsëri ka konfirmuar se po punon nën diktat.

“Konkretisht Gjykata Kushtetuese vendosi që të konfirmojë vendimin e qeverisë për ulje e këshilltarëve në komuna. Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka respektuar Kushtetutën e vendit, nuk ka respektuar ligjet e vendit, nuk ka respektuar ligjin për BNJV nenin 34. Për më tepër Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar vendimin e saj për mos karakterizimin e popullsisë në rezident dhe jorezident”, tha Ademi.

Ky vendim konfirmon qëndrimet tona kur pohonim se kjo Gjykatë është shenduar në instrument politik për të çuar përpara një agjendë politike.

Ademi tha se në votim ka pasur edhe ndarje etnike dhe mbivotim, ku pesë gjyqtarë maqedonas ishin pro këtij vendimi, ndërsa dy gjyqtarë dhe një turk ishin kundër këtij vendim.

Gjykata Kushtetuese sot mori vendim, sipas të cilët ka hedhur poshtë të gjitha iniciativat e deputetëve të Frontit Europian lidhur me vendimin e qeverisë për uljen e këshilltarëve në vend.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani: Numri 4 është simboli i unitetit dhe fitores!

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh simbolik, të shoqëruar me fotografinë e numrit 4 – numrin me të cilin garon në zgjedhjet e 19 tetorit.

“ADN-ja jonë përbëhet nga 4 baza. Qoftë numri katër një ogur i mirë për të gjithë njerëzit që duan dhe duhet të kenë më të mirën! Numri 4 është numri i Fitores! Le të rrethojmë këtë numër dhe të zgjedhim jo vetëm të ardhmen por mbi të gjitha të Tashmen! Të gjithë bashkë me Gostivarin n’❤️!” – ka shkruar Limani.

Mesazhi i tij u prit si një thirrje për unitet dhe besim në fitoren e ardhshme, duke e lidhur simbolikën e numrit 4 me vendosmërinë për ndryshim dhe progres në Gostivar.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Do të investojmë në sport për një rini të shëndoshë në Saraj

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar rëndësinë që sporti ka për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.

“Sporti është gjaku që lidh rininë e Sarajit! Një lojë futbolli e organizuar befas nga të rinjtë na kujton se futbolli është pjesë e pandashme e jetës sonë, një hapësirë ku argëtohemi, forcojmë miqësitë dhe largohemi nga streset e përditshme,” ka deklaruar Ramadani.

Ai premtoi se Komuna e Sarajit do të garantojë kushte të mirëfillta për zhvillimin e sportit, përmes investimeve në fusha të standardizuara, infrastrukturë moderne dhe mbështetje për të rinjtë që sportin e shohin si pasion, argëtim dhe stil jete të shëndetshme.

“Sepse Saraji i fortë ndërtohet mbi rininë e shëndoshë,” përfundoi kandidati i AKI-it, Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme