Connect with us

Lajme

Vazhdon ngritja e ASH’së. Kryetari Arben Taravari mirëpret mbështetës të rinj!

Published

on

Kursin të cilën zgjodhi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, siç duket ka gjetur mbështetje masovike nga qarqe të ndryshme shoqëore njofton portali Realiteti.

Me anë të një postimi në facebook z. Arben Taravari njofton për mbështetës të ri, kolegun e tij, mjekun Evzi Isufi nga komuna e Likovës.

Nëmes të tjerash ai shprehet kështu:

“Aleanca për Shqiptarët çdo ditë e më shumë po zgjerohet me kuadro fantastik.

Gjithmonë kënaqësi të mirëpres në Aleancën për Shqiptarët djem të rinj dhe kuadro të shkëlqyer. Sot i urova mirëseardhje Evzi Isufit nga fsh.Mateç komuna e Likovës, djal i ri 29 vjeçar, me profesion mjek i mjekësisë së përgjithshme.

Me pervojën e tij të madhe edhe pse i ri në moshë Evziu i bashkohet ASH-së dhe ekipit tonë, për të kontribuar në të ardhmen e partisë, por edhe në fitoren e madhe të 8 Majit.”

Continue Reading

Lajme

Taravari për vizitë zyrtare në SHBA

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e RMV-së, Arben Taravari ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Arben Taravari do të merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Samitin e së Ardhmes “Zgjidhje multilaterale për një të nesërme më të mirë” në New York, ku marrin pjesë liderët nga e gjithë bota.

Taravari po ashtu pritet të ketë takime të shumta në New York dhe Washington me përfaqësues të lartë diplomatik.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Shumë deputetë të opozitës duan të jenë pjesë e qeverisë, kjo do të ndodhë!

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një intervistë për Radion Evropën e Lirëka komentuar edhe zërat e rritjes së shumicës parlamentare.

Radio Evropa e Lirë: Si ju ashtu edhe kryeministri shpallni një rritje të mazhorancës parlamentare, por asnjë deputet nuk ka kaluar në anën tjetër. Keni hequr dorë nga ideja për të bindur deputetët?

Izet Mexhiti: Jo, ka komunikim. Më shumë deputetë nga opozita po komunikojnë dhe duan të jenë pjesë e mazhorancës së re. Mendoj se, nuk e di datën, por do të ndodhë.

Continue Reading

Lajme

Vendosja e tabelës me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, Gadaf Uzairi: Pak fjalë e shumë punë!

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi në profilin e tij në facebook njofton se sot është vendos tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Pak fjalë e shumë punë!!”, ka shkruar Uzairi.

Kujtojmë që para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Continue Reading

TOP Lajme