Connect with us

Lajme

“Bota serbe” nuk është thjesht simbolikë, rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Se shqetësimi i shprehur në Raportin e Parlamentit Europian lidhur me Maqedoninë e Veriut, respektivisht me promovimin e të ashtuquajturës “botës serbe” nga disa zyrtarë qeveritar të Maqedonisë së Veriut, nuk është nxjerrë si mësim nga Shkupi zyrtar e vërtetojnë defilimet e reja të krerëve të lartë shtetëror të Serbisë në Maqedoninë e Veriut. Njohësit e rrethanave politike shtrirjen e ndikimit të “botës serbe” në vend e vlerësojnë si pjesë të propagandës “serbomadhe” kurse kanë reaguar dhe partitë shqiptare. Nga partia maqedonase VMRO-PP, thonë se “politika serbomadhe dhe shovinizmi ndaj Maqedonisë po merr dimension tjetër dhe kjo falë qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM”, shkruan Portalb.mk.

Fundjavën e kaluar, (12 shtator) me rastin e 109-vjetorit të Betejës së Kajmakçalanit, një delegacioni i Serbisë, që përfshinte klerikë nga Kisha Ortodokse Serbe dhe ushtarë të ushtrisë së Serbisë, në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë, vendosën kurora me lule në majën e Kajmakçalanit, për të shënuar ngjarjen historike të quajtur “Fronti i Selanikut”. Por ngjarja nuk do merrte jehonë, nëse protagonistët nuk do kujdeseshin që të japin edhe mesazhe politike dhe provokative.

“Nën “Flamurin e Unitetit”, ne nderojmë paraardhësit tanë dhe dëshmojmë vëllazërinë mes serbëve dhe maqedonasve – i njëjti trung, e njëjta rrënjë, e ardhme e përbashkët”, shkroi në rrjete sociale ministrja serbe e Punës dhe Politikave Sociale, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, duke promovuar ngjarjen, ku prezent kishte edhe përfaqësues nga ekzekutivi i Maqedonisë së Veriut.

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, ish-drejtor i agjencisë sekrete serbe BIA, dërgoi porosi politike në përkujtimin shtetëror më 7 shtator 2025 në Kajmakçalan: atje “u hap rruga drejt lirisë” dhe prej andej filloi “kthimi në atdhe”, “Porta e Lirisë” përmes së cilës ushtria serbe “hyri përsëri në tokën e vet”.

“Bota serbe” dhe synimi i saj

Njohësi i rrethanave politike në vend, Sefer Selimi në prononcimin e tij për Portalb.mk, ka sqaruar konceptin e “botës serbe”.
“Bota serbe” është koncept politik, i cili është një kopje e “Botës ruse” -Ruski Mir- në gjuhën origjinale. Një projekt gjeopolitik që ka për qëllim ta kthejë Beogradin në epiqendrën e vendimeve politike, të shtrirjes kulturore dhe të orientimit gjeopolitik. Pra, instrumentalizimi i mëtejshëm i segmenteve shoqërore për ta vendosur Beogradin në epiqendrën e vendimmarrjes”, tha Selimi.

Sefer Selimi, foto nga profili i tij në Facebook
Sefer Selimi, foto nga profili i tij në Facebook
Instrumentet e tjera që përdoren në mënyrë aktive, sipas Selimit janë edhe agjencitë dhe shërbimet e inteligjencës, të cilat aktivizojnë çdo instrument tjetër në dispozicion që politika serbe të implementohet dhe të pranohet në shtetet ku synon të shtrihet. Këtu, shton tutje Selimi, përfshihen edhe politika zyrtare dhe jozyrtare.

“Ky është revizionizëm historik që përpiqet të instalohet përmes politikës zyrtare të Beogradit dhe, fatkeqësisht, i mirëpritur apo i aprovuar në një formë nga qeveria e Maqedonisë ka për qëllim shtrembërimin e historisë dhe paraqitjen e fakteve historike në një dritë tjetër, duke tentuar që Serbia të shihet si “çlirimtare” apo “vëllai i madh” i Maqedonisë. Gjithashtu, duhet theksuar instrumentalizimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimi i jashtëzakonshëm që ajo ka mbi Kishën Ortodokse Maqedonase. Edhe kjo përdoret për të shtyrë idenë e “Botës serbe” dhe për të rritur ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut”, tha për Portalb.mk Selimi.

Selimi nënvizon se ndërhyrjet vërehen në të gjitha fushat me një intensitet shumë të madh, sidomos me ardhjen në pushtet të qeverisë së re dhe me pjesëmarrjen e partisë VMRO-DPMNE dhe VLEN-it, si dhe rolit të partisë ZNAM, që ka një afërsi shumë të madhe se partitë tjera me Serbinë.

Xhelo Hoxhiq, kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik në Maqedoninë e Veriut
Xhelo Hoxhiq, kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik në Maqedoninë e Veriut
Për kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Hoxhiq që prej momentit kur Republika e Maqedonisë së Veriut e ndali vetë nga brenda rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, një objektiv strategjik i shtetit dhe pasi u bë e qartë se opozita e atëhershme, sot në pushtet, nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndryshimet kushtetuese për të kapur trenin evropian bashkë me Malin e Zi dhe Shqipërinë, tani më pa asnjë maskë ndjehet ndikimi i asaj që analistët perëndimorë e quajnë “bota serbe”.

“Bota serbe është propagandë serbomadhe e cila synon të minojë kufijtë ekzistues të shteteve në Ballkanin Perëndimor. Nuk e them unë, por të gjithë analistët perëndimorë, po citoj David Cameron, ish kryeministër britanik dhe ish ministër i jashtëm, e theksojnë se Serbia është një shtet-proksi i Rusisë në rajonin tonë. Në këtë kuptim, kjo situatë ka një dimension serioz politik. Është për t’u habitur heshtja e qeverisë, e kryeministrit dhe e dy partive më të mëdha maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, të cilat e quajnë veten “patriotike”, por nuk thonë as edhe një fjalë për propagandën e madhe serbe që paraqet Maqedoninë e Veriut si tokë serbe”, theksoi në deklaratën e tij për Portalb.mk.

Sipas Hoxhiq kjo që po ndodh tani nuk është rastësi apo incident, por një vazhdimësi.

“Do të rikujtoj se në janar të këtij viti, në Shkup erdhi Millorad Dodik dhe në qendër të qytetit, përpara kryeministrit dhe disa ministrave, mbajti fjalime kundër BE-së, kundër NATO-s, kundër Perëndimit, dhe lavdëroi Putinin. Nga ana e qeverisë, pati vetëm një reagim të zbehtë për t’u distancuar nga kjo vizitë, por në vijim kemi parë një vazhdimësi të atyre politikave. Dhe një herë dua të theksoj: me zëvendëskryeministrin e saj që merr rregullisht pjesë në këto aktivitete, kjo qeveri tregon se vijëzimi ideologjik i saj për momentin nuk është integrimi evropian, por afrimi me atë që quhet “bota serbe”, përfundoi Hoxhiq.

Ish-ambasadori, Bllagoj Zashov, nga ana tjetër, tha se është veçanërisht provokuese që flitet për vëllazërinë midis serbëve dhe maqedonasve që kanë ‘të njëjtën rrjedhë.

“Këtë vit ka reagime ndaj sloganit nën të cilin u zhvillua festimi i Kajmakçalanit. Sikur donin të arrinin ndonjë efekt të unitetit serb në kushtet në të cilat ndodhet Serbia tani. ‘Flamuri i unitetit’ si slogan dërgon mesazhin e gabuar dhe pala maqedonase po reagon me të drejtë. Është veçanërisht provokuese që znj. Stamenkovski flet për vëllazërinë midis serbëve dhe maqedonasve që kanë ‘të njëjtën rrjedhë, të njëjtën rrënjë dhe unitet të përbashkët’. Kjo të kujton të kaluarën (midis dy luftërave botërore, por edhe kohën e Millosheviqit). Serbia nuk duhet të kërkojë një ‘botë serbe në Maqedoni’. Serbët janë të barabartë si popull në Maqedoni”, tha ish-ambasadori, Bllagoj Zashov në një intervistë për Racin.mk.

“Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen europiane të vendit

“Është shqetësuese paraqitja e forcave paramilitare, të cilat këtë vit me me bereta të kuqe defiluan në Manastir dhe Maqedoni. Vet akti paraqet lojë me pavarësinë dhe veçantinë e shtetit maqedonas”, shkruan në reagimin e VMRO – Partia Popullore, duke adresuar përgjegjësinë për “politikën shoviniste dhe serbomadhe” te pushteti aktual i cili udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM.

Tema e “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut i ka konfrontuar edhe partitë politike shqiptare.

“Heshtja e turpshme e VLEN-it dhe justifikimet e tyre banale nuk mund të amnistojnë vazalitetin e tyre politik ndaj Mickoskit dhe hapjen e dyerve të RMV-së për projektet hegjemoniste serbe. Sot, VLEN sillet si opozitë brenda qeverisë, ndërsa ‘Bota Serbe’ vepron lirshëm në çdo cep të shtetit”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët

“BDI paralajmëron se ky standard i dyfishtë, ku për marrëdhëniet me Bullgarinë hapet panik kombëtare, ndërsa për marrëdhëniet me Serbinë mbyllen sytë ndaj revizionizmit historik, rrezikon jo vetëm integritetin shtetëror, por edhe perspektivën euroatlantike të vendit”, shkruan në kumtesën e BDI-së në lidhje me prezencën e “botës” serbe në vend.

Ndërkaq, nga koalicioni VLEN deklarojnë se Aleanca Kombëtare për Integrim, ku bëjnë pjesë BDI dhe ASH, janë të fundit që munden të flasin për këtë temë.

“BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për ‘botën serbe’, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me ‘shqiptarinë’, thanë nga VLEN.

Nga VLEN theksojnë se nuk ekziston “botë serbe”, por sipas tyre, ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet në çdo komunë ku ata qeverisin.

Kujtojmë se, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka kohë që debatohet edhe brenda eksponentëve politikë për prezencën e të a.q. “botës serbe” në jetën politike të vendit. Millorad Dodik, politikani kontrovers serb, kryetar i të a.q. Republika Sërpska, në shënimin e “Shën Savës”, festës nacionale të komunitetit serb, organizuar nga Qendra Kulturore Serbe në Shkup, kishte drejtuar porosi kundër Bashkimit Europian. Dodiku ishte i ftuar special i zëvendëskryeministrit të RMV, Ivan Stoilkoviq.

Raporti nga Parlamenti Evropian, paralajmëron për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës dhe dënon promovimin e konceptit të një “bote serbe” nga zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Published

on

By

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”, ka votuar kanidatët për kryetar komune dhe ka miraturar listat për këshilltar komunal. Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari duke njoftuar gjithashtue edhe zgjedhjen e Flakron Bexhetit për nënkryetar të katërt partiak.

”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca pëer shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për krxetar”, tha mes tjerash Taravari.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre viteve, sidomos në kontekstin e bashkëpunimit me VLEN-in. Një nga figurat kyçe që po përdoret si “kartë” për të mbuluar këto dështime është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Analiza e rolit të tij tregon se pjesëmarrja dhe mbështetja e tij për VLEN-in përdoret për të legjitimuar ose për të justifikuar pengesat institucionale dhe dështimet qeverisëse që lidhen drejtpërdrejt me interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Nën 1: VLEN dhe “kartat strategjike” për shqiptarët
VLEN përdor figurën e Albin Kurtit si një alibi për të shmangur përgjegjësitë për dështimet institucionale. Çdo pengesë në realizimin e të drejtave, çdo dështim në procesin euro-integrues, dhe çdo mosmarrëveshje politike me VMRO-DPMNE, prezantohet si një sfidë që lidhet me faktorë të jashtëm apo institucionalë, duke fshehur fajin e vet.

Nën 2: Albin Kurti si mbështetës dhe legjitimues
Mbështetja publike e Albin Kurtit ndaj VLEN-it përdoret për të krijuar imazhin e një bashkëpunimi rajonal dhe pro-evropian, ndërkohë që realiteti tregon se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mbeten të pambrojtur nga dështimet e qeverisë. Kjo “mburojë politike” shërben për të maskuar mungesën e rezultateve konkrete dhe për të justifikuar politikat që nuk shërbejnë interesave të komunitetit shqiptar.

Nën 3: Pasojat për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Ky skenar ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar: ngecje në procesin euro-integrues, mosrealizim të reformave kushtetuese dhe legjislative, dhe depërtim të influencës së aktorëve të huaj si “Bota Serbe” brenda vendit. Shqiptarët humbasin mundësinë për të forcuar pozicionin e tyre politik dhe ekonomik, ndërsa VLEN dhe mburoja e Kurtit përdoren për të justifikuar çdo mangësi.

Nën 4: Roli i përgjegjësisë dhe zgjidhjet
Për të ndryshuar këtë situatë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të kërkojnë llogaridhënie reale nga përfaqësuesit e tyre politikë. Çdo mbështetje e jashtme, qoftë edhe nga Albin Kurti, nuk duhet të shërbejë si justifikim për dështimet e brendshme. Një strategji e qartë, e fokusuar në rezultate konkrete dhe mbrojtje të interesave kombëtare, është e vetmja rrugë për të kapërcyer këtë situatë.

Si përfundim: Roli i Albin Kurtit si alibi i VLEN-it ilustron mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe politikëbërëse ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Vetëm një qasje e pavarur dhe e vendosur nga shqiptarët në vend mund të garantojë avancimin e interesave të tyre dhe të shmangë instrumentalizimin e figurave rajonale për të fshehur dështimet lokale. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e “botës serbe” që po rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen europiane të vendit.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek zhvillimet e fundit që lidhen me intensifikimin e ndikimit politik e kulturor të “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, përmes përkrahjes së hapur të qeverisë aktuale të drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe Ivan Stoillkoviq.

Siç ka patur mundësi opinioni të sheh në mënyrë të hapur dhe të qartë se:
• Në territorin e Maqedonisë së Veriut po mbahen gjithnjë e më shpesh manifestime të organizuara nga Beogradi, ku promovohen narrativa historike të “Serbisë së Vjetër” dhe të ashtuquajturit “çlirimtarë serbë”, duke fyer identitetin dhe shtetësinë e vendit.
• Përvjetorë dhe ceremoni të tilla madje po organizohen në të njëjtën ditë me festat shtetërore të Maqedonisë së Veriut, konkretisht në ditën e pavarësisë së vendit, duke krijuar absurditetin e dy “pavarësive” paralele.
• Përmes vendosjes së pllakave përkujtimore për vojvodën serb Vuk, si dhe me pjesëmarrjen e strukturave paramilitare serbe në ceremoni, po legjitimohet hapur shovinizmi serb, ndërkohë që e njëjta qeveri e VMRO-së e lufton me histeri çdo përpjekje të shqiptarëve për të ngritur një monument të vetin.

E gjithë kjo zhvillohet me praninë zyrtare të përfaqësuesve të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe nën hijen e një marrëveshjeje të fshehtë me Serbinë, marrëveshje e cila asnjëherë nuk është publikuar, as nuk ka kaluar në Parlament.

BDI paralajmëron se ky standard i dyfishtë, ku për marrëdhëniet me Bullgarinë hapet panik kombëtar, ndërsa për marrëdhëniet me Serbinë mbyllen sytë ndaj revizionizmit historik, rrezikon jo vetëm integritetin shtetëror, por edhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Veçanërisht shqetësuese është roli i zëvendëskryeministrit Ivan Stoiljkoviç, i cili prej fillimit të viteve ’90 ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Maqedonisë dhe sot, me retorikë antishqiptare e antibullgare, vepron si zëdhënës i interesave të “botës serbe” në Shkup.

BDI kërkon transparencë të menjëhershme dhe ndërprejen e çdo forme legjitimimi të përpjekjeve serbe për revizionizëm historik në vend, si dhe rikthimin e fokusit të qeverisë drejt prioriteteve të vërteta shtetërore: integrimit europian dhe garantimit të barazisë ndëretnike.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbetet i palëkundur në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

TOP Lajme