Shkruan Rami Mislimi
E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën politike të Maqedonisë së Veriut më shumë si një parti me karakter fetar-islamik, sesa si një forcë që do të përfaqësonte vërtet interesat e qytetarëve. Që nga fillimi, shumë ambasada të huaja, përfshirë edhe atë të SHBA-së, kanë pasur dyshime serioze për mënyrën e financimit të saj. Madje, edhe sot, kjo parti gjendet në listat jo të favorshme në sytë e ndërkombëtarëve.
Lëvizja BESA filloi të paraqitej në opinion si një parti me tespih në dorë dhe me lutje në ditën e Xhuma, duke tentuar të krijojë bindjen se do të përfaqësonte interesat e myslimanëve shqiptarë. Kjo strategji, e dizajnuar dhe mbështetur nga qarqe të huaja, kryesisht nga Lindja e Mesme, pati sukses fillestar dhe gjeti përkrahje te një pjesë e komunitetit shqiptar në Maqedoni.
Nën drejtimin e Adnan Azizit dhe përmes strukturave të tij të errëta, Lëvizja BESA e përdori fenë për të grumbulluar vota dhe për të zgjatur jetën e vet politike. Por, me kalimin e kohës, doli në pah se kjo parti nuk kishte asnjë pikë të përbashkët me interesat kombëtare të shqiptarëve e as fetare, pavarësisht se mban emrin simbolik “BESA”.
Pika e madhe tradhtisë politike ishte kur Adnan Azizi dhe Bilall Kasami lidhën një koalicion parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit, një hap negativ, pasi ishte hera e parë që një parti që pretendonte të ishte shqiptare u bashkua me LSDM-në me emrin „МОЖЕМЕ„ dhe pa kushte kombëtare. Më vonë në një debat publik në TV, ky koalicion u quajt nga vetë Adnan Azizi si një “eksperiment” me shqiptarët. Kjo periudhë eksperimentale me fatin dhe gjakun e shqiptarëve u shoqërua me qëndrimin e tyre disa vjeçar në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev.
Kur u pa se imazhi i “partisë kombëtare” po zbehej dhe gënjeshtrat e tyre po zbuloheshin, Adnan Azizi i “vetëquajturi patriot” tentoi të ringjallte mbështetjen te shqiptarët duke bërë simbolin e SHQIPONJËS në mes të Tetovës.
Por kjo lëvizje, e menduar si strategji për të ndezur ndjenjat patriotike, hasi në një pengesë të fortë dhe të fuqishme nga vetë aleati i tij qeveritar, Hristijan Mickoski.
Kur gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi e pyeti Mickoskin për deklaratën e Adnan Azizit, i cili në një tubim tha se do të ndalonte projektet sllave në Tetovë duke e bërë edhe shqiponjën, ai as që ia përmendi emrin dhe tha se:
“Personi që përmendet nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend.”
Kjo deklaratë e prerë e turpëroi jo vetëm Adnan Azizin, por tronditi edhe krejt koalicionin VLEN, duke i ekspozuar si të pafuqishëm dhe të papërfillshëm.
Që nga ajo ditë, Adnan Azizi nuk ka reaguar më, nuk ka bërë as shqiponjën, e as nuk flet më për patriotizëm. Për të mbuluar këtë turp publik, tani ai është rikthyer tek karta e fesë. Në një tubim të fundit në Tearcë, ai akuzoi partinë opozitare BDI se po tenton të djegë Xhaminë në Kodrën e Diellit, një deklaratë e rëndë, pa fakte dhe që synon të ndezë tensione fetare për përfitime politike.
Adnan Azizi ka treguar se nuk ka kufij kur bëhet fjalë për të mbijetuar politikisht. Ai është në gjendje të përdorë edhe fenë, xhamiat e shkollat, madje edhe të krijojë skandale të rrezikshme, vetëm që të ruajë pozitat dhe pasurinë e tij, në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që vazhdon që qëndrojë në pushtet edhe pasi e turpëroi publikisht kryeministri Mickovski.
Sot, Adnan Azizin nuk e beson më asnjë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai, që dikur bëri “eksperimente” me fatin e shqiptarëve, është në gjendje të djegë edhe xhamia, për të akuzuar të tjerët, vetëm e vetëm që të vazhdojë të jetojë si politikan i pasur dhe i nënshtruar para maqedonasve.
Andaj asnjë shqiptarë çfarë do bindje politike të ketë, KURRË nuk e djegë as Xhaminë e as Shkollën, por do i djegin me votë ata që lujanë me fenë.