Connect with us

Lajme

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Published

on

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin nga liderë të huaj

Mehmeti ka theksuar se e irriton mënyra se si përkrahjet politike trajtohen në bazë të interesave të udhëheqësve të jashtëm, pa marrë parasysh interesin e popullit shqiptar.

“Çfarë më irriton është se kur vjen kryeministri në detyrë dhe e përkrah VLEN-in, ajo është në rregull. Por kur vjen ndonjë emisar i kryeministrit të Shqipërisë që ta përkrah BDI-në, kjo qenka kundër interesit të popullit shqiptar në Maqedoni,” tha Mehmeti.

Ai shtoi se përkrahjet bëhen shpesh për arsyet politike të partive dhe jo për interesin e shqiptarëve.

“Kuri e përkrah VLEN-in vetëm për inat të Edi Ramës. Vetëm pse ai e përkrah BDI-në, nuk kanë ata interes për popullin shqiptar. Ata nuk e dinë çfarë ndodh me popullin shqiptar; ata duan që partia e tyre të jetë në qeveri,” theksoi Mehmeti.

Publicisti thekson se kjo qasje politike minon përfaqësimin real të shqiptarëve në Maqedoni dhe nxit përçarje midis partive shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Published

on

By

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e bashkimit të shqiptarëve drejt synimeve tona kombëtare dhe evropiane.
Pas vizitës në Muzeun Historik të Kongresit, vizitova Bibliotekën ‘Lynkest’, ku dhurova libra për fëmijët shqiptarë – sepse dija është ura më e fortë që lidh të kaluarën me të ardhmen.
Saraji meriton të ecë në këtë frymë: me dije, kulturë dhe vizion evropian.

#Manastiri #Kongresi1908 #DijaNaBashkon #SarajiQëDuam“, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të qytetit, Emri Bajramin, për keqpërdorim të funksionit dhe politizim të institucionit.

Sipas ASh-së, drejtori ka organizuar një mbledhje joformale me shefat e reparteve dhe motrat kryesore në restorantin e spitalit, ku më pas është shfaqur edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit.

“Ky veprim përbën shembull klasik të politizimit të skajshëm të institucioneve dhe ka shkaktuar revoltë të arsyeshme te personeli i spitalit, të cilët janë detyruar të dëgjojnë ‘përrallat’ e kandidatit në garë,” thuhet në reagimin e Degës së ASH-së në Gostivar.

Partia kërkon reagim urgjent nga institucionet kompetente.
“Kërkojmë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, OSBE, KSHZ, si dhe nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu – i cili e ka emëruar këtë drejtor – që të ndërmarrin procedurat e nevojshme ligjore dhe të shqiptojnë sanksionet për këtë abuzim flagrant,” theksohet në komunikatë.

ASH-Gostivar nënvizon se praktikat e tilla nuk do ta frikësojnë kuadrin shqiptar.
“Forma të tilla presioni dhe instrumentalizimi politik nuk e frikësojnë kuadrin shqiptar. Përkundrazi, ato vetëm sa e shtojnë revoltën qytetare dhe e forcojnë bindjen për mobilizim masiv në zgjedhjet e tetorit,” deklaron partia.

Në fund, ASH e cilëson pushtetin aktual si të kapur dhe të bazuar mbi shantazhe e interesa të ngushta.

“Pushteti i kapur, i ndërtuar mbi shantazhe dhe interesa të ngushta, nuk mund të ketë legjitimitet tek shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët është e bindur se verdikti i qytetarëve në tetor do të jetë i qartë dhe ndëshkues për këtë mënyrë qeverisjeje,” përfundon reagimi i Degës së ASH-së në Gostivar.

Continue Reading

Lajme

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Published

on

By

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si ndahen investimet infrastrukturore në qytet.

Mustafi ka akuzuar pushtetin lokal se po favorizon lagjet me shumicë maqedonase, ndërsa shqiptarët po lihen anash. Mustafi kujtoi rastin e bekatonizimit të hapësirës pas stadiumit të KF Bashkimi, ku sipas tij pati kundërshtime nga kryetarja e Këshillit Komunal, ndërsa sot po promovohen projekte të ngjashme në lagje maqedonase pa asnjë pengesë.

Postimi i plotë i Mustafit:

“Kur unë dhe nënkryetari i ASH-së Gezim Kadriu insistuam dhe vendosëm ta bekatonizonim hapsirën pas stadiumit të KF Bashkimit, kryetarës së këshillit aq shumë ju dhimbsën ato bekatonka sa që para çdo votimi të buxheti e ribalanci e thoshte: “Keni harxhuar shumë bekaton aty, sa që e keni bërë pistë për aeroplana”.

Ndërsa tani po e njejta promovon parking në një lagje që banohet me popullsi maqedonase, po për këtu nuk i dhimbsen bekatonkat e harxhuara.
E për deri sa VLENi vazhdon të FLEN, rikujtoj opinionin e qytetarët shqiptarë të Kumanovës, së këtë periudhë janë bekatonizuar gjithsej 29 rrugë, dhe të gjitha në lagjet e fshatrat me popullsi maqedonase, ndërsa asnjë rrugë në lagjet tona nuk është bekatonizuar.
Tri vite e para të këtij pushteti, tjetër këngë këndohej, gjithçka ndahej në shifrat 30, 40 madje edhe 50% për vendbanimet tona.

Kjo qasje dhe ky nënçmim duhet dhe do të përfundoj sa më shpejtë!”, ka përfunduar Mustafi.

Continue Reading

TOP Lajme