Connect with us

Lajme

“Komuna Jonë” – projekti i Blerant Ramadanit për lidhje 24/7 mes qytetarëve dhe komunës së Sarajit

Published

on

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, në një intervistë për PressOnline.al, ka paralajmëruar prezantimin e një aplikacioni të ri inovativ me emrin “Komuna Jonë”, i cili do të vihet në funksion sapo të nisë fushata zgjedhore.

Sipas Ramadanit, aplikacioni do t’u mundësojë qytetarëve qasje 24/7 për të raportuar probleme, për të dhënë propozime dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me komunën. Ai ka theksuar se do të krijohet një ekip i posaçëm, i cili brenda 24 orëve do të përgjigjet ndaj çdo kërkese apo raportimi të qytetarëve.

“Komuna jonë do të jetë e hapur dhe transparente. Çdo tender, çdo njoftim dhe çdo projekt do të ndahet me opinionin e gjerë dhe me bashkëqytetarët tanë të Sarajit. Ne udhëheqjen nuk e shohim vetëm si pushtet, por edhe si shërbim ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Ramadanit.

Ai ka shtuar se qytetarët do të kenë rol aktiv edhe në vendimmarrje për projektet madhore. “Për çdo iniciativë të rëndësishme do të kërkojmë edhe miratimin e qytetarëve, që ata të kyçen në përkrahje ose në votim nëse projekti duhet të realizohet apo jo”, ka përfunduar Ramadanit, duke theksuar se ky model do të forcojë bashkëpunimin mes komunës dhe qytetarëve të Sarajit. (PressOnline.al)

Continue Reading