Connect with us

Lajme

Hartat kadastrale saktësojnë vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, mbi 11 mijë kilometra katror të uzurpuara nga Serbia

Published

on

Kamenicë – Karaqeva siguron harta kadastrale të rëndësishme, ku mbrohen 11 mijë kilometra territor, që aktualisht ndodhet në pjesën e Serbisë ose është uzurpuar nga Serbia. Selver Lenjani thotë se këto harta qartësojnë gjithçka dhe del se Serbia është okupatore e tokës së Kosovës.

Hartat kadastrale janë siguruar nga Serbia ndërsa aty shihet se toka aktuale menaxhohet nga Serbia, ndërsa sipas hartave e njëjta tokë i takon Karaqevës, gjegjësisht territorit të Kosovës.

Selver Lenjani thotë për rajonipress se këto harta do të shërbejnë që në bisedimet eventuale të mbrohet territori i Kosovës.

Hidromorava
“Unë kam trokitur në çdo derë e dyer të shtetit të Kosovë, ndërsa deri tani as Vjosa Osmani, e as Albin Kurti, nuk kanë dashur të dëgjojnë për kërkesat tona. Na kanë injoruar dhe nuk na kanë përfillur edhe pse u kemi bërë kërkesa të hapura, që ta vizitojnë brezin kufitar” tha Lenjani.

Lenjani tha se hartat kadastrale duhet të shërbejnë për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë e cila përherë ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës./rajonipress/

Continue Reading