Lajme
Ramadani: Partitë e vogla dhe individët pa pesh politike(VLEN) duhet të largohen nga skena politike në kampin shqiptar
Nga Liridon Ramadani
Sot shqiptarët po mbahen peng nga disa parti të vogla që s’janë as strukturalisht të formuara, as me bazë reale.
-Izet Mexhiti ka parti pa degë e pa organizim.
-Bilali ekziston vetëm në Tetovë.
-Arben F. s’ka as parti, as bazë.
-E njëjtë Alternativa dhe Bekim Qoku.
Megjithatë, këta sot pretendojnë të vendosin për fatin e shqiptarëve! Është e domosdoshme që partitë e vogla në kampin shqiptar të largohen nga skena.
Po, edhe ne kemi thënë se BDI-së i takonte një mandat opozite. Por sot nuk jetojmë në rrethana normale:
-Në qeveri kemi Mickovskin.
-Në opozitë është Levica ekstremiste.
-SDSM, që dikur ishte liberal, sot ka rrëshqitur në terrenin nacionalist.
Në këto kushte, për shqiptarët u bë emergjencë unifikimi i kampit tonë politik ose ndryshe, disbalanci elektoral.
Këto zgjedhje nuk janë thjesht administrative janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve.
Duhet të largojmë partitë e vogla, të krijojmë balancë të fuqishme elektorale, të ndalim hovin nacionalist maqedon. E pastaj, patjetër, herët a vonë, do të vijë koha edhe përballja me BDI-në.
