Connect with us

Lajme

Rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 18.08.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,378 den/kg dhe tani do të jetë 38,265 den/kg.

Nga data 26.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,265 (denarë/kilogram).

Continue Reading

Lajme

Edhe pas tre javësh, ende asnjë i ndaluar për thirrjet nacionaliste në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Published

on

By

Kanë kaluar më shumë se tre javë nga ndeshja e basketbollit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, por ende nuk është identifikuar asnjë prej personave që bënë thirrje nacionaliste dhe antishqiptare nga tribuna.

Në këtë përballje u dëgjuan brohoritje fyese ndaj shqiptarëve, edhe pse në sallë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Qeverisë të prirë nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinion, duke u cilësuar si një akt i papranueshëm që dëmton sportin dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u pyet se përse edhe pas disa javësh nuk janë kapur ende fajtorët, u përgjigj se Prokuroria ka formuar lëndë dhe dërgoi porosi që politika të largohet nga sporti.

“Sipas njohurive të mia prokuroria ka nisur procedurë. Mirë që kishte reagim. Sporti nuk është vend për dërgimin e mesazheve politike. Të gjithë ata që e kanë keqpërdorur, nuk i’a mendojnë të mirën këtij shteti. Institucionet duhet t’i gjejnë dhe t’i dënojnë”, theksoi kryeparlamentari Gashi.

Nga Prokuroria e Kumanovës ende nuk kanë dhënë detaje se çfarë po ndodhë me hetimet dhe të dyshuarit. Javë më parë nga kjo prokurori bënë të ditur se në bashkëpunim me SPB Kumanovë janë dhënë udhëzime për hetime, duke përfshirë edhe sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në sallë, me qëllim identifikimin e autorëve. Deri më sot, rezultatet konkrete mungojnë.(INA)

Continue Reading

Lajme

Disha: Bilall Kasami së bashku me Saubermacher kanë dërguar në përmbarues mbi 10mijë qytetarë

Published

on

By

Ish koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës, Liridon Disha ka ngritur alarmin se sot gjatë ditës dhjetra qytetarë kanë marrë urdhëresa nga përmbaruesit ku sipas Dishës deri tani janë afër 10mijë qytetarë që janë dërguar në përmbarues nga Kasami dhe Saubermacher, shkruan Top24

Liridon Disha

Në lagjen “Shaip Kamberi” në Tetovë sot postieri ka shpërndarë me dhjetra urdhëresa nga përmbaruesit për çështjen e mbeturinave. Në qytet ka mbi 10.000 qytetarë që përballen metë njejtin problem.

Durimi i qytetarëve ka marrë fund. Nuk mundemi më të udhëhiqemi nga një Kryetar Komune që i dërgon qytetarët në përmbarues. Shtrejnton fakturat e taksave komunale dhe asaj në pronë.

MJAFT MË!!!

Continue Reading

Lajme

Ditmire Shehu dorëzoi padi në Gjykatën Administrative për uljen e numrit të këshilltarëve

Published

on

By

Anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu dorëzoi në Gjykatën Administrative padinë lidhur me udhëzuesin që e miratoi KSHZ-ja për numrin e këshilltarëve komunalë. Kjo padi vjen pasi Qeveria dërgoi deri te KSHZ vendimin për numrin e këshilltarëve edhe pse kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Për këtë, në 14 komuna është shkaktuar ulje e numrit të këshilltarëve. Ditmire Shehu, fillimisht kërkoi që udhëzuesi të miratohet me konsensus, duke u thirrur në dispozita të Kodit Zgjedhor, ndërsa më pas ishte e vetmja që u shpreh kundër këtij vendimi, i cili megjithatë u miratua me pesë vota “për” dhe një “kundër”. Siç na njoftoi Shehu, padia është dorëzuar me kërkesë të trajtohet si lëndë e procesit zgjedhor, me çka afati për përgjigje duhet të jetë më së voni 48 orë.

Vendimi i Qeverisë nga ana tjetër, ka dalë nga Regjistrimi i Popullsisë i vitit 2021. Qeveria në shtator të vitit të kaluar miratoi vendim për rritjen e numrit të këshilltarëve komunalë në Kisella Vodë, Karposh dhe Studeniçan dhe ulje të numrit të këshilltarëve në 14 komuna, edhe atë në Gostivar, Kërçovë, Kratovë, Krivapallankë, Kumanovë, Pehçevë, Strugë, Vrapçisht, Debarcë, Zhelinë, Jegunovc, Novosellë, Tearcë, dhe Qendër Zhupë. Uljen më të madhe e pësoi komuna e Gostivarit, ku nga 31 këshilltarë, numri u zvogëlua në 23. Sipas regjistrimit të vitit 2002, komuna e Gostivarit, kishte 80 mijë banorë, por në vitin 2021, numri u ul në 60 mijë banorë si rezultat i ndarjes që u bë në popullsi rezidente dhe jorezidente.

Për vendimin e KSHZ-së ankimim para Gjykatës Kushtetuese paralajmëroi edhe BDI-ja opozitare. Sipas tyre, vendimi i KSHZ-së është anti kushtetues dhe qëllimi është majorizimi etnik dhe përjashtimi i shqiptarëve nga vendimmarrjet. Nga VLEN u përgjigjën se BDI-ja është shkaktarja kryesore e këtyre padrejtësive pasi lejoi ndarjen e qytetarëve në rezident dhe jo rezident në regjistrimin e 2021-shit.

Continue Reading

TOP Lajme