Listat e pavarura në zgjedhjet lokale me mbështetje të dy nënshkrimeve shikohen si element kritik i zgjedhjeve lokale të tetorit. Profesori universitar Bashkim Selmani përshëndet pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje por shfaq dyshimet për kërkesën e ulët të nënshkrimeve. Selmani thotë se mund të paraqiten shpërdorime.
“Në këtë rast edhe për kandidatët e pavarur, është mirë të vlerësohet një çështje dhe të ketë kandidat të pavarur, mirëpo mënyra se si e imponon qeveria është element me të cilin mund të pritet pasoja eventuale dhe shpërdorimet me të cilin do të ketë përqindje e vendimmarrjes së kandidatëve partiak. Kjo është një nga mentalitetet të cilin gjithmonë KSHZ-ja ka qenë preh e këtyre rrethanave.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani.
Sipas Selmanit KSHZ më shumë I kushton energji zgjedhjeve se sa zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Kjo rregull e re zgjedhore, sipas Selmanit krijon hapësirë për të pasur keqpërdorime gjatë votimit.
“Kjo akoma më shumë përbën hapësirë për të pasur keqpërdorime dhe kuti përsa i përket zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër në asnjë mënyrë nuk i kanë prioritet mënyrën dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve duke filluar nga borxhi publik, kriza ekonomike dhe faktorë të tjerë.”, tha Selmani.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se listat mund të jenë 7 apo 8 metra të gjata me kandidatë të pavarur, por ka thënë se fotografia e qartë do të mësohet më dorëzimin e listave më 1 shtator. Kryeministri druan se më këtë rast mund të krijohej huti tek qytetarët gjatë votimit, ulje të pragut zgjedhor madje edhe dështim të zgjedhjeve. Nëse vijon që procesi të dalë I pasuksesshëm, Mickoski ka paralajmëruar ndërhyrje qeveritare. Trazimi i ujrave parazgjedhore erdhi pas vendimit të KSHZ-së që kandidaturat e pavarura të mbështeten me dy nënshkrime, pasi vendimi paraprak parashikonte mbështetje prej 1% të mbështetësve nga numri I përgjithshëm I votuesve në zonën e caktuar.