Connect with us

Lajme

Nga sot deri më 11 shtator, Lista Zgjedhore në shqyrtim publik

Published

on

Në prag të zgjedhjeve lokale të caktuara për 19 tetor, sot nis shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore, i cili do të zgjasë 20 ditë, deri më 11 shtator në mesnatë.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko, në seancën e djeshme u bëri thirrje qytetarëve që nga sot e deri më 11 shtator të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në zyrat rajonale të KSHZ-së, adresat e të cilave janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit. Zyrat do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00, përfshirë fundjavat dhe ditët e festave. Më 11 shtator, ditën e fundit të shqyrtimit publik, ato do të jenë të hapura deri në mesnatë.

Qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave, qoftë në zyrat rajonale të KSHZ-së, në zyrat lokale të vendbanimit ose përmes postës elektronike. Kërkesat do të pranohen nga 23 gushti deri më 11 shtator dhe duhet të shoqërohen me dokumentacionin përkatës.

E drejta për shqyrtim në Listën Zgjedhore u garantohet edhe personave në paraburgim dhe të dënuarve me burgim, të cilët kërkesat i dorëzojnë përmes organeve kompetente deri më 11 shtator.

KSHZ është e obliguar të marrë vendim mbi kërkesat brenda 24 orëve nga pranimi i tyre. Në rast refuzimi, qytetarët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Administrative, e cila gjithashtu duhet të marrë vendim brenda 24 orëve. Vendimi përfundimtar i gjykatës bëhet pjesë e Listës Zgjedhore të miratuar nga KSHZ.

Pas përfundimit të shqyrtimit publik, më së voni deri më 14 shtator, KSHZ do t’ua dorëzojë Listën Zgjedhore partive politike që kanë kërkuar qasje. Ato kanë afat deri më 19 shtator për të paraqitur kërkesa për ndryshime në listë. Vendimet për këto kërkesa merren brenda tre ditëve, ndërsa edhe partitë kanë të drejtë ankese në Gjykatën Administrative.

Institucionet shtetërore si Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe gjykatat themelore, janë të obliguara të dorëzojnë të dhëna shtesë për qytetarët që hyjnë në kategoritë e veçanta (persona që mbushin 18 vjeç deri më 19 tetor, persona në burg, qytetarë pa zotësi juridike etj.).

Lista Zgjedhore përfundimtare, me të gjitha ndryshimet e përfshira pas shqyrtimit publik, do të mbyllet më së voni më 26 shtator. KSHZ do ta nënshkruajë versionin përfundimtar më së voni deri më 3 tetor, 15 ditë para ditës së zgjedhjeve. (PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Bexheti: Në tetor, Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura

Published

on

By

Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Kështu ka reaguar në Facebook, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa ka komentuar akuzat e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së se “po përgatit skenare të fshehta për zgjedhjet lokale” dhe se “gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë”

Statusi i plotë i Blerim Bexhetit:

Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!

Continue Reading

Lajme

Kasami e mohon problemin, ndërsa shqiptarëve u shkurtohen këshilltarët – vetëm në Gostivar 8 më pak

Published

on

By

Kryetari i Tetovës dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vazhdon të relativizojë një çështje serioze që prek drejtpërdrejt përfaqësimin politik të shqiptarëve në nivel lokal. Sipas tij, ulja e numrit të këshilltarëve në disa komuna “nuk ka bazë etnike” dhe “nuk është problematike”, megjithëse faktet tregojnë të kundërtën.

Vetëm në Gostivar, komunë me shumicë shqiptare, numri i këshilltarëve do të ulet për 8, një goditje e rëndë për përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në këshillin komunal. Dhe jo vetëm kaq – edhe në Tetovë, komuna që ai vetë e drejton, është paraparë ulje e numrit të këshilltarëve.

Në vend që ta mbrojë interesin e votuesve shqiptarë dhe të kërkojë zgjidhje institucionale për këtë padrejtësi që buron nga interpretime të kontestuara të rezultateve të regjistrimit, Kasami zgjedh të sulmojë opozitën shqiptare, duke e quajtur reagimin e tyre “lojë politike”. Në të njëjtën kohë, ai vetë angazhohet me retorikë boshe pa kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse dhe pa ndërmarrë veprime konkrete.

Kërkesat e tij të mjegullta për “vendime më të shpejta të Gjykatës Kushtetuese” duken më shumë si përpjekje për t’ia hedhur fajin diku tjetër, se sa si qëndrim i qartë për të mbrojtur përfaqësimin real të qytetarëve shqiptarë në këshillat komunalë.

Kjo qasje e zbutur dhe e paqartë ngre pikëpyetje serioze: Kujt i shërben Bilall Kasami, kur në vend që të mbrojë interesin e qytetarëve të vet, mundohet të minimizojë një padrejtësi të hapur?

Continue Reading

Lajme

Pasholli për Mickoskin: Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan

Published

on

By

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli ka kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski, për deklaratën e tij ku flet për BDI-në, njofton Top24.

“Një kryeministër i papjekur nuk mund të udhëheqë një shtet!
Sa herë që gjërat nuk shkojnë siç i do ai, nuk merr përgjegjësi, por fshihet pas ankesave dhe populizmit dhe kjo qartë dëshmon mungesën e vizionit, lidershipit dhe guximit.
Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan sa herë sfidohet, por për një udhëheqës që përballet me sfidat dhe ndërton të ardhmen!
Parashikimet boshe dhe përpjekjet për të dezinformuar opinionin janë dëmi më i madh që i bëhet shoqërisë dhe shtetit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale!”, shkruan Pasholli.

Continue Reading

TOP Lajme