Connect with us

Lajme

Investime konkrete dhe punë të pandërprera në Gostivar dhe Vrapçisht – modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët

Published

on

Pas një ndërprerjeje të përkohshme të punimeve për shkak të sezonit veror dhe pranisë së mërgimtarëve, me qëllim shmangien e tollovive, Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit kanë rifilluar me intensitet të lartë projektet infrastrukturore.

Në Gostivar, gjatë kësaj jave do të nisin tre projekte të rëndësishme: rikonstruimi i rrugës “Pançe Popovski”, si dhe dy rrugë në lagjen “Mara Ugrinova”, pranë stacionit të autobusëve. Në fillim të muajit shtator do të vijojnë punimet edhe në bulevardin kryesor të qytetit. Paralelisht, po punohet në rrugën pranë varrezave të fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme, ndërsa në shtator do të nisë rikonstruimi i rrugës tek varrezat e Çegranit dhe disa rrugëve të tjera në Banjicë të Epërme pas përfundimit të kanalizimit fekal.

Në Vrapçisht po realizohet një investim madhor – ndërtimi i sistemit të ri të furnizimit me ujë, me burim të ri dhe rrjet tërësisht modern. Ky projekt garanton furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë për çdo familje, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për banorët.

Ndërkohë kanë përfunduar edhe projekte të tjera të rëndësishme: rruga Negotinë–Kalisht është transformuar me trotuare dhe standarde bashkëkohore, është rregulluar shëtitorja buzë lumit Mazraça në Negotinë, si dhe është pastruar korita e lumit. Po ashtu, rruga e fushës në Dobërdoll tashmë është në funksion të qytetarëve.

Të gjitha këto janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara së fundmi në këto dy komuna. Në çdo vendbanim të Gostivarit dhe Vrapçishtit po punohet me përkushtim dhe rezultate konkrete.

Ky është modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët – punë e përditshme, investime të prekshme dhe realizim i zotimeve të dhëna para qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

Published

on

By

Dy të mitura kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, në rajonin e Kërçovës.

Sipas informacioneve të konfirmuara sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), një vajzë 15-vjeçare nga fshati Kolibari, e cila po drejtonte një katërçikletë me targa të regjistruara në Kërçovë, humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ajo dhe pasagjerja e saj, gjithashtu e mitur nga fshati Greshnicë, humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Mjeku i ndihmës së shpejtë konstatoi vdekjen e të miturave në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani kokë më kokë me banorët e Çajlës së vjetër për të dëgjuar kërkesat e tyre

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani sot ka qëndruar në fshatin Çajlë të vjetër ku ka biseduar dhe dëgjuar nga afër hallet dhe problemet e qytetarëve të kësaj pjese, shkruan Top24

Vizitë në Çajlë të Vjetër, kokë më kokë me çdo banor. U takuam me qytetarët për të dëgjuar kërkesat e tyre. Falemnderim për mikpritjen dhe bashkëpunimin e banorëve!

Continue Reading

Lajme

AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria

Published

on

By

Pasi u bindën se kanë dështuar përmes imponimit të kandidatëve përmes VLEN dhe “të pavarur”, pasi panë që Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm në çdo komunë dhe shqiptarët nuk pranojnë “të preferuarit” e VMRO-së, kryeministri Hristijan Mickoski sot doli me një skenar të ri ogurzez për vendin.

Deklarata e Mickoskit se cenzusi në zgjedhjet lokale mund të dështoj dhe se Qeveria në atë rast do të emërojë udhëheqës të komunave, është në fakt një plan i ri për të sabotuar zgjedhjet lokale, për të penguar daljen në zgjedhje dhe për të imponuar kryetarë të dhunshëm në komunat shiqptare, njëjtë si në kohën e kralevinës dhe ish Jugosllavisë dhe ngjashëm siç bënë edhe me Qeverinë duke zgjedhur përfaqësuesit jolegjitim të shqiptarëve vetëm se ishin të pëlqyer për Mickoskin.

Këto plane janë qartë të lexueshme ashtu si edhe ato paraprake që tanimë kanë dështuar. Shqiptarët do të ja japin përgjigjen kësaj Qeverie dhe kryeninistrit në Referendunin e Tetorit me daljen masive dhe fitoren plebishitare të kandidatëve të AKI-së që në rreth të parë.

– Aleanca Kombëtare për Integrim

Continue Reading

TOP Lajme