Lajme
ASh mesazh për mirëmengjes: Artan Grubi në panik, humbet kontrollin, Matematikisht 8 maji afrohet
Një postim sot duke ju uriar mirëmengjes të gjithëve po shihet në faqen zyrtare të ASh-së. Në këtë mesazh i drejtohen Artan Grubit që të mos i kërcënojë dhe të bëjë ca ditë pushim. Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:
https://www.facebook.com/share/p/SdSbRFfq5CYcGV7Z/?mibextid=I6gGtw
“Mirëmëngjes të gjithëve!
Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti…
Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni!
Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin!
Afër…shumë shumë afër!
NDRYSHIMI KA NIS!”- thuhet në postimin e faqes zyrtare të ASh-së
