Sport
Ebubekir Aziz – Talent i rrallë që po troket në dyert e futbollit të madh!
Një emër që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin vendor është ai i Ebubekir Aziz, i lindur më 1 maj 2005, një talent që ka kaluar nëpër shkollat më serioze të futbollit në vend dhe që tashmë po përflitet si një nga lojtarët më premtues të brezit të tij.
Karriera e tij ka nisur në moshë shumë të re me KF Gostivarin, ku që në moshën 7-vjeçare tregoi potencial të jashtëzakonshëm. Më tej, rrugëtimi i tij vazhdoi në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale me ekipe si KF Renova (15-16.5 vjeç), FJ Shkëndija (16.5-18), KF Arsimi (18-19) dhe aktualisht te FK Xhepçishti (19-20).
Luan në pozitën krilo e djathtë, ndërsa arma e tij më e fortë është këmba e majtë – një kombinim teknik që e bën të papërmbajtshëm në situata një kundër një dhe tepër i rrezikshëm në zonën kundërshtare.
Me shpërthime në krah, vizion të qartë loje dhe inteligjencë taktike, Ebubekir është tashmë në radarët e klubeve të mëdha në vend, të cilat po e ndjekin nga afër zhvillimin e tij.
E ardhmja duket premtuese për këtë lojtar të ri që jo vetëm ka talent, por edhe disiplinë, karakter dhe përkushtim – tipare që e bëjnë një profil serioz për futbollin profesionist.
