Connect with us

Lajme

Shqiptarëve u merren pozitat udhëheqëse në disa sektorë kyç të shëndetësisë, zëvendësohen me kuadro maqedonas

Published

on

Në disa nga sektorët më të rëndësishëm të sistemit shëndetësor në vend, si ortopedia, neurologjia dhe toksikologjia, janë regjistruar ndryshime të konsiderueshme në pozitat udhëheqëse. Burime brenda institucioneve shëndetësore bëjnë me dije se këto vende të rëndësishme, të cilat deri më tani ishin të drejtuara nga kuadro shqiptare, u janë marrë për arsye ende të paqarta dhe janë zëvendësuar me udhëheqës maqedonas.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime për një tendencë të mundshme të margjinalizimit të profesionistëve shqiptarë në strukturat udhëheqëse të sistemit shëndetësor publik. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet për arsyet e largimeve apo për kriteret mbi të cilat janë bërë këto emërime të reja.

Organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar kanë kërkuar transparencë dhe barazi në përfaqësimin institucional, veçanërisht në sektorët që kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, siç është shëndetësia.

Continue Reading

Lajme

Skandal në Tetovë: Bilall Kasami nuk i ndal favoret ndaj VMRO-së – punëson bashkëshorten e sekretarit Darko Kocevski

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vazhdon me veprimet e dyshimta në menaxhimin e qytetit, duke u përballur me kritika për një sërë parregullsish, përfshirë: shitjen e pronave publike, vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit si favor ndaj VMRO-DPMNE-së, dhe emërimet politike në pozitat kyçe si ajo e sekretarit të komunës dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Qytetit”.

Së fundmi, Kasami ka siguruar edhe punësimin e bashkëshortes së sekretarit të Komunës, Darko Kocevski, duke lënë anash aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa, të cilët vazhdojnë të punojnë me kontrata të përkohshme apo të mbeten jashtë institucioneve.

Burime të afërta me administratën komunale theksojnë se Kasami, i shqetësuar nga rënia e mbështetjes në opinion publik, po favorizon një rreth të ngushtë të udhëheqësve lokalë të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, ndërkohë që qytetarët e tjerë maqedonas nuk përfshihen në këto vendime.

Për më tepër, kryetari i Tetovës është vënë në qendër të vëmendjes edhe për një donacion prej 800 mijë eurosh, të pranuar nga një kompani serbe, e cila gjatë vitit 2024 ka realizuar fitim vetëm në vlerë prej 50 mijë eurosh – duke ngritur dyshime serioze mbi qëllimin dhe transparencën e këtij transaksioni.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Nesër të gjithë në Prishtinë për UÇK-në

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën paqësore që do të mbahet nesër, më 7 gusht, në Prishtinë, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK).

Protesta do të nisë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë nga mbarë trojet shqiptare për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej disa vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Nesër, në Kosovë, mblidhen shqiptarët për të thënë se asnjë luftëtar lirie nuk mund të gjykohet e as dënohet nga askush!” – ka deklaruar Taravari.

OVL UÇK ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe e përqendruar në kërkesën për drejtësi ndaj atyre që udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Nëna, motrat dhe gruaja në Çair janë zgjuar, kërkojë të ardhme për fëmijët e tyre!

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka vazhduar takimet me qytetarët dhe banorët e Çairit. Osmani gjatë ditës së sotme ka takuar nënat, motrat dhe gratë e Çairit të cilat kërkojnë të ndalet kjo politikë në Çair pasi nëse vazhdohet kështu në Çair nuk ka të ardhme për fëmijët dhe familjet e tyre, shkruan Top24

Nëna, gruaja, motra në Çair është zgjuar.
Këto zgjedhje nuk janë thjesht politike janë personale. Sepse ato e ndjejnë më thellë se kushdo tjetër se nëse kjo politikë në Çair vazhdon siç është, nuk ka të ardhme për fëmijët dhe familjet e tyre.
Në takimin me Forumin e Gruas të Këshillit Vendor “Teli” pashë një mobilizim të paparë: gra që nuk heshtin më.
Për Çairin që duam!

Continue Reading

TOP Lajme