Connect with us

Lajme

VLEN, nga shpresë e shqiptarëve në “leckë” politike e Mickoskit

Published

on

Nga jashtë mund të duket si një histori e zakonshme përplasjesh brenda një koalicioni: akuza, kundërakuza, prishje të balancave, ego dhe mosdurim personalitetesh që mendojnë më shumë për postin sesa për projektin. Por rrëfimi i fundit i Arben Taravarit në një intervistë të gjatë na tregon diçka më të thellë, më strukturore dhe më të dhimbshme: mungesën e kulturës politike që shkon përtej pushtetit dhe përtej logjikës “ta marrim sa më shumë për vete”, shkruan PressOnline.al

Taravari e pranoi pa e fshehur se kishte premtime që nuk u realizuan. Se projekti i VLEN, që filloi si një orkestër për ndryshim, u kthye në një simfoni të çakorduar ku gjithkush mendonte për karrigen e vet. Pranoi se ishte më mirë të dilte nga qeveria, sesa të bëhej vegël e dikujt që nuk respekton as marrëveshjet, as shqiptarët. Ishte një gjest që mund të shihet si i guximshëm, por që sërish nuk e mbulon dot boshllëkun që u pa qartë: mungesën e një vizioni të thellë, të qëndrueshëm dhe të përbashkët.

E njëjta histori është përsëritur për tri dekada në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut: koalicione që ngjiten e shkëputen rreth emrave, jo rreth ideve. Marrëveshje që bëhen për poste, jo për programe. Krejt kjo e mbuluar me retorikë patriotike dhe premtime për “bashkim të shqiptarëve”, që zakonisht mbeten fjalë të bukura për ekrane dhe fushata.

Taravari tha hapur se Albin Kurti nuk e përçau Aleancën, por ndihmoi për të krijuar një projekt të përbashkët. Madje, qëndroi pas idesë për ta kandiduar Taravarin për president, si një hap për të rritur faktorizimin e shqiptarëve. Por edhe kjo mbeti vetëm ide. Sepse, siç tha vetë Taravari, kur funksionon një koalicion me katër ose pesë “mbretër” që secili do të jetë qendra e vendimmarrjes? Përgjigja është e thjeshtë: nuk funksionon.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot ndihen më të përçarë se kurrë. Për më tepër, ndihen të lodhur nga të njëjtat skena që përsëriten: më shumë debat për poste sesa për projekte, më shumë retorikë kombëtare sesa reforma konkrete, më shumë fjalë për flamurin dhe gjuhën sesa ligje që prekin jetën reale të qytetarit.

Ky nuk është dështim vetëm i një partie, apo i një lideri, por i gjithë skenës politike shqiptare që nuk ka arritur të nxjerrë një projekt të madh dhe gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm në kohë dhe të mbështetur mbi ide, jo vetëm mbi numra dhe pazare.
Dhe kur mungon projekti, mbetet vetëm pushteti.

Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët atje kanë nevojë për një vizion që nuk shërben vetëm për të marrë vota, por që ndryshon realitetin: për decentralizim real, për zhvillim ekonomik të rajoneve shqiptare, për barazi në administratë, për reforma që zgjasin më shumë se një mandat.

Deri atëherë, do të vazhdojmë të dëgjojmë intervista si kjo e Taravarit: me tone autokritike, me pak reflektim, por sërish pa një ofertë të qartë për nesër.

Sepse, në fund të fundit, ajo që mbetet si trashëgimi nuk është se kush ishte ministër, kush ishte kryetar apo president, por se çfarë ndryshoi për shqiptarët. Dhe në këtë, historia e viteve të fundit është më shumë një listë premtimesh të pambajtura sesa një listë suksesesh.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

Lajme

Albi Qamili merr nga 40 mijë denarë në M. Ekonomisë. Kasami: Albi punon pa pare (Dokument)

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Këshillit të Tetovës, Albi Qamili, rezulton se muajt e fundit ka marrë pagë nga Ministria e Ekonomisë, edhe pse gjatë kësaj kohe është parë duke punuar në restorantin e tij privat “PRIMAVERA”.

Sipas të dhënave nga Open Finance, Qamili ka përfituar nga 40 mijë denarë në muaj gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, pa qenë i pranishëm asnjëherë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka transferuar një shumë prej 100 mijë denarësh në llogarinë e restorantit PRIMAVERA. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, ka deklaruar se kjo pagesë është bërë për shkak të pritjes së mysafirëve gjatë verës kulturore.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi detyrën apo pozitën që Albi Qamili mbulon në këtë institucion./TS/

Continue Reading

TOP Lajme