Connect with us

Lajme

Snopçe: VMRO-DPMNE ka hyrë në skenare të qarqeve që s’ja duan të mirën vendit, rrezikohet ardhmëria nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese

Published

on

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarër, Halil Snopçe në intervistën e tij për Top Channel u shpreh se kontesti kryesor në Maqedoninë e Veriut janë ndryshimet kushtetuese e që duhet të ndodhin.  Sipas tij, ndryshimet kushtetuese hasin në rezistencë nga partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE.

“Për mendimin tonë në vend që kjo parti të angazhohet për hapjen e horizonteve të perspektivës, ata krijojnë horizonte të rrezikut, që unë jam i prirur të besoj që vijnë nga qarqet që nuk ia duan të mirën Maqedonisë”, u shpreh Snopçe.

Ai shtoi se perspektiva evropiane është perspektiva e vetme e Maqedonisë së Veriutdhe se nuk ka alternativë tjetër, dhe me anëtarësimin e vendit sjell përfitime në të gjitha sferat.

Në pyetjen nëse Aleanca për Shqiptarët ka vija të kuqe me VMRO-DPMNE-në, deputeti Snopçe theksoi se VMRO ka qenë arsyeja kryesore për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe se kundërtimin e ndryshimeve kushtetuese e kanë prej qarqeve te rezikshme qe nuk duan te miren vendit tonë.

https://www.facebook.com/share/v/2pdfm1TM7bRovrWi/?mibextid=WC7FNe

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

Lajme

Ramadani drejtuar Selës: Ne nuk kemi gabuar dhe s’kemi pse të kërkojmë falje

Published

on

By

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH do të kandidojë me lista të veçanta që kështu të mund të matemi

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

Continue Reading

TOP Lajme