Connect with us

Lajme

Taravari: Kam dyshime në seriozitetin e këtyre që thirren opozitë

Published

on

Është koha e fundit që ASH të mendojë serizoisht vetë të garojë në zgjedhje sepse kam dyshime në seriozitetin e këtyre që sot thirren si opozitë e bashkuar. Kështu u është përgjigjur Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit kryetari i ASH-së, Arben Taravari, të cilët e kanë ftuar ASH-në ti bashkangjitet frontit opozitar.
“Ky bashkëpunim opozitar tashmë është bërë histori. Prej vitit 2016-të unë kam qenë përgjegjës prej ASH-së për të negociuar me BESËN, atëherë kur ishin gjasat shumë reale kur BDI-ja të shkon në opozitë. Ne thjeshtë mund të them se e kemi lutur BESËN për të bashkëpunuar, i kemi mbledhur partitë e tjera që ekzistonin dhe nuk u bë ai bashkëpunim. Sidoqoftë, erdhi viti 2020 dhe më kujtohet atëherë atmosfera që ku ne me Alternativën arritëm një marrëveshje dhe me BESËN duheshte që të bëheshte një koalicion tre palësh; dhe më kujtohet në një kafe kur në një tavolinë uleshin të BESËS, në një të Alternativës dhe unë isha i detyruar të lëviz prej një tavoline në një tavolinë sepse nuk mundesha t’i ulë bashkë”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Nëse në vitin 2020 do të ishim bashkuar, opozita sot do kishte 17 deputetë dhe BDI do ishte histori, shtoi më tej Taravari dhe theksoi se këto tre vitet e fundit katër herë ka pasur mundësi të votohet mos-besimi i qeverisë, por kjo nuk ka adodhur, pasi siç ai tha, po këto parti që sot janë në opozitë, kanë qenduar te dera e LDSM-së se kush më parë do zë vend në ekzekutiv.
“Të ishin bashkë të tre partitë politike, sot ajo opozitë e bashkuar do kishte me siguri 16-17 deputetë dhe BDI-ja sot do ishte histori. Fatkeqësisht nuk ndodhi. Më kujtohet Alternativa kur u ndajtë më 2021-shin prej nesh, arsyeja kryesore ishte se i kemi ndihmuar Bilall Kasamit në Tetovë dhe sot unë jam shumë i lumtur që ndryshimi ndodhi në Tetovë dhe që Afrim Gashi ulet me Bilall Kasamin; dhe këto dy vjet ka pasur me siguri tre-katër raste për ta votuar mosbesimin e Qeverisë dhe aktorë prej këtyre partive politike, disa rrinin para zyrave të LSDM-së, tjetri paraqiteshte që nëse nuk shkon ai, ky është i gatshëm dhe kemi kaluar lojra të ndryshme. Unë vazhdimisht e kam thënë dhe vazhdoj ta them se jemi të hapur për të biseduar, por jo me apele publike pasi këto janë çështje shumë serioze dhe duhet të bisedohet siç i ka hije dhe jo nëpërmjet tubimeve dhe foltoreve apo televizoreve ose takimeve të caktuara”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi në kafe me strukturat e ASH-Sela në Tetovë, punët e mira i bëjmë bashkë

Published

on

By

Kandidati i AKI -së, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga sgwfi i shtabit komunal Blerim Osmani sot pasdite ka takuar për kafe strukturat e ASH-Sela në Tetovë, deputetët Ilor Demirin dhe Ilire Dautin sidhe kryetaren e asamblesë Vjollcë Berisha së bashku me Norën, shkruan Top24

Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites!
Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë. 🙏

Continue Reading

Lajme

Nexhbedin Sadiku, kandidati i VLEN për Likovën, deri para tre muajsh krah për krah me Ali Ahmetin

Published

on

By

Nexhbedin Sadiku, kandidati aktual i koalicionit VLEN për Komunën e Likovës, vetëm tre muaj më parë ishte pjesë e aktiviteteve politike përkrah kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetarit aktual dhe kandidatit të kësaj komune, Erkan Arifi.

Në një fotografi të siguruar nga redaksia jonë, Sadiku shihet në praninë e Ahmetit dhe Arifit gjatë një sërë aktivitetesh në këtë komunë. Kjo periudhë përkon me kohën kur, sipas burimeve nga strukturat partiake, Sadiku shpresonte të ishte kandidat për kryetar komune në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Tani, ai garon për të njëjtin post nën flamurin e koalicionit VLEN, me një retorikë të qartë kundër BDI-së – një kthesë që ka ngjallur diskutime në opinionin publik për qëndrueshmërinë e pozicioneve politike të aktorëve në garën zgjedhore.

Kujtojmë se koalicioni VLEN, i përbërë nga disa parti shqiptare, pretendonte se është krijuar si një kundërpeshë ndaj dominimit shumëvjeçar të BDI-së në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, përçarjet e brendshme dhe lëvizjet e figurave politike te ky koalicion janë bërë një dukuri e shpeshtë, veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve lokale. Pastaj, kalimet politike si rasti i Sadikut, njohësit e problematikës thonë se janë shpesh reflektim i mungesës së marrëveshjeve të brendshme apo strategjive të reja elektorale të VLEN.

Vetë VLEN, nga ana tjetër, ka theksuar se qëllimi i saj është përfaqësimi i një politike të re dhe largimi nga, siç e quan ajo, “stabiliteti i rremë” i ofruar nga BDI, por rasti i fundit i Likovës dëshmon të kundërtën.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme