Opens in a new tab
E mërkurë, 25 nëntor 2026

Lajme

Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti, edhe sot e kësaj dite, mbetet simbol i drejtësisë selektive, me perceptimin se ndëshkohen vetëm qytetarët e zakonshëm, por jo edhe të fuqishmit.

Megjithatë, shprehja “në burg mbeti vetëm ai me qebapët”, e cila përdoret në folklorin politik në Maqedoni, nuk pasqyron të vërtetën. Kjo për shkak se Karamanovi, në fundjavën e parë të lirë që iu lejua në vitin e largët 2017, nuk u kthye më në burg.

“Personi për të cilin po pyesni është dënuar me gjashtë vjet e 11 muaj burg, sipas nenit 237, paragrafi 1 dhe nenit 236, paragrafi 1 të Kodit Penal. Për të është shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Idrizovës”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Sloboden Peçat”.

Nga burgu i Idrizovës për “Sloboden Peçat” thonë se ai ishte arratisur në vitin 2017 dhe se i kishin mbetur edhe disa vite për ta vuajtur dënimin me burg.

Historia e personit të dënuar me tre vjet burg për vjedhjen e qebapëve daton nga viti 2015, kur ai, atëherë 31-vjeçar, kishte hyrë me forcë në një restorant pranë stacionit të autobusëve në Veles dhe kishte vjedhur 150 qebapë, 20 qofte, disa litra alkool, birra dhe produkte të thata të mishit, në vlerë të përgjithshme prej rreth 6.000 denarësh. Gjykata e Velesit, në vitin 2015, i kishte shqiptuar dënim me tre vjet burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas informacioneve të fundit, Karamanovi po vuante dënimin në burgun e Idrizovës për grabitje dhe vjedhje të rëndë, për të cilat ishte dënuar me gjashtë vjet e një muaj burg. Kjo do të thotë se Karamanovi ishte dënuar edhe për vjedhje dhe grabitje të tjera, e jo vetëm për rastin e qebapëve.

Herën e fundit ai ishte futur në burg më 2 dhjetor 2014, ndërsa më 4 prill 2017 ishte liruar për të qëndruar në shtëpi dhe nuk ishte kthyer më. Sipas informacioneve nga burgu i Shutkës, Karamanovi kishte qenë në paraburgim për grabitje në vitet 2002 dhe 2014, ndërsa në vitin 2010 kishte qëndruar pesë muaj në burg për vjedhjen e një automjeti.

Edhe kur kishte grabitur restorantin pranë stacionit të autobusëve në Veles, prej nga kishte vjedhur qebapët, ai ndodhej duke vuajtur dënimin me burg për një vepër tjetër penale.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Gjykata e Velesit, ndaj tij ishin shqiptuar masa edhe kur ishte i mitur.

Edhe pse ky rast në opinion u paraqit si padrejtësi ndaj një qytetari, megjithatë vendimi gjyqësor nuk kishte të bënte vetëm me 150 qebapët. (Tv21)

Shpërndaje lajmin

Lajme ditore

Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri

Deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri, ka bërë të ditur se Qeveria ka refuzuar kërkesën për financimin e projektit të rrugës Prizren–Tetovë. Shaqiri thotë se ky projekt ka rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe strategjike për lidhjen e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si dhe për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe qarkullimin e qytetarëve. Ai e ka cilësuar…

Lajme

Skandali me Alta Bankën, LSDM do të dorëzojë interpelancë për guvernatorin Sllaveski

Pas paraqitjes së kallëzimeve penale, partia opozitare LSDM ka paralajmëruar edhe iniciativë për interpelancë ndaj guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, për skandalin me Alta Bankën, përkatësisht çështjeve të hapura lidhur me mënyrën se si kjo bankë hyri në tregun financiar të Maqedonisë. Kryetari i partisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës së sotme për media, tha…

Lajme

Digjitalizimi përmirësohet, pritjet para sporteleve mbeten!

Përmirësimi më i madh është shënuar te shërbimet në internet, ku rezultati është rritur nga 66 në 74 pikë. Infrastruktura e telekomunikacionit është përmirësuar nga 75 në 81 pikë, ndërsa kapitali njerëzor nga 70 në 79 pikë. Rritje është shënuar edhe në treguesin e pjesëmarrjes elektronike të qytetarëve, nga 57 në 65 pikë. Ky tregues…

Lajme

Inspektorët në aksion para “Black Friday”: në shënjestër zbritjet e rreme

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të intensifikojë kontrollet para “Black Friday”, për të zbuluar zbritjet e rreme, çmimet e manipuluara dhe reklamimin mashtrues. Kontrollet do të përqendrohen te tregtarët që paraqesin ulje të pavërteta të çmimeve, duke i mashtruar konsumatorët me oferta që nuk pasqyrojnë realisht përfitimet e pretenduara. Qytetarët që vërejnë parregullsi mund t’i…

Lajme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoninë e Veriut pi duhan, shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare!

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut është duhanpirës, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje, përqindja arrin në 54 për qind, përcjell TV21. Këto janë rezultatet e një hulumtimi të organizatës Analitika, të realizuar me 1.065 qytetarë, ku thuhet se duhanpirja dhe numri i cigareve të…

Lajme

LSDM kërkon seancë urgjente parlamentare për rastet e femicidit dhe dhunës në familje

LSDM ka dorëzuar iniciativë për mbajtjen e një seance urgjente parlamentare për mbrojtjen e grave dhe kërkimin e përgjegjësisë nga institucionet, deklaroi deputetja Jovana Trençevska. Sipas saj, në Maqedoninë e Veriut gratë nuk vuajnë më vetëm nga dora e dhunuesve, por edhe nga heshtja institucionale dhe mosndëshkueshmëria. përcjell Zhurnal.mk . “Jemi dëshmitarë të shumë rasteve…

Lajme

Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Mos i kufizoni të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore profesionale. Ahmeti kërkon që Ministria e Drejtësisë të mundësojë dhënien e këtyre provimeve edhe në gjuhën shqipe, duke…

Lajme

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se ky është kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. “Ju lutem, përmbusheni obligimin tuaj dhe zbatoni ndryshimet kushtetuese. Jam e bindur se më pas mund të vazhdojmë përpara, në interesin…

Lajme

Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Por, përtej numrit të bursave të ndara, vëmendje tërheq përfaqësimi i ulët i nxënësve shqiptarë në listat e fituesve. Sipas të dhënave të përpunuara nga KOHA, nga gjithsej 828 bursa…

Lajme

Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të ulët të nxënësve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si po menaxhohet arsimi dhe mundësitë e barabarta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, nga…

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve të javës së kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale do të fillojnë të zbatohen nga nesër, 24 nëntor. Sipas vendimit…

Lajme

Limani: N’punë, edhe në orët e vona!

Kreu i Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar fotografi nga punimet që po zhvillohen në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani ka ndarë pamje nga terreni, duke theksuar angazhimin në punë edhe në orët e vona të mbrëmjes. “N’punë, edhe në orët e vona!”, ka shkruar Limani. / Zyrtare.net

Lajme

Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare”, i organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit, i cili për herë të parë erdhi nën organizimin e dy shkollave të mesme të qytetit, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.…

Lajme

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028, dhe mandati im si Kryeministër përfundon për pak më shumë se një vit. Qëllimi i fushatës së OBRM-PDUKM-së është të dëgjojë nga qytetarët se çfarë mungon dhe të përmirësohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse fushata…

Lajme

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për trajtim selektiv të qytetarëve që kanë punuar në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, duke pretenduar se mbi 90 për qind e të prekurve janë shqiptarë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë…

Lajme

Sulejman Rushiti dhe PDSH-ja e Arbën Xhaferit, historia e institucionalizimit të 22 Nëntorit

Në vitin 2007, 22 Nëntori u bë festë zyrtare dhe ditë jopune për shqiptarët në Maqedoni. Nisma në Qeveri u prezantua nga ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti, në kohën kur PDSH-ja e Arbën Xhaferit ishte pjesë e pushtetit. Në prag të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, rikthehet në vëmendje një moment i rëndësishëm i historisë…