Lajme
Digjitalizimi përmirësohet, pritjet para sporteleve mbeten!

Përmirësimi më i madh është shënuar te shërbimet në internet, ku rezultati është rritur nga 66 në 74 pikë. Infrastruktura e telekomunikacionit është përmirësuar nga 75 në 81 pikë, ndërsa kapitali njerëzor nga 70 në 79 pikë. Rritje është shënuar edhe në treguesin e pjesëmarrjes elektronike të qytetarëve, nga 57 në 65 pikë. Ky tregues vlerëson mundësitë që qytetarët të informohen, të japin mendime dhe të përfshihen në proceset e vendimmarrjes përmes mjeteve elektronike.
Për qytetarët, digjitalizimi i administratës matet më pak me platformat e krijuara dhe më shumë me kohën që u duhet për të marrë një dokument apo për të përfunduar një procedurë. Edhe pse Maqedonia e Veriut është ngjitur për 16 vende në renditjen e OKB-së për zhvillimin e qeverisjes elektronike, kalimi i shërbimeve në internet ende nuk i ka eliminuar plotësisht vizitat në institucionet publike. Në Indeksin për Zhvillimin e Qeverisjes Elektronike për vitin 2026, vendi renditet i 68-ti mes 193 shteteve, duke hyrë për herë të parë në grupin me nivel shumë të lartë të zhvillimit të qeverisjes elektronike. Në renditjen e mëparshme, të vitit 2024, Maqedonia e Veriut ishte në vendin e 84-t. Rezultati i ri pasqyron përmirësime në të tria shtyllat që vlerëson indeksi: shërbimet në internet, infrastrukturën e telekomunikacionit dhe kapitalin njerëzor.
Përmirësimi më i madh është shënuar te shërbimet në internet, ku rezultati është rritur nga 66 në 74 pikë. Infrastruktura e telekomunikacionit është përmirësuar nga 75 në 81 pikë, ndërsa kapitali njerëzor nga 70 në 79 pikë. Rritje është shënuar edhe në treguesin e pjesëmarrjes elektronike të qytetarëve, nga 57 në 65 pikë. Ky tregues vlerëson mundësitë që qytetarët të informohen, të japin mendime dhe të përfshihen në proceset e vendimmarrjes përmes mjeteve elektronike.
Megjithatë, rezultatet më të mira në renditje nuk nënkuptojnë se të gjitha procedurat administrative mund të përfundohen pa prani fizike në institucione. Një pjesë e shërbimeve ofrojnë vetëm informacione, ndërsa të tjera mundësojnë kryerjen e disa hapave në mënyrë elektronike, por jo përfundimin e të gjithë procesit. Kjo pasqyrohet edhe në të dhënat për platformën kombëtare uslugi.gov.mk, ku, sipas ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, janë të disponueshme 350 shërbime. Megjithatë, numri i shërbimeve të publikuara në platformë nuk nënkupton se të gjitha procedurat mund të kryhen nga fillimi deri në fund online. Në rastet kur shërbimi është vetëm informues apo mundëson përfundimin e një pjese të procedurës, qytetarët vazhdojnë të kenë nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet dhe paraqitje fizike për hapat e mbetur.
Andonovski ka paralajmëruar zgjerimin e mëtejshëm të ofertës së shërbimeve elektronike, përmes përfshirjes së rreth dhjetë shërbimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe rreth 30 nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Këto shërbime synohet të përfshihen në procesin e digjitalizimit në periudhën e ardhshme, ndërsa ministri ka paralajmëruar edhe mundësinë që qytetarët të propozojnë përmes platformës se cilat shërbime dëshirojnë të digjitalizohen. Kjo tregon se zgjerimi i ofertës elektronike mbetet proces në vazhdim, ndërsa sfida nuk lidhet vetëm me shtimin e shërbimeve në platformë, por edhe me mundësinë që ato të përdoren dhe të përfundojnë pa procedura shtesë.
Ndërkaq, dallimi mes pranisë së një shërbimi në internet dhe mundësisë për ta përfunduar plotësisht në mënyrë elektronike evidentohet edhe në raportin global të OKB-së. Sipas raportit për vitin 2026, nga 72 shërbimet publike të analizuara në nivel botëror, 77.5 për qind janë digjitalizuar të paktën pjesërisht, por vetëm 27.4 për qind mund të përfundohen tërësisht online. Këto përqindje pasqyrojnë gjendjen globale dhe nuk përfaqësojnë matje të veçantë për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ato tregojnë se publikimi i një formulari apo informacioni në internet është vetëm një pjesë e procesit, ndërsa digjitalizimi i plotë nënkupton që qytetari të mund ta përfundojë të gjithë procedurën pa dokumente dhe vizita shtesë në institucione.
Përveç mundësisë për të kryer procedurat online, një tjetër element i rëndësishëm mbetet edhe aftësia e qytetarëve për t’i përdorur këto shërbime. Në raportin e tij, OKB-ja vë në pah se dallimet në infrastrukturë, njohuritë digjitale dhe kapacitetet institucionale vazhdojnë të ndikojnë në përfitimet nga transformimi digjital. Kjo nënkupton se zgjerimi i platformave elektronike nuk lidhet vetëm me ofrimin e shërbimeve, por edhe me mundësinë që ato të jenë të qasshme dhe të përdorshme për kategori të ndryshme të popullsisë.
Ndryshe, për Maqedoninë e Veriut, ngjitja për 16 vende në indeks përfaqëson përparim në vlerësimin ndërkombëtar, por jo domosdoshmërisht edhe përfundimin e transformimit të administratës. Përderisa një pjesë e procedurave ende kërkojnë dokumente shtesë, paraqitje fizike dhe komunikim me institucionet, qytetarët vazhdojnë të varen nga sportelet për shërbime që synohet të ofrohen në mënyrë elektronike. Kështu, përparimi në renditjen ndërkombëtare mbetet për t’u matur edhe me atë se sa kohë dhe sa vizita në institucione do të mund t’u kursehen qytetarëve. (koha.mk)
Dje
Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”
Dje
Skandali me Alta Bankën, LSDM do të dorëzojë interpelancë për guvernatorin Sllaveski
Dje
Inspektorët në aksion para “Black Friday”: në shënjestër zbritjet e rreme
Dje
Çdo i dyti i rritur në Maqedoninë e Veriut pi duhan, shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat

Lajme ditore
Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri

Lajme
Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Lajme
Skandali me Alta Bankën, LSDM do të dorëzojë interpelancë për guvernatorin Sllaveski

Lajme
Inspektorët në aksion para “Black Friday”: në shënjestër zbritjet e rreme

Lajme
Çdo i dyti i rritur në Maqedoninë e Veriut pi duhan, shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare!

Lajme
LSDM kërkon seancë urgjente parlamentare për rastet e femicidit dhe dhunës në familje

Lajme
Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Mos i kufizoni të drejtat gjuhësore të shqiptarëve








