Opens in a new tab

Lajme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoninë e Veriut pi duhan, shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare!

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut është duhanpirës, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje, përqindja arrin në 54 për qind, përcjell TV21. Këto janë rezultatet e një hulumtimi të organizatës Analitika, të realizuar me 1.065 qytetarë, ku thuhet se duhanpirja dhe numri i cigareve të konsumuara çdo ditë janë rritur krahasuar me vitin 2020.

Sipas hulumtimit, më shumë se një e katërta e duhanpirësve konsumojnë mbi 20 cigare në ditë, ndërsa rreth 40 për qind pinë nga 10 deri në 20 cigare. Mesatarisht, një duhanpirës shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend, Akim Ali, paralajmëroi se duhanpirja shkakton sëmundje të rënda, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ato të frymëmarrjes. Ai theksoi se dëmet ekonomike nga duhanpirja janë shumë më të mëdha se të ardhurat që shteti siguron nga taksat për produktet e duhanit.

Sipas tij, shteti duhet të rrisë akcizat dhe çmimet e cigareve, të mbrojë qytetarët nga tymi dhe të sigurojë ndihmë profesionale për ata që duan ta lënë duhanin.

Ndërkohë, hulumtimi tregon se vetëm 10 për qind e duhanpirësve janë përpjekur ta ndërpresin këtë shprehi. Si arsyet kryesore për ta lënë duhanin, 47 për qind kanë përmendur çmimin e cigareve, ndërsa 36 për qind këshillën e mjekut.

Ekonomisti Borçe Trenovski theksoi se duhanpirja është edhe barrë e madhe për familjet. Sipas tij, kostot vjetore të drejtpërdrejta dhe indirekte nga duhanpirja arrijnë në rreth 600 milionë euro, ndërsa rritja e akcizave mund t’i sjellë buxhetit të shtetit edhe 100 deri në 110 milionë euro shtesë në vit.

Ai vlerësoi se rritja e çmimeve të cigareve mund të ulë numrin e duhanpirësve dhe të parandalojë që mijëra të rinj të fillojnë konsumimin e duhanit.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Inspektorët në aksion para “Black Friday”: në shënjestër zbritjet e rreme

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të intensifikojë kontrollet para “Black Friday”, për të zbuluar zbritjet e rreme, çmimet e manipuluara dhe reklamimin mashtrues. Kontrollet do të përqendrohen te tregtarët që paraqesin ulje të pavërteta të çmimeve, duke i mashtruar konsumatorët me oferta që nuk pasqyrojnë realisht përfitimet e pretenduara. Qytetarët që vërejnë parregullsi mund t’i…

Lajme

LSDM kërkon seancë urgjente parlamentare për rastet e femicidit dhe dhunës në familje

LSDM ka dorëzuar iniciativë për mbajtjen e një seance urgjente parlamentare për mbrojtjen e grave dhe kërkimin e përgjegjësisë nga institucionet, deklaroi deputetja Jovana Trençevska. Sipas saj, në Maqedoninë e Veriut gratë nuk vuajnë më vetëm nga dora e dhunuesve, por edhe nga heshtja institucionale dhe mosndëshkueshmëria. përcjell Zhurnal.mk . “Jemi dëshmitarë të shumë rasteve…

Lajme

Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Mos i kufizoni të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore profesionale. Ahmeti kërkon që Ministria e Drejtësisë të mundësojë dhënien e këtyre provimeve edhe në gjuhën shqipe, duke…

Lajme

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se ky është kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. “Ju lutem, përmbusheni obligimin tuaj dhe zbatoni ndryshimet kushtetuese. Jam e bindur se më pas mund të vazhdojmë përpara, në interesin…

Lajme

Mickoski: Do të miratohet ligj special për banesa më të lira prej 20% për çiftet e reja

“Kuvendi do të miratojë një ligj të veçantë për banesa 20 për qind më të lira për çiftet e reja të martuara dhe nuk do të ketë subvencione për kompanitë e ndërtimit, sepse ato po fitonin mjaftueshëm fitim me 3,000 euro për metër katror”, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. “Do të miratojmë një ligj në Kuvend…

Lajme

Mot me diell dhe i ftohtë, nga e mërkura priten reshje shiu dhe bore

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 2, ndërsa ajo maksimale do të jetë…

Lajme

Taravari: ASh-ja e bëri LEN-in VLEN, BDI-në e çoi në opozitë, ndërsa sot ndryshimi është shndërruar në zhgënjim

Arben Taravari në Click Plus ka dërguar kritika deri te VLEN-i, pasi siç tha, nga një premtim për ndryshim, kaloi në zhgënjim. Sipas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ishte ASh-ja ajo që LEN-in e bëri VLEN dhe erdhi me idenë që BDI-në ta dërgojë në opozitë, por shtoi se VLEN më pas u “shndërrua në…

Lajme

Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Click Plus ka folur për manifestimin e shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip në Manastir të Maqedonisë. Ai ka komentuar praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në manifestimin qendror që u mbajt gjatë ditës në Manastir, dhe atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti…

Lajme

Inspektorët në aksion para “Black Friday”: në shënjestër zbritjet e rreme

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të intensifikojë kontrollet para “Black Friday”, për të zbuluar zbritjet e rreme, çmimet e manipuluara dhe reklamimin mashtrues. Kontrollet do të përqendrohen te tregtarët që paraqesin ulje të pavërteta të çmimeve, duke i mashtruar konsumatorët me oferta që nuk pasqyrojnë realisht përfitimet e pretenduara. Qytetarët që vërejnë parregullsi mund t’i…

Lajme

Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Por, përtej numrit të bursave të ndara, vëmendje tërheq përfaqësimi i ulët i nxënësve shqiptarë në listat e fituesve. Sipas të dhënave të përpunuara nga KOHA, nga gjithsej 828 bursa…

Lajme

Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të ulët të nxënësve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si po menaxhohet arsimi dhe mundësitë e barabarta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, nga…

Gosip

Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë

Regjisori dhe dramaturgu shqiptar nga Gostivari Sulejman Rushiti do të jetë ligjërues i ftuar në Universitetin e Harvardit, në kuadër të programit _Harvard Albanian Studies_, ku do të prezantojë ligjëratën me temë “The Canvas of Communication”. Ligjërata do të mbahet më 30 nëntor 2026, në orën 18:00 (EST), në sallën Boylston Hall 103, në Harvard…

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve të javës së kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale do të fillojnë të zbatohen nga nesër, 24 nëntor. Sipas vendimit…

Lajme

Limani: N’punë, edhe në orët e vona!

Kreu i Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar fotografi nga punimet që po zhvillohen në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani ka ndarë pamje nga terreni, duke theksuar angazhimin në punë edhe në orët e vona të mbrëmjes. “N’punë, edhe në orët e vona!”, ka shkruar Limani. / Zyrtare.net

Lajme

Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare”, i organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit, i cili për herë të parë erdhi nën organizimin e dy shkollave të mesme të qytetit, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.…

Lajme

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për trajtim selektiv të qytetarëve që kanë punuar në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, duke pretenduar se mbi 90 për qind e të prekurve janë shqiptarë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë…