Connect with us

Lajme

Taravari për Bota Sot: Kurti burrë i rrallë që iu tregoi “të fortëve” se Kosova është shtet: Pritet finale e mirë në dialog

Published

on

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se asociacioni serb ka dëshmuar që është një organizim problematik dhe një asociacion tjetër i bazuar në model të Bosnjës është problem.

Në një intervistë për gazetën ““Bota sot””, Taravari shprehet se sa herë takohen Kurti dhe Vuçiqi në dialog, ai sheh një kryeministër (duke aluduar në Kurtin) dhe një burrë që ka probleme me veten (duke aluduar me Vuçiqin.

Ai uron që Kurti të ketë më shumë durim në dialog, gjersa shton se diplomacia ndërkombëtare do ta kuptojë së shpejti se “jo të gjithë qaramanët zbuten duke i dhënë lodra, e mbi të gjitha Kosova nuk është lodër, është shtet”.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe pranimin e kryeministrit Kurti për zgjedhje të reja, Taravari pohon se ai i ka treguar shteteve të forta në botë, sikur që janë ato amerikane, se Kosova ka dinjitet dhe është shtet, por sipas tij diplomacia botërore po kërkon dëshpërimisht t’i jap fund tensionit në Ballkan.

Taravari ka folur edhe rreth “përkëdheljes” së BE-së dhe ShBA-së ndaj Serbisë si dhe “tentimet” e tyre që ta largojnë atë nga ndikimi rus dhe kinez, gjithashtu edhe për dhunën në kuvendin e Kosovës ditë më parë.

Në intervistë, kryetari i ASH-së ka folur: Edhe rreth bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe sektorin që ka nevojë më tepër të bashkëpunojë.

“Bota sot”: Z. Taravari a i keni përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë e veri të saj. Fillimisht zgjedhje, bojkotim, pranim i tyre, protesta të dhunshme për kryetarët e rinj dhe në fund pranimi i kryeministrit Kurti për zgjedhje të reja pas gjithë presionit ndërkombëtar. A mund të na jepni një koment rreth këtyre?

Arben Taravari: Politikë…kjo është përgjigjja e parë, por termi politikë është bërë aq i ndryshëm sa duhet ta specifikoj më detajisht. Kryeministri Kurti si rrallë ndonjë burrë shteti shqiptar i kohërave moderne, i tregoi botës dhe shteteve më të forta në botë sikur që janë ato amerikane, se kemi dinjitetin tonë dhe se Kosova është shtet. Presioni i z. Kurti ndaj ndërkombëtarëve ishte i papritur, i pa llogaritur për ta, dhe pavarësisht se kam objeksionet e mia, në total mendoj se ishte një strategji e shkëlqyer për t’i thënë botës se Kosova duhet trajtuar si një shtet i pavarur dhe i barabartë me cilindo shtet tjetër.

Nga ana tjetër pozita ku ndodhet diplomacia perëndimore, është një nga më të vështirat e hasura pas Luftës së fundit botërore.

Situata në Ukrainë, e ka kushtëzuar shumë sjelljen e fuqive më të mëdha. Ballkani ndërkohë është i njohur në histori si një nga vatrat ku ka nisur Lufta e Parë botërore, dhe ndaj Amerikës dhe Perëndimit nuk i intereson vetëm një Ballkan i Qetë…por nuk duhet ngatërruar koncepti i një Ballkani të Qetë me një Kosovë të Bindur.

Prandaj mendoj se të dyja palët diku shtrënguan, diku liruan, dhe gjendja duket se po shkon drejt një të mire të përgjithshme, që është edhe kuptimi im dhe esencial për politikën.

“Bota sot”: Për situatën në veri ndërkombëtarët “drejtuan gisht” kah Kosova si përgjegjëse për tensionim, madje edhe u sanksionua, në anën tjetër Serbia u amnistua dhe kjo gjë sipas analistëve i jep “forcë” bandave në veri, pse kjo qasje e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës?

Arben Taravari: Këtë përgjigje do ta lidh pak me profesionin tim të mjekut. Duke qenë neurolog natyrisht që jam njohës i natyrës njerëzore. Ne kemi një tendencë që gjithnjë t’i kushtojmë vëmendje atij personi i cili krijon situata dramatike.

Dramat e Serbisë në Ballkan për fat të keq kanë shkruar tragjeditë e kohërave moderne. Nga pretendimet e tyre territoriale tokat e Ballkanit kanë kujtime të freskëta lufte. Ndaj Evropa dhe Amerika kërkon që të “zbus” Serbinë duke e trajtuar sjelljen e saj si legjitime dhe të kuptueshme…duket nga larg si një naivitet diplomatik, por le të mos heqim dorë nga besimi në shtetet mike tonat, të cilat mendoj se deri tani nuk e kanë trajtuar mirë këtë çështje, por kjo nuk domethënë që nuk do të kenë një Zgjidhje Finale të mirë…

“Bota sot”: Qasje kritikuese ndaj BE-së e ShBA-së, kanë një pjesë e deputetëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, a largohet Serbia nga ndikimi rus dhe kinez përmes “përkëdheljes” apo si duhet sjellë ndaj saj?

Arben Taravari: Pikë së pari duhet të kuptojmë për hir të korrektësisë se populli serb dhe politika drejtuese serbe janë dy gjëra të ndryshme. Mendoj se populli serb ka afinitet të kuptueshëm me sllavët e tokës së Tolstoit, kurse Aleksandër Vuçiç ka interes të kuptueshëm ndaj Vladimir Putinit. Sa i përket Kinës nuk mendoj se serbët kanë ndonjë afeksion me gjithë respektin për orizaret kineze, por sërish Vladimir Putin ka interes të kuptueshëm ndaj Xi Jinpingut. Pra, diplomacia evropiane dhe amerikane besoj se e kanë të qartë se Vuçiq shkëputet menjëherë nga “pasionet” aktuale politike, nëse interesi i tij njeh më shumë përfitime në një ofertë tjetër. Populli serb ka një lidhje sentimentale me paraardhësit e tyre të Karpateve. Por ky popull është shumë më i mençur se qeveria e tij. Ai as nuk kërkon çudira territoriale dhe as përkrah dhunën e terrorin e Putinit apo më keq të kërcënojë për luftë në mes të paqes. Një baba serb dëshiron më të mirën për djalin e tij, dhe nuk mendoj se vizioni i tij është ta shoh ushtar në front. Kurse krejt ndryshe është vizioni i Vuçiq për fëmijët serbë. Ai ata i ka vetëm mjete për të dalë nga bataku i thellë ku gjendet, kurse nga personaliteti i tij me shqetësime të natyrës klinike (flas me përgjegjësinë që ma jep profesioni im i neurologut), Vuçië e ka të vështirë shumë të shërohet. Ndaj është koha presidentit serb dhe gjithë enturazhit i tij, duhen parë të shkëputur nga populli serb i cili është viktimë e një politike të trishtë Dua të kujtoj thënien e mençur shumë të Presidentit amerikan Tomas Xhefersonit që thotë se një patriot i vërtetë duhet ta mbrojë vendin e tij nga Qeveria e ky është rasti tipik i serbëve dhe qeverisë së tyre.

“Bota sot”: Tensionet në veri kanë bërë që dialogu të ketë ngecje dhe pavarësisht “përpjekjeve” për një takim Kurti- Vuçiq, një gjë e tillë nuk është bërë, çka duhet të presim nga ky dialog?

Arben Taravari: Sa herë Kurti takohet me Vuçiçin unë shoh përpara meje një kryeministër dhe një burrë që ka probleme me veten. Kurti ulet për të fol për shtetin, Vuçiq ulet për të fol për gjendjen e tij psiko-emocionale. Kurti flet për Kosovën, Vuçiq flet për grupin e tij të ngushtë. Kurti përfaqëson Kosovën, Vuçiq përfaqëson një shoqatë fanatike e të rrezikshme veteranësh nga koha e Millosheviçit, që për bela të Serbisë dhe gjithë botës kanë ende poste. Ndaj çfarë të presësh nga takime të tilla?! Kemi një njeri i cili ka qenë pjesë e luftës pushtuese në Kosovë në kohë të Millosheviçit, që ka qenë pjesë aktive e atij grupi që ka vrarë e prerë në Kosovë, që i thotë kryeministrit të atij vendi “dua që të ndërtoj një shtëpi aty, premtoj që “tokën” nuk ta marr…pra takimet janë të ç’ekulibruara. Unë uroj që z.Kurti të ketë sa më shumë durim sepse si neurolog e di se sa e vështirë është të merresh ndonjëherë me pacientë të vështirë. Jam konfident që diplomacia ndërkombëtare në mos e ka kuptuar do ta kuptoj së shpejti se jo të gjithë qaramanët zbuten duke i dhënë lodra, e mbi të gjitha Kosova nuk është lodër, është shtet.

“Bota sot”: Pak muaj para tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Ohër për marrëveshjen e normalizim të marrëdhënieve, cili është kuptimi i kësaj marrëveshjeje kur nuk zbatohet?

Arben Taravari: Shikoni, mendoj se fola qartë se Aleksandër Vuçiq ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike ndaj nuk mendoj se marrëveshjet e arritura me të kanë ndonjë peshë specifike. Më duket se diplomacia botërore po kërkon dëshpërimisht që t’i japi fund tensionit në Ballkan, kurse Kurti ka fatin e dëshpëruar që të jetë shteti i tij toka e zgjedhur për kurban nga Vuçiq. Qëndrimi i z.Kurti është një faqe e ndritur e qëndrimit të një burri shteti përballë një njeriu i cili ka probleme të dëshmuara në historinë e tij si është presidenti serb.

lg.php.gif

”Bota sot”: Asociacioni, një marrëveshje e nënshkruar nga qeveritë e kaluara po kërkohet me ngulm për ratifikim, edhe pse ajo bie ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe sipas ekspertëve “bosnjëzon” Kosovën. Cila do të ishte zgjidhje për këtë marrëveshje dhe serbët në veri të Kosovë?

Arben Taravari: Asociacioni serb ka dëshmuar që është një organizim problematik. Pretendimet e asociacioni serb në Bosnjë janë ngacmuese dhe vazhdojnë të mbajnë të minuar qetësinë e brishtë në atë vend. Ndaj një asociacioni tjetër i bazuar në atë model sigurisht që është problem, por problemet janë bërë për t’u zgjidhur. Unë kam një shpresë të madhe tek zgjidhjet që vijnë nga popujt. Besoj fort se populli i Serbisë dhe serbët që kanë zgjedhur të rrojnë në veri të Kosovës, do te dinë të orientojnë aty ku duhet Vuçiçin dhe linjën e tij pseudo-patriotike. Marrëveshja më e mirë do të jetë ajo që ende nuk ka ardhur sepse ende, dhe do të ndodhë shpresoj natyralisht dhe pa komplikime të natyrës ultra-nacionaliste dhe absurde si është sjellja e palës serbe.

”Bota sot”: Z. Taravari javën e kaluar Kuvendi i Kosovës u përballë me dhunë mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së, sa keni pasur mundësi t’i përcillni dhe kujt i shkojnë në favor skena të tilla?

lg.php.gif

Arben Taravari: Fatkeqësisht i ndoqa ato pamje që të duken si ndonjë film i ndonjë regjisori serb i cili kërkon t’i tregojë Eskobarit dhe Lajçakut se vetë politika e Kosovës po rrihet e vritet për të drejtat e serbëve që kanë zgjedh Kosovën me jetu. Nuk dua të futem në nivelin se kush kishte të drejtë pasi ai reagim ishte aq qartësisht gabim dhe sarkastik sa çdo koment përtej saj është i tepërt. Nuk është vetëm kuvendi i Kosovës që ka përshkallëzime të kësaj natyre, por sido që të jenë dhe kudo që të jenë dhuna nuk është opsion. Kurse subjekti i pyetjes tuaj se “kujt i shkojnë në favor skena të tilla”, mendoj se është retorike. Për një fatlum aspak shkencor por kokëfortë shqiptarët reagojnë kundër vetes së tyre në momentet më decizive për ta.

“Bota sot”: Të ndalemi pak të situatën politike në Maqedoni. Javë më parë ShBA ka shpallë “non grata”, kryetarin e komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut, Ramiz Merkon, ndërsa ambasadorja e ShBA-së në Shkup paralajmëron se “lista e zezë”, mund të zgjerohet, qëndrimi juaj rreth kësaj çështjeje?

Arben Taravari: Unë kam një afeksion personal për demokracinë dhe sidomos për themelet e ndërtimit politik të Amerikës. Në këtë sens jam veçanërisht i kënaqur që një superfuqi vulosi mendimin tonë si parti për Ramiz Merkon.

lg.php.gif

Ky individ është një nga shembujt më seriozë të krimit dhe korrupsionit aktiv, dhe shpallja e tij non grata është po njësoj përgjigja e zero tolerancë për këtë kontingjent njerëzish të cilët grabisin me kostum dhe kollare.

Ishte shumë mirë kjo që ndodhi, sepse Amerika tregon që është rreshtuar në krahun tonë për të luftuar dhe larguar të keqen nga ky vend. SHBA-të janë një nga shpresat e vetme që ngushëllon të rinjtë e vendit tonë të cilët realizimin e tyre e shohin aty, por tani ka ndodhur pikërisht Një Mrekulli Amerikane sepse ata po ngjallin shpresën se ky vend mund të çlirohet nga e keqja. Mesazhi që ka marrë shteti është i qartë, Merko do gjykuar dhe dënuar, dhe se do të ketë disa Merko të tjerë të cilët me punën e tyre e bëjnë të zezë listën amerikane. Jam i sigurt se shteti ynë do të çojë para drejtësisë atë që tashmë e ka dënuar drejtësia amerikane!

“Bota sot”: Si e vlerësoni bashkëpunimin Kosovë- Maqedoni e Veriut, në cilën sektor ka nevojë për më shumë bashkëpunim?

lg.php.gif

Arben Taravari: Bashkëpunimi midis dy vendeve është natyral sepse jemi vende fqinje, por kemi edhe një thirrje të veçantë sepse Kosova është shtet shqiptar dhe Maqedonia ka shqiptarët si shtet-formues. Ka shumë për t’u bërë në çdo sektor por veçanërisht në unifikim e traditave dhe dokeve tona të njëjta të cilat vetëm se i japin më tepër qytetërim dhe histori gadishullit tonë.

Faleminderit!

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

Published

on

By

Historia prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje të madhe në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruajnë mediat e huaja.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

Continue Reading

Lajme

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Published

on

By

Kumtesë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej, ndërsa diskriminimi në mënyrë sistematike realizohej nëpërmjet instrumentalizimit të institucioneve.

Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues për uljen e numrit të këshilltarëve. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, tre muaj më parë tentuan ta ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale, por Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke patur në dispozicion shumicën e Badinterit. Sot, megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, ata përsëri shkelën çdo normë juridike dhe demokratike.

Me këtë vendim, komunat shqiptare dëmtohen drejtpërdrejt, vetëm në Gostivar numri i këshilltarëve ulet nga 31 në 23; ndërsa në Strugë, Kërçovë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Tearcë ulen nga 4 këshilltarë për secilën komunë. Për më tepër, diaspora përjashtohet nga përllogaritja zyrtare, duke e dëmtuar edhe më shumë përfaqësimin dhe zhvillimin ekonomik të komunave tona.

Edhe më shqetësues është bashkëpunimi i VLEN-it, që edhe një herë dëshmon se nuk përfaqëson shqiptarët, por mbulon padrejtësitë ndaj tyre. Sot, VMRO, LSDM dhe VLEN edhe një herë treguan qartë se janë në një front kundër interesave shqiptare.

Sigurisht se anëtares së KSHZ-së, Ditmire Shehut, nuk i mbetet asgjë tjetër, përpos që ta vazhdoj betejën e saj ligjore para Gjykatës Administrative, siç edhe vetë paralajmëroi.
Sidoqoftë, ky proces nuk do të kalojë pa përgjigje. Shqiptarët kanë forcën dhe vetëdijen që t’u japin dënimin e merituar këtyre politikave diskriminuese. As mbivotimi, as shantazhet, as manipulimet nuk do ta mjegullojnë dot vullnetin e popullit në referendumin e tetorit.

Continue Reading

TOP Lajme