Gosip
Mickoski paralajmëron krizë energjetike, Filipçe ngre alarmin për shtrenjtimin e jetesës

Paralajmërimet për një dimër të vështirë energjetik po shtohen. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se zhvillimet globale mund ta çojnë njerëzimin drejt një lufte të tretë botërore. Sipas tij, ndikimi më i madh pritet në Evropë, veçanërisht te energjia elektrike dhe karburantet. Si tregues të kësaj situate, Mickoski përmend edhe çmimin e gazit në bursat ndërkombëtare.
“Ne po përballemi me krizën më të madhe energjetike në histori, që njerëzimi mban mend. Në të njëjtën kohë, kam ndjesinë sikur bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore, në heshtje. Pritet një dimër jashtëzakonisht i vështirë, veçanërisht për Evropën, kur bëhet fjalë për energjinë. Këtu e kam fjalën fillimisht për energjinë elektrike, pastaj për karburantet dizel dhe benzinën pa plumb. Flas për çmime të larta, sepse nëse sot i shikoni bursat, do të vini re se gazi është trefish më i shtrenjtë krahasuar me çmimin që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzon pushtetin se, pavarësisht premtimeve të mëparshme për mosrritje të çmimit të energjisë elektrike, tashmë po paralajmërohen shtrenjtimet e para. Filipçe pretendon se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet nga 2 deri në 3 për qind, ndërsa ngrohja qendrore nga 6 deri në 8 për qind shtesë. Sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në rritjen e kostos së produkteve dhe shërbimeve.
“Megjithëse ai vetë, që në shtator, premtoi dhe la të kuptohej se çmimet e energjisë elektrike nuk do të rriteshin, Kryetari i Komisionit Rregullator Aco Ristov, anëtar i grupit kriminal të VMRO-së, bashkëshortja e të cilit shërben në Këshillin Gjyqësor fakt ky i përmendur edhe në raportin më të fundit evropian lidhur me politizimin e gjyqësorit, ndër çështje të tjera ka njoftuar një rritje të çmimeve të energjisë elektrike prej 2% deri në 3%, si dhe një rritje shtesë prej 6% deri në 8% për ngrohjen qendrore, e cila ishte rritur tashmë me 5%. Kjo rritje shtesë prej 2 deri në 3% e çmimeve të energjisë elektrike do të çojë në një shtrenjtim të mëtejshëm të kostos së pothuajse të gjitha produkteve në vend”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Të dhënat e vitit 2026 tregojnë se prodhimi vendor nuk e mbulon gjithmonë konsumin e energjisë elektrike. Në janar, prodhimi vendas mbuloi vetëm 77,1 për qind të konsumit, ndërsa në gusht kjo pjesëmarrje arriti në 97,2 për qind. Kjo tregon se nevoja për import mbetet e pranishme dhe se zhvillimet në tregjet ndërkombëtare mund të kenë ndikim edhe në furnizimin dhe çmimet në vend./Alsat.mk.
18:54
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
16:32
Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
16:26
Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme për shlyerjen e borxheve
16:23
Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
02
Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?
03
Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë
04
Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi?
05
Rezelinda Dauti – përvojë e re akademike dhe klinike në Universitetin e Ankarasë

Lajme
Kriva Pallanka në duart e lopëve: 1.000 bagëti në mes të qytetit shëtisin të lira, qytetarët në protestë!

Lajme
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Lajme
Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

Lajme
Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme për shlyerjen e borxheve

Lajme
Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro

Lajme
Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Lajme
Ali Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha – maqedonasve dhe shqiptarëve








